Njohuri të përgjithshme

redakto

Siç nuk ka rregulla për bukurshkrimin e një gjuhe të folur edhe për "si bukurshkrimin" në gjuhet e shenjave nuk ka rregulla të përkufizuara. Por me gjithë atë edhe këto gjuhë janë krijesa të njeriut, d.m.th marrëveshje dhe si të tilla kanë disa rregulla se si duhet të duket një dokument në HTML. Për këtë është e udhës të përvetësohen standardet që këshilli W3 i nxjerr. Në ndërkohë edhe ky këshillë po si zhvilluesit shqiptarë e kanë kuptuar që e ardhmja e gjuhës nuk varet vetëm nga gramatika apo si thonë ata specifikacionet por edhe nga përhapja ndër përdoruesit normal prej mishit e gjakut që nuk kanë studime të kryera në informatikë. Por si do që të jetë, nëse i përkushtoheni krijimit të amzave në internet është e udhës të i kushtoni kohë gjuhës angleze ashtu që herë pas here të ndiqni rrjedhat që i paraqet këshilli W3 nën adresën : http://www.w3.org/ . Në gjuhën shqipe, për përdoruesit nga mishi e gjaku deri më tani, pra deri në vitin 2009 nuk ka ndonjë burim në internet ku është bërë paraqitja e një përmbajtje sadopak të komplikuara. Në internet ka aty këtu faqe forumesh me copa shpjeguese por nuk ka përmbledhje. Për njohësit e gjuhës gjermane ju kisha udhëzuar që ë shikojnë fletën e Stefan Karcaunikatit nën adresën: http://www.karzauninkat.com/Goldhtml/ të dëftuar si Rregullat e arta për HTML të keq.

Kujdes, regjistrat intepretohen

redakto

Po themi përpilimi i faqes ashtu që me këtë kuptohet se nuk është në pyetje vetëm shkrimi i përmbajtjes së një teksti, edhe në qoftë ky një sipër tekst. Po themi përpilimi sepse janë shumë imtësia që duhet pasur parasysh. Me të vërtet janë imtësia por efekti i tyre është i madh. Kjo vërehet me të madhe ndër "zhvilluesit" e fletëve në gjuhën shqipe deri rreth vitit 2009. Ata kanë përvetësuar apo janë specializuar për ndonjë faqe, sistem, shfletues, etj. të vetëm dhe harrojnë që informatika është një lëndë e gjerë dhe një imtësi e vogël në teori, ka pasoja të rënda në praktikë (nuk është njëjtë si 1 dhe -1). Para botimit të projekteve për përdoruesit në internet duhet të provohet funksionimi në disa shfletues, në disa versione të tyre. Kuptohet që mundësit janë të kufizuar si në kohë po ashtu edhe në material, por së paku për shfletuesit që dominojnë tregun shqip folës, duhet provuar.

Është e vërtet se projektet mund të krijohen vetëm për shfletues të caktuar, por ky krijim nuk është në interes të krijuesit, sepse krijimet e tilla veç sa e prishin namin e krijuesit.

Kujdes, regjistrat shfaqen

redakto

Regjistrat e përpiluar e të botuar për përdoruesit në internet, shfaqen nëpër ekranet të ndryshme me dendësi pikash të ndryshme. Për këtë arsye duhet pasur kujdes me përpilimin e tabelave dhe rubrikave tjera që zënë sipërfaqe të përkufizuara. Po themi tabelave sepse shumica e tabelave me vlera të përkufizuara për dendësi pikash të ekranit ose sipërfaqe të ekranit në të cilën përpilohen duken bukur, por kjo nuk d.m.th se përdoruesit në internet posedojnë dendësi dhe sipërfaqe të ngjashme me ekranin e juaj.

Për këtë arsye, vlerat për përmasat e tabelës është mirë të futen si përpjesë (përqindje) të sipërfaqes. Vlerat absolute është mirë të përdoren vetëm në hapësira të posaçme. Përndryshe duhet të liroheni nga mendimi që atë që shohë, sheh çdo njeri. Sepse, shfaqja në ekranin e tij që i duket përpiluesit e afër me përfytyrimet e vete, duhet të shfaqet edhe në ambientet tjera, ku përpiluesi nuk ka ndikim në krijimin e rrethanave.

Kujdes nga tjetërsimi i elementeve

redakto

Shumë lehtë, zhvilluesit fillestar bien në grackën e tjetërsimit të elementeve. Zakonisht këtë tjetërsim të vetive të tyre e bëjnë me qëllim të krijimit të efekteve vetjake të formatimit. Por tjetërsimi ndodhë edhe më shpesh si pasoj e njohurive të pamjaftueshme. Kështu, disa zhvillues, për të krijuar efektin e shmangies për fjalitë, përdorin elementin blockquote dhe këtë vetë e vetë pse disa shfletues, tekstin e futur në mes të <blockquote> ... </blockquote> e paraqesin si të shmangur nga vija vertikale e fillimit të paragrafëve. Mirëpo, elementi blockquote është paramenduar për citime dhe duhej të përdorej për atë qëllim.

Por edhe më shpesh është tjetërsimi te titujt dhe tabelat. Shpesh titujt përdoren për të arritur efektin e zmadhimit, e trashjes së tekstin, por titujt janë paramenduar si pjesë e hierarkisë së copave të tekstit. Tabelat janë paramenduar për të radhitur të dhëna tabelore, por shpesh përdoren për hapësira të theksuara e etiketa (Layout). Për të plasuar apo për të formësuar teksti ashtu që të veçohet para lexuesit përdoren mësimet e marruar në pjesën Stylesheets.

Me të gjitha këto tjetërsime, ndodhë që për shfletuesin e përpiluesit dhe për një pjesë të shfletuesve të përdoruesve të arrihet efekti i dëshiruar, por kjo është asgjë në krahasim me mundësit që ofron regjistri i përpiluar sipas standardeve të HTML-së. Regjistrat e përpiluara sipas standardeve, kanë vlerë edhe në shumë fusha tjera, për të cilat ndodhë që përpiluesi nuk ka njohuri, nuk ka dëgjuar për to, ose ato mundësi ende nuk i njehë askush - ende nuk janë krijuar, por në të ardhme, mundësit ju përshtaten standardeve.

Kujdes me dëftimet e rrejshme

redakto

Në përgjithësi për lidhjet që dëftohen në faqe vlen që të i përmbahen asaj çka thotë teksti i tyre. Kjo gjatë mendimit të tekstit për dëftimin e një burimi të behet përpjeke të zgjidhen shprehje që as të mos rritet as të mos zvogëlohet përmbajtja e burimit. Në kohën e tonë, pra në kohën e konsumatorëve, shumë spekulantë qarkullojnë në treg. Kështu që, shpesh, bije fjala një amzë dyqani ofron libra dhe në faqe dëfton rrejshëm që ato mund të shkarkohen aty për aty nga amza, pa shpjegime tjera. Kjo nuk është ferr për një tregtarë por për spekulant është gjë normale.

Dëftimet mund të bëhen ku do në faqe. Mirëpo, kur përdoruesi të lexojë teksti në të cilin çdo e dyta fjalë është dëftim burimi, atëherë shpejt vije deri tel ndërprerja e rrjedhës së leximit. Si shkak i prishjes së rrjedhës së leximit merret efekti bie në sy i dëftimeve, efekt që krijon kureshtje tek lexuesi. Kjo e dëmton mendimin e krijuesit të njësisë së tekstit. Por edhe më e rëndësishme është që dëftimi i burimit të mos ketë kuptimin apo formën e një gjegjeni.

Kështu, është e udhës që dëftimet përbrenda përmbajtjes së tekstit të plasohen vetëm kur janë kuptimplote. Si dhe teksti i dëftimit duhet zgjedhur ashtu që të jetë i rrjedhshëm në fjali. Përndryshe përpiluesi e hedhë lexuesin jashtë "lojës".

B.f. për këtë rast, mos e shkruani kështu:

"Për të dhëna tjera shikoni këtu",

por:

Por ka edhe njoftime tjera.

Sido që të jetë, gjatë përpilimit shpesh vije në pyetje përparësia e këtij efekti apo ati efekti. Ndërsa vendimet shpesh merren në bazë të rrethinës dhe qëllimit, e jo rrallë në bazë të mundësive.

Përdorimi me vend i vizatimeve

redakto

Nëse nuk e keni ndërmend që nëpërmjet gjuhës HTML, të shpalosni aftësitë e juaja artistike, atëherë përmbahuni nga përdorimi i regjistrave (skedave) me vizatime. Keni në parasysh që shumica e përdoruesve shqip folës, kanë kapacitet të kufizuar të ngarkim-shkarkimit të t'dhënave në rrjetë. Secili nga ta nuk e ka mundësin siç e ka një pjesë e vogël - sidomos në trojet atërore. Disa mundësin e paraqitjes në rrjetë e kanë sipas kontratave të bazuar në sasi të ngarkim-shkarkimit, disa në kohë të përdorimit, etj. Në të vërtet, tek shumica e shfletuesve mund të ndalohet shkarkimi i regjistrave plotësues me vizatime, por nëse përdoruesi nuk e përdorë këtë mekanizëm, kjo nuk d.m.th se ai të ngarkohet papritmas me një barrë të vizatimeve prej 1 megabajti.

Për këtë arsye, përderisa përdoruesit në ndonjë mënyrë nuk i bëhet me dije për barrën e madhe, në vend të vizatimeve me 256 apo 16,7 milion ngjyra, përdorni ato me 16 ngjyra. Kjo e zvogëlon dukshëm barrën që duhet të shkarkojë shfletuesi i përdoruesit.

Ideale janë vizatimet në madhësi të ikonave. Ato ngarkohen e shkarkohen shpejt dhe numri i tyre mund të përdoret pa kokëçarje në fleta.

Vizatimet e vogla janë të përshtatshme edhe për të bërë dëftime, apo për të marrë funksione tjera orientuese. Përparësia e këtyre vizatimeve është që shumica e shfletuesve i shkarkojnë shpejtë dhe i mbajnë në kujtesën e tyre.