Garancia

 Një garanci do të thotë se shitësi ka përgjegjësi që malli të mbahet ose të funksionojë për një
 kohë të caktuar. Për çdo blerje vlen garancia 6-mujore sipas Ligjit të konsumatorëve për blerje.
 Vullnetarisht shitësi mund të ju japë një garanci për një afat më të gjatë.
 Nëqoftëse malli gjatë kohës së garancisë keqsohet në një mënyrë që përfshihet në garancinë, ai
 konsiderohet si me defekt. Atëherë ju mund të mbroni të drejtat tuaja që vlejnë sipas garancisë.
 Nëse shitësi do ti shmanget përgjegjësisë për garancinë, ai duhet të pohojë se keqësimi është
 • nga një fatkeqësi pas shitjes së mallit,
 • nga moskujdesi,
 • nga përdorimi jo-normal,
 • nga mospërfillja ndaj udhëzimeve të mirëmbajtjes dhe riparimit.
 Rregullat e garancisë vlejnë edhe kur ndonjë person tjetër se shitësi ka lëshuar garancinë në
 llogari të tij.
 Sipas Ligjit të konsumatorëve për blerje (konsumentköplagen) ju mund të reklamoni defektet e
 një malli deri në dy vite pas blerjes. Nëse ju keni një garanci me afat më të shkurtër nuk do të
 thotë se afati i reklamimit shkurtohet. Dallimi është i tillë: gjatë afatit të garancisë nuk
 nevojitet të vërtetoni se defekti ekzistoi qysh në datën e furnizimit, ndërsa kjo duhet vërtetuar 
 pas mbarimit të afatit të garancisë (ose së paku të bëhet e pranueshme).
 Të ruani dëftesën e pagesës (kuiton) nuk është e domosdoshme, në rast se ju mund të vërtetoni
 në ndonjë mënyrë tjetër se ju keni blerë mallin në shitoren përkatëse në një rast të caktuar.
 Mirëpo, duke qenë se ju duhet të vërtetoni këtë, më lehtë është të ruani dëftesën e pagesës.

 Sigurimet plotësuese

 Kur ju bleni mallra, bie fjala televizor, video ose kompjuter, ndodh shpeshherë që shitësi ju
 propozon të firmosni një sigurim plotësues. Kjo motivohet shpesh me pohimin se këto mallra
 janë shumë të shtrenjta për të riparuar nëqoftëse ato prishen.
 Sipas Ligjit të konsumatorëve për blerje ju keni një afat prej dy vitësh për ankesë, nëse një mall
 është prishur. Atëherë malli do të riparohet falas, në rast se ju mund të bëni të besueshme se ai
 u prish për arsye të një defekti që ekzistoi qysh kur u ble malli.
 Shpesh malli shitet me garanci për një vit ose dy vite. Kur ka garanci ju nuk keni nevojë të
 provoni se defekti ka ekzistuar që nga fillimi, dhe shitësi duhet të riparojë mallin pavarësisht
 nga koha e prishjes. Mirëpo, nëse ju vetë keni shkaktuar një defekt, ju nuk mund të kërkoni
 asesi një riparim në mbështetje të garancisë.
 Garancia e zgjatur
 Sigurimi plotësues që ndoshta ju ofrohet për të firmosur mund të kuptojë një zgjatje të garancisë.
 Atëherë ju keni një mbrojtje në përputhje me garancinë për një aftat më të gjatë por
 akoma pa kompensim në rast se ju keni shkaktuar diçka vetë.
 
 

< 1
faqe
- 2 -

3 >