Parathënie e nxjerr nga: RA BERATI


Biblioteka
Biblioteka KOMPLETE VEPRASH

Redaktor
Nazmi Rrahmani


Kopertinën e punoi
Salih Lutolli



Bilal Xhaferri
RA BERATI
Roman


Ndërmarrja Botuese
Rilindja
Prishtinë
1995

Bilal Xhaferri · RA BERATI
Botues · Ndërmarrja Botuese "RILINDJA"
Redaktor teknik · Abdullah Konushevci
Përpunimi kompjuterik · DrilaSoft
Tirazhi 1 000 copë
Prishtinë, 1995
PROGRAF, Prishtinë

DY FJALË TË BOTUESIT ...
        Shtëpisë Botonjëse "Rilindja"
        Prishtinë


        Të dashur shokë,
        Unë që ju drejtohem me këtë letër jam një letrar i ri shqiptar, me banim në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në këto vitet e fundit kam botuar dy libra, - një përmbledhje me tregime të titulluar "Njerëz të rinj, tokë e lashtë" dhe një përmbledhje me poezi të titulluar "Lirishta e kuqe", kurse sivjet përfundova vëllimin e parë, - në dy pjesë, - të romanit "Ra Berati" të cilin po jua dërgoj juve bashkë me këtë letër, duke shpresuar se mund ta botoni.
        Tema e këtij romani është marrë nga historia e kohës së Skënderbeut, kohë e cila ka qenë ndoshta më e lavdishmja në tërë historin mesjetare të Evropës, por që në prozën tonë letrare ka mbetur pa u lëvruar gjerësisht.
        Në librin tim unë kam kapur momentin dramatik të rënies së kalasë së Beratit, që ka qenë humbja më e madhe e shqiptarëve në ato 25 vite luftrash të pandërprera. Arsyeja që kam kapur pikërisht këtë moment, është se kam dashur ta vë në dukje ç´ka qenë më esenciale në periudhën e Skënderbeut: qëndresën e popullit. Qëndresa, kjo është një karakteristikë jo vetëm e atyre viteve, po e tërë historisë mijvjeçare të popullit tonë, të cilit, ashtu siç i është dashtur të qëndrojë e të luftojë në fushën e luftës, ashtu i është dashtur të qëndrojë, sidomos atëherë kur e ka humbur luftën, duke provuar me këtë qëndresë vitalitetin e tij, kurajon dhe burrërinë e tij, durimin e tij në kushtet e rënda të të mundurit dhe dëshirën e tij të ligjëshme për të jetuar i lirë në vendin e ti.
        Unë nuk e di nëse ja kam arritur dot qëllimit apo jo. Në qoftë se libri im do të ketë fatin të vihet në dorën e lexuesit kosovar, e lë në gjykimin e atij lexuesi që ta çmojë vlerën e veprës time modeste.
        Po shtoj më në fund, - në qoftë se ju do të isht të interesuar ta dinit, - se unë nuk jam i impliuar me asnjë grup apo parti politike në emigracionit shqiptar. Dua të shtoj, gjithashtu, se unë nuk jam komunist. Në përpjekjet e mia të afërta letrare kam menduar një përmbledhje me tregime nga jeta e sotshme e popullit kosovar. Për të mbledhur materialet që do të më duhen të shkruaj këtë përmbledhje, shpresoj të vij për një vizit në Kosovë vitin e ardhëshëm.
        Mbetem në pritje, me besim se do të marr një përgjegje nga ju.
        Përshëndetje shoqërore
        Boston                                                                                                           Nënshkrimi B.Xh
      13 shtator '71

faqe1
faqe
- Ra Berati -

faqe2


Të dhëna PEPiL

redakto

Personazhe

redakto
  • Lekë Balsha, një oficier i ri i gardës.
  • Mollos Baderi (kumbar Mollosi), një veteran i Gjin Bue Shpatës në luftratë shqiptare kundër grekëve dhe serbëve i cili para luftës kundër osmanëve kishte marrë në zotim Kullen Kukle e cila shërbente si vend strehim për kalimtarët.
  • Martin Ubini, një rreshter kapetanit Strez Sokoli.
  • Strez Piroli (edhe Strez Sokoli), një kapetan i cili e mbledhë ushtrin e shkapërderdhur pas ramjes së Beratit.
  • Axha Vrana, një dugagjinasi plakë nën armë.
  • Eli (Elena), një jetime e bukur dhe e mbetur vetëm në botë. Ajo shërbente në Kullë dhe ishte nën mëshirën e Zugos me simpati për Marashin.
  • Zuko - ish-ushtarë, druvar.
  • Marashi (i vëllau i komandantit), është një figur e ushtarit gjakënxehtë dugagjinas
  • Mamica, gruaja e Muzak Topisë.
  • Gudo Boroka, ushtarak.
  • Gjergj Pellini - Imzot abati i manastirit të Shën Mërisë së Rotecit, - gjithnjë brengosej për fatin e Sterz Pirolit
  • Ajkuna - mbesa e Mamicës, një e re nga mosha.
  • Serafina - kositësija
  • Vlladeni - kalimtar i Kullës
  • Gobili - kalimtar i Kullës
  • Tanushi - kalimtar i Kullës
  • Kamani - kalimtar i Kullës
  • Marka Arusha - një ish-ushtarak dugagjinas
  • Vinçensi - një ushtarak.
  • Shën Gjergji - ?
  • Boro Boriga - kalorsë
  • Pali - kalorës
  • Lorenci - kalorës

Toponime

redakto
  • Rrapi i Kullës Kukle, është objek mbi të cilin figurat në mënyrë simbolike përkujtonë zanafillen shqiptare.
  • Arta - qytet nën Gjon Bue Shpatë të cilin donin ta merrnin napolitanët, grekët dhe serbët.
  • Çamria - krahina ku gjendej qyteti Arta.
  • Tatpjeta e Çorogjafit
  • Lugina e Ujit të Zi
  • Lumi Osum
  • Mbizgëbonj

Shprehje:

redakto
Koha e Nuhut - ?

Marashi
"Do ia derth zorrët atij". Për kryqin e Krishtit. Do ta bëj të kafshojë dheun me dhëmbë.

Ajkuna
"Pse ka dy krena shqiponja e flamurit të Kastriotëve?"

Ushtarët
Mos kosit kositës
mbi varrin tim të humbur
Mos kosit kositës
mbi sheshe e Ujmirës
ku mbijnë fille trifilesh
dhe lulekuqe plage.

Ajkuna
"Xhin-xhin-xhin bënë orrolli dhe eshka nxjerr një erë më të ëmbël se era e manushaqës".

Mamica
- Cilët turq?
Axha Vranai
- O turqit e Turqisë.

Axha Vranai
"... thanë se ata janë një ushtri e madhe...sa Kashta e Kumtrit..."

Abati
"Nuk u gjendën akoma gjëkundi plaka të tjera që ´i merrnim me vete?"

Marashi
"Oje, vëlla!"

Vigani
"Hapu, se të thera. Qëndroni e luftoni ju që na qenki kaq trima. Ne s´kemi punë në këtë ferr. Hapu nga rruga!"

Strezi
"Ç´mi hap ashtu sytë, porsi nonjë buf!"

Strezi
"...Na pritni deri te Ylli i Karavanëve."

Leka
"... Se të gjitha gratë e botës që mbeten udhëve, më takon mua t´i shoqëroj, nuk e di se për ku, prapa diellit..."
Mamica
" Jam e shoqja e Muzak Topisë. Jam e motra e Gjergj Kastriotit!"
Leka
" Më quajnë Lekë Balsha, zonjë bujare!"

Strezi
Vijn për të na kthyer vizitën.
Italiani
De kush e paguan çmimin e këtyre vizitave?

Zugua
O kapedan! Pa, dale, dale!

Mollosi
"Kur të kam sharë unë ty, moj bukë, që më harrove kaq ditë?"

Zugua
Nuk jam i keq sa të dukem ty.
Eli
Më i keq s´ka si të jetë njeriu.

Eli
Më nuk do më rrahësh.
Zugua
Po ndenje urtë, s´kam pse të rrah.

Eli
S´ka gajle që më ke rrahur.
Zugua
Ai që të rreh të do, ai që të fërkon e të ledhaton nuk të do.
Eli
Atëherë, ti mua edhe më do edhe nuk më do.

Eli
E ke parë Skëndrbeun ti?
Zugua
Domosdo, e kam parë. Si të mos e kem parë! Skënderbeu? Si një luftë!

Eli
A është e vërtet që e çan me një shpat kalin bashkë me gjithë kalorësin?
Zugua
Mos ke dëgjuar që ai mund edhe të hidhet nga një grykë e malit dhe të kapërcej në anën tjetër me një kërcim të kalit?
Eli
Po, ai ka pirë gji t Zanat e malit, si Muji.

Ushtari
"Çudi në ç´qafë delikate mbahej e mbërthyer kjo kokë e madhe!"
Oficieri i i
Llesh, more buall kënete! - hiqe ore atë kafkë nga shtiza"
Dikush
"Më lart se kaq nuk është ngritur nonjëherë koka e pashait që të shihte fushën e luftës!"

Martin Ubini
"Mos e rrih ashtu gomarin, ore mik, se ai është i vogël e ti je më i madh se ai"
"Hej, të djegtë macja shtëpinë, moj gjyshe"
... ja tek i ke gati - ... brom! ... t´u tursha! ... Të pritsha e të paça!
Ore tungjatjeta. Ç´janë këto brroçulla që na thua?
"Gjëndu, gjëndu gjëri i huaj, se nuk kam me se të paguaj..."
"Ruaju se mos të ngul dhëmbët pas qafe kali, ore tungjatjeta"
Zjarri është vëlla me gjakun

Ajkuna
Pse ka arusha në det?
Marin Ubini
Për qenër e për derra, po, kam dëgjuar që ka. Them se edhe arinj do të ketë.

Martin Ubini
Përparase të vinin turqit, ne shtegtonim me delet toa deri në Selanik të Greqisë e arrinim edhe deri afër Konstandinopolit. Atje dimëronim në kullotat buzë deteve. E di ti? Deleve n ëato vise nuk u japin fare krypë, se barin e lag vesa e krypur e detit.
Pa shikoni sa të bukura janë këto greke.
Vajat
Turq e grekë qofshi, për veten tuaj se ne nuk jemi.

Abati
Na paska blatuar perëndesha Diana një sorkadhe?

Strezi
Cilin Lekë?
Ajkuna
Lekën. Lekë Balshën, ... e kam kusheri... Budallai
Strezi
U suall keq?
Ajkuna
Po, de ...

Ajuna
"Ky e do më shumë garden e tij se mua"

Gjergj Kastrioti
"Këto katër këmbë kali janë këmbët e fronit të principatës time. Këto janë kolonat ku mbështete ushtria ime dhe populli im. Luftën time e bëjnë këta malësorë dhe fshatarë dhe kjo luftë bëhet për këta malësor e fshatarë, jo vetëm për ty e mua, Marin Spani!"
Leka
U vendosë që Strez Pirolit, nga fisi i egër e barbar i Pirolëve të Dugagjinit, t´i jepet komanda e një kolone. Ti vëlla je nga ata të paktët që, në humbjen e Beratit, dolën fitimtarë të mbuluar me lavi... Ti..."
Thonë se krisi e iku - Të tradhëtoj Moisi Golemi?
Ti e di Strez, Tanushi është flamur i bardhë ...

Axha Vranai
Ne jemi ushtarë. Ne nuk mund të tradhtojmë.

Shprehje nga Pjesa e II-të

redakto
Demosteni
"Unë nuk dua t´i siguroj Greqisë dhe popullit një skllavëri të lumtur!"

Skënderbeu
Erdhi?
Hamza
Pati nderin të vijë, kështu më tha "kam nderin" ju gjegja "qofsh me nder.."
Skënderbeu
Më shumë nga ç´është e prishur kjo punë, ti nuk e prish dot, o Hamza.

Antonio Venerini
Kur të kthehem në Vendedik, do t´u them njerzëve: "Unë e pash Skendërbeun!"
Skenderbeu
"... të mundur e të dëshpëruar.
Antonio Venerini
Marr pjesë me pikëllim në plagën dhe në dëshprimin tuaj.
Hamza
Ne nuk kemi nevojë që të rënkojnë e të qjnë të tjerët për plagët e për dhembjet tona.