Pepili/Komedia Hyjnore/94
K. XIII Rrethi i shtatë. - Brezi i dytë. - Dhunuesit kundër vetvehtes dhe pasurisë së vet. - Pier dela Vinja. Lani. - Xhiakomo da Sant Andrea. - Fiorentinasi vetëvrasës.[1]
Nesi ende s’kish dale ne tjetrin breg, Kur na u futem ne nje pyll t’pasosun, Ku s’shihej kund me sy as shenje as shteg. |
||
Jo flete te blera, por ne zi ngjyrosun, Dege t’drejta jo, por nejce e te ngatrrueme, Pa fruta, krejt me thepa t’helmatosun. |
||
Nuk gjejne kso shkurresh t’ashpra e te dendsueme Ato bishet e egra, qe aq menijne Korneto dhe Cecine, toke te lavrueme. |
||
Te mbrapeshtat Harpije ketu rrijne Qe dbuen trojan’t nga Strofadet unji, T’zeza tue parafole, qe ma vone vijne. |
||
Flatra te gjana, ftyren si njeri, Kambet me kthetra, barkun n’pupla mblue, Nder ato bime per bind rrijne tue psherti. |
||
E prisi I mire: <<Ma mbrende nuk due me t’cue, Se je n’brezin e dyte une pa ta thane, Ketu do jesh, - vazhdoi ai me tregue, - |
||
Deri sa t’kesh arrijte te e ndezta rane; Por hapi syte, se ke me pa paprite Gjana, sa syve tuej bese mos me u zane>>. |
||
Kudo degjoja njerz tue fsha, tue brite, Por kund njeri me sy nuk po veshtroja, Prandej u ndala pa ba za, habite. |
||
Besoj se ai besonte, qe une besoja Se gjithe ai za mund t’dilte n’per morrize Nga njerz te fshehun nga e pyllit mbloja. |
||
<<Ne qofte se then, foli I shtrenjti pris, - ndo’j degez nga ndonjana nder kto bime, mendimet qe ti ke kane per t’u grise.>> |
||
Atbote une doren time tue e shtrime Nje gem keputa n’nje kacube, mbas pak <<Pse po me shkyen?>> - ai trung leshoi nje brime. |
||
E kur filloi me u ri pastaj ne gjak: <<Pse me caplon? – ia nisi tue u germushe, - si nuk te ndjeka ai shpirt dhimbje ndopak? |
||
Njerz dikur qeme, por tash jem kthye n’gemushe, Ty dora duhej t’kishte ma meshire Shpirten gjarpijsh po t’ishim neper fushe.>> |
||
Sikur nje dru e njome, e ndezun mire Nga njena ane, n’ane t’kundert psheretin Edhe cijat prej eres neper bire, |
||
Ashtu nga ai gem riguen edhe u perzine Fjale edhe gjak; prandej une e leshova Pertoke, nga frika te dy krah’t m’u ngrine. |
||
<<Po te kishte zane bese edhe pa prova, - I gjegji prisi im, - shpirt I coptuem, Cka n’vargje t’mija qysh ma pare pershkrova, |
||
Doren e vet kah ti s’do e kish drejtuem; Por fakti I pabesueshem me ka shty Ta nxis per nje veprim, qe asht tue m’randuem. |
||
Por thuej kush je e ky si shperblim ty Ka per ta ngjalle kujtimin per cdo skute Te botes, ku te drejte ka ky me u kthye.>> |
||
E trungu: <<Aq fort ti zemren po ma zbut Sa nuk hesht dot. Keq pra mos te ju vije, Ne qofte se ne bisede po due me u fute. |
||
Jam ai qe celsat dijta n’dore t’ia shtij Zemres se Federikut; tue I vertite Ambel, here mbyll here cel, munda t’arrij |
||
Te zemra e tij kend mos te la m’u avite; Besen ia mbajta t’lartes zyre, e mbyte E pata vehten, puno nate e dite. |
||
Por smira, kjo lavire, qe s’I heq syte Nga selija e Cezarit asnjehere, Vdekje per t’gjithe, ne kurte ves I ndyte, |
||
Ndaj meje ndezi flake shpirtnat e tjere Dhe ndezja e tyne ndezi Augustin krejt, E m’u kthye n’vaje cka pata lavd e ndere. |
||
Ky shpirti im, qe pezmi ish tue e brejte, Me vdekjen tue dashte pezmit me I shpetue, Ndaj vehtes sime t’drejte m’bani t’padrejte. |
||
Pasha te rejat rranje te ketij dru, Kurr nuk ia theva besen zotenise, Qe ishte aq I denje per t’u nderue. |
||
N’se kush prej jush n’ate bote prap ka me u nise T’ma naltoje emnin tim, qe poshte ka ra Nga cpifjet e frymzueme prej zilise.>> |
||
Priti paksa, pastaj: <<Mbasi s’ban za, - M’u suell poeti, - kohen mos e bir, Por foli ne pac pyetje per t’I ba!>> |
||
At’here prisit I thashe: <<Fol ti ma mire, Mjaft qe deshira im te plotsohet, Se prej dhimbjes te shprehem kam veshtire.>> |
||
E ai filloi: <<Ishalla vertetohet N’ate bote deshira e drejte, qe n’zemer t’dridhet, Shpirt I burgosun; nga ne te kerkohet |
||
Me lutje, t’na tregosh ne c’menyre lidhet Shpirti nder dege; na thuej ti mundesisht A thue ka ndodhe qe kush prej tyne t’zgjidhet?>> |
||
Ahera trungu fryni fuqimisht E u shndrrue gjithe ajo ere ne keto fjale: <<Cka deshet, do degjoni shkurtimisht. |
||
Porsa nga trupi shpirti te kete dale, Nga trupi, qe vete mbyti me dore t’vet, Minosi n’gryke te shtate e hjedh pa u ndale. |
||
Bie ne pyll, e aty ku ndeshet njet, Aty ku fati e flak prosi shgjetore, Rranjet e veta lshon e gema qet; |
||
Del si fidan, rritet si lande pyllore; Gjethet e saj harpijet I kane gjelle, Dhimbje shkaktojne, dhimbjes I gjejne dritore. |
||
Si tjeret, trupat ketu kem’ me I sjelle; Por jo ma qe t’I veshim perseri, Se s’asht e drejte te marrish cka ke hjedhe. |
||
Do t’I terheqim zvare, n’kete erresi Pylli nder dege do varen trupat tone, Sejcili vare n’ate shpirt, qe pat merzi.>> |
||
Mbi trung ishte terheqe vemendja jone, Pandehnim se dic donte prap me thane, Kur, ja, degjuem na nje te forte jehone, |
||
Si ai qe degjon befas nga nje ane Derrin qe vjen e ata qe I dalin n’prite, Qejt lehin e ulurin krejt pylli I gjane. |
||
Do shpirtna, ja, nga I majti breg paprite Ia behen cveshe, dermishe, tue nga rrufe N’per pyll, perdhe me turr deget tue qite. |
||
I pari briste: <<O morde, tash ku je?>> Tjetri, qe I bahej vrapi se I del huq, I thrriste: <<O Lan, ti kaq I shpejte nuk qe |
||
N’beteje te Topos, dheu kur n’gjak u kuq!>> E ndoshta pse nuk kishte ma ai fryme, Mbi nje kacube u rrzue e ra palmuc. |
||
E mbas tyne krejt pylli ishte plym Me bushtra zi, te vrullshme e te deshrueme, Porsi langojt qe hekrat kane shperthyem. |
||
Mbi ate qe mbet u lshuen si te terbueme, Pastaj me dhambe ta bamen cike e cike, Hiken, ne goje gjymtyret e dermueme. |
||
Prisi doren ma muer e, mue tane frike, Me coi te cufrra kot qe shkrihej n’vaje Per trup gjymtue ku gjaku rridhte pike. |
||
<<O Jake nga San Andrea, - zani I saj gulshonte, - cka fitove qe mburoje gjete ne mue? Per ty faje pse t’laj?>> |
||
Kur iu afruem, mesuesi zu t’I thoje: <<Po ti kush je, qe kjan me aq pikllim tue fole e gjak tue rrjedhe nga keto goje?>> |
||
E ai: <<O shpirtna, qe ne kete drejtim Paskeni ardhe si shkyhemi ma pa E po shihni ne mue te ziun gjymtim, |
||
M’I mblidhni deg’t e shkurres trishtas ra! Une qeshe nga ai qytet qe mburojtar Baptistin muer, hoq Marin: per kete gja |
||
Ky kurr nuk do ta laje te sillet mbare, E po mos t’ishte ftyra e tij mbi ure Te Arnit, sikur qe gjithmone ma pare, |
||
Qytetaret, qe e themeluen dikur Mbi hi e pluhun, t’vetmet gja qe mbeten Nga Atila, s’do te ngrinin n’kambe nje mur. |
||
Shtepine trekambsh une bana e vara veten.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 26-07-2004, 11:11