Shenjat e përgjithëshme dhe vetjake në HTML

Në përgjithësi për shenjat në HTML

redakto

Kur një tekst i zakonshëm, të themi në gjuhën shqipe, përshkruhet ashtu thjeshtë, në një sifletore të gjuhës HTML, e cila ka vegla ndihmëse për strukturimin e elementeve të gjuhës HTML d.m.th një komplet veglash, atëherë ai tekst i zakonshëm do të paraqite brenda dritares së shfletuesit në ekran në mënyrë korrekte. Duket e thjeshtë, por nuk është ashtu. Sepse në regjistrin HTML, nuk qëndrojnë shkronjat e tekstit të zakonshëm, por njësi, vlera të t'dhënave të shprehura në bit dhe bajt, si bie fjala vlera 75, 168 ose 32. Vegla intepretuese e shfletuesit, tenton që të gjejë se cilit vargë të shenjave i takojnë këto vlera apo për cilin janë dedikuar. Duhet të i japë vargut të shenjave të krijuara për Evropën perëndimore, për çirilicë ose për shenjat arabe. Kur dokumenti nuk ka të dhëna për vargjet e shenjave dhe nga protokolli HTTP shfletuesi nuk merr njoftime plotësuese, atëherë ai dokument shkelë rëndë standardet e gjuhës HTML. Shfletuesi nuk do duhej të bënte deshifrimin e shenjave, mirëpo vetëm për këtë arsye asnjë shfletues në treg nuk e ndërprenë veprimin e tijtë më tejshëm. Në raste pa rrugëdalje, shfletuesit reagojnë duke kërkuar në t'dhënat e parapëlqimeve të përgjithëshme.

Këto parapëlqime për shfletuesit e juaj, me gjasë, kanë të dhënën për vargun e shenjave Latin-1 (ISO 8859-1), vargë i paraparë për gjuhët e Evropës perëndimore. Nëse keni parapëlqime të tilla dhe fletët e organizatave të huaja nuk e respektojnë rregullen e lartëpërmendur do të keni probleme me fletët e tyre dygjuhësohre.

Pasi që sifletoret që përdoren për përpilim në HTML ose për të shkruar tekste të zakonshme, me gjasë, gjatë regjistrimit përdorin po këtë vargë të shenjave, "duket" se çdo gjë funksionon për mrekulli. Mirëpo ndodhë që fletët në ueb të shfletohen edhe nga përdorues tjerë që janë jashtë zonës së gjuhëve perëndimore të Evropës. Këta, parapëlqimet për kompjuterët e tyre i kanë vënë në vlera tjera për vargjet e shenjave. Dhe në këto raste fleta e uebit duket si të ishte përpiluar nga jashtë tokësorët.

Për këtë arsye, gjuha HTML, lë mundësin që të njoftoni shfletuesin se cilin kodë të bashkësisë së shenjave të respektojë dhe cilin varg të tyre. Ky njoftim bëhet në pjesën e krye të dhënave të regjistrit, duke shënuar të dhënat për vargun e shenjave në të ashtuquajturin tagun "Meta". Shënimi i tyre ka rëndësi, sepse shfletuesve ju lehtësojnë veprimin e kthimit të bitëve dhe bajtëve në vlera përkatëse.

Te shumica e vargjeve të shenjave, për secilën shenjë është caktuar saktësish vlera prej një bajti. Në këtë mënyrë mundësohet që nga shenjate e përgjithëshme të krijohen vargje shenjash me më së shumti 255 shenja të ndryshme. Ndërsa për ne këto vargje mundësojnë regjistrimin në memorie të dokumenteve të ndryshëm. Por në rast se për përpilim të tekstit paraqitet nevoja e përdorimit të shenjave që nuk gjenden në vargun veprues të fletores, atëherë kemi dy mundësi. Mundësia e parë është shënimi numerik i shenjës së vargut të shenjave të veçanta që ofron gjuha HTML, ose mundësia që ofrohet nga të ashtuquajturat shenjat e emërtuara.

Për të kuptuar më mirë rëndësin e relacionit në mes të bajtve numerik dhe vargjeve të shenjave duhet të dihen mësimet rreth kopjuterit dhe gjuhëve të shkruara.

Vini re!

Edhe për të angazhuarit direkt në zhvillimin e më tejshëm të gjuhës HTML, ekziston apo ka ekzistua problemi i saktësimit të shprehjeve. Për këtë arsye, edhe librat, dokumentet dhe doracakët më të përsosur të përgatitur për mësimin e gjuhëve të shenjave, pa marrë parasysh në cilën gjuhë të folur, kanë gabime të shumta. Këto gabime disa i fusin në shprehjen ende nuk është pjekur si duhet. Nga kjo pa pjekuri, nuk janë kursyer edhe punimet në gjuhën shqipe, por përkundrazi, prodhimi i doracakëve, artikujve nga mërgimtarët dhe jo vetëm nga ata lë përshtypjen jo që nuk është pjekë, por ende nuk është përgatitur brumi. Fletët që jeni duke i lexuar janë përkthime, të mijat, një njeri që nuk ka ndonjë titull zyrtar arsimor. Për këtë lexuesit, kjo përmbajtje e krijuar si një lloj proteste, i ofrohet si para njohuri d.m.th për të krijuar sa do pak një pasqyrë.

Si do që të jetë shprehja e përdorur këtu bashkësia e shenjave ka kuptimin e bashkësis së shenjave të emërtuar charset në standartin HTTP.

Germat e veçuara të shqipes

redakto

Për deri sa përdorni tekste në gjuhën shqipe, në regjistrat HTML, është mirë që të përdoren shenjat e veçanta të HTML-së. Shpesh ndodhë që përdorimi këllot i teksti burimor, në provat e bëra me shfletuesit e juaj, "duket" se jep rezultatin e pritur. Por kjo i shkakton probleme lexuesve tjerë. Ky gabim, në fillimet e "internetit shqiptar" ka qenë dukuria më e shpeshtë.

Zëvendësoni ë me vargun e shenjave ë
Zëvendësoni Ë me vargun e shenjave Ë
Zëvendësoni ç me vargun e shenjave ç
Zëvendësoni Ç me vargun e shenjave Ç

Shembull
Çka është me rëndësi? 
Është vazhdueshmëria brez pas brezi.
Shpjegim

Germat e veçanta të shqipes i zëvendësoni si në shembullin e më lartë. Mos u brengosni për pamjen e tekstit të interpretuar në skenë, ajo do të jetë korrekte.

Vini re!

Ka shumë shenja të tilla, të veçanta të cilat nëpërmjet kësaj mënyre të diktimit përshkruhen. Disa nga to mund të i gjeni në pjesën Referencat për shenja.

Shenja e monedhës Euro në HTML

redakto

Për monedhën e Bashkimit Evropian, euro po ashtu ka shenjë të veçantë në HTML.

Shembull
Çmimi: 199,- € 
Shpjegimi

Në vendin ku duhet paraqitur shenja e euros, shënoni €.

Vini re!

Është e udhës që për shenjen e kësaj monedhe vazhdimisht €. Kjo këshillë është dhënë për shkak se disa shfletues për të ofruar shërbime përdoruesve evropian, kanë futur këtë shenjë në shtratin e shkronjave. Mirëpo ky veprim nuk përputhet me veprimet e gjithë shfletuesve në treg.

Shenjat vetjake të gjuhës HTML

redakto

Ndodhë që gjatë përpilimit të fletës HTML, është nevoja e paraqitjes në ekran të shenjave vetjake të gjuhës HTML. Këtë veprim zhvilluesit shpesh e quajnë maskim. Shenjat e paraqitura në radhët pasuese "mëshefen" për interpretuesit në këtë mënyrë:

Zëvendësoni shenjen & me vargun e shenjave & ("ampersand")
Zëvendësoni shenjen < me vargun e shenjave &lt; ("lover than")
Zëvendësoni shenjen > me vargun e shenjave &gt; ("greater than")
Zëvendësoni shenjen " me vargun e shenjave &quot; ("quote")

Ky &euml;sht&euml; <Tag i HTML-s&euml;>
Tomi & Xheri
"teksti n&euml;n thonj&euml;za"
Shpjegim

Zëvendësoni shenjat vetjake të gjuhës HTML me vargje përkatëse të shenjave, si në shembullin e më lartë,.

Vini re!

Ndër këto shenja vetjake, më e rrezikshme për shfletuesin duket të jetë shenja për "më vogël" të cilën nganjëherë po e quajmë kllapë (<). Kur shfletuesi sheh maskim të ndryshëm nga shembulli, atëherë çrregullimet e tij do të vërehen edhe nga përdoruesi. Shfletuesi e lexon si fillim të tagut, dhe vargu i tri shenjave tjera nuk sjellin lajmërim gabimi, por edhe ato gjithnjë duhet të jenë të maskuara. Si pasojë e shprehisë, gjatë përpilimit të sipër dokumenteve, shpesh harrohet maskimi i shenjave vetjake.