Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/5
Një shembull: Ju lusni një shitës të markizave që të vijë në banesën tuaj për të bërë matjet në ballkonin tuaj për të ju dhënë çmimin e një markize. Ju mendoni se çmimi është i lirë dhe porositni markizën menjëherë. Atëherë ju keni lidhur marrëveshje, dhe duke qenë se ju vetë keni kërkuar që të vijë shitesi tek ju rregullat për shitje në shtëpi nuk vlejnë. Kur lidhet një marrëveshje e shitjes në shtëpi shitësi duhet të ju dorëzojë në të njëjtën kohë një dokument me informata për të drejtën tuaj të pendimit si dhe emrin dhe adresën e atij kundër të cilit mund të ushtrohet e drejta e pendimit. Ju duhet të nënshkruani një kopje të dokumentit si vërtetim i marrjes. Bashkë me dokumentin me informata ju duhet të merrni edhe një formular pendimi për të përdorur nësë ju nevojitet. E drejta juaj e pendimit do të thotë se ju keni një afat prej dy javësh për pendim. Afati fillon atë ditë kur ju keni marrë mallin, dhe në lidhje me shërbimet atë ditë kur u lidh marrëveshja për shërbimin. Vini re se afati fillon vetëm pas marrjes së informatave dhe të formularit të pendimit. Të huazosh, të marrësh me qira Eshtë me rëndësi të veçantë të lexoni mirë kontratën e huazimit ose të qirasë, kur ju huazoni ose merrni diçka me qira, duke qenë se për këtë nuk ekzistojnë rregulla të posaçme të mbrojtjes. Në shumë degë ekonomike jipen sende me qira. Kjo vlen p.sh. për automjetet, në disa dega të mallrave të konsumit të gjerë (si televizorë dhe video) dhe në tregëtinë e makinave (makina për rektifimin e dyshemesë, pajisje ndërtimi, kultivatorë-frezë) përdoret sistemi i dhënies me qira. Të marrësh sende me qira Për marrëveshje të pasurisë së tundshme nuk ka legjislacion obligues, dhe kjo do të thotë se nuk ka ligj që përcakton çka duhet shkruar në kontratën e qirasë, kushtet që duhet të përfshihen dhe çka nuk duhet të përfshihen aty. Marrëveshjet e qirasë bien nën Ligjin për marrëveshje dhe Ligjin për kushtet e marrëveshjeve. Nëse një kusht për marrëveshje është i papranueshëm, kjo mund të modifikohet në një provim tek Këshilli i përgjithshëm për reklamin (Allmänna reklamationsnämnden, ARN) ose në gjykatën e shkallës së parë. Afati i qirasë (huazimit) Normalisht afati shënohet në kontratë. Disa herë kontrata përfshin edhe një pikë ku shkruhet se ju do të paguani një taksë ekstra nëse ju ndërpreni periudhën e qirasë para kohe. Taksa duhet të jetë e pranueshme. Nëse ju nuk jeni marrë vesh për një afat të caktuar të qirasë, marrëveshja do të vlejë deri sa të shkëputet nga ju ose qiradhënësi. Përgjegjësia për dëmtime Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është përgjegjësia për dëmtimin e sendeve që janë marrë me qira. Pikënisja është se qiradhënësi, pronari i sendit, është përgjegjës për dëmët që shfaqen dhe në rast të fatkeqësive, edhepse sendi (p.sh. një televizor ose video) është i vendosur në banesën tuaj. Ju mund të jeni përgjegjës vetëm në rast se dëmtimi është shkaktuar nga pakujdesia juaj. Nëse televizori që ju keni marrë me qira dëmtohet nga një zjarr në banesën tuaj, ju nuk jeni përgjegjës për dëmtimet, me kusht se zjarri u shkaktua nga një aksident. Përgjegjësia për dëmtime Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është përgjegjësia për dëmtimin e sendeve që janë marrë me qira. Pikënisja është se qiradhënësi, pronari i sendit, është përgjegjës për dëmët që shfaqen dhe në rast të fatkeqësive, edhepse sendi (p.sh. një televizor ose video) është i vendosur në banesën tuaj. Ju mund të jeni përgjegjës vetëm në rast se dëmtimi është shkaktuar nga pakujdesia juaj. Nëse televizori që ju keni marrë me qira dëmtohet nga një zjarr në banesën tuaj, ju nuk jeni përgjegjës për dëmtimet, me kusht se zjarri u shkaktua nga një aksident.
< 4 |
faqe - 5 - |
6 > |