Pepili/Komedia Hyjnore/88
K. XII Rrethi i shtatë. - Minotauri. - Brezi i parë. - Flegjetoni. - Kentaurat. - Dhunuesit kundër të afërmit dhe kundër pasunisë së tij (tiranë, vrasësit, cubat)[1]
Ishte ai shpat, ku gati u bame per zbritje, Gurishte e rrmyeshme; e cka pame me sy, Vec ta shikosh te ngjallte neveritje. |
||
Porsi nga rreshmja qe, tue u rrekellye, Kndej Trentit ne Adigje shkoi e ra, O per termet o n’rraje pse mali ish grrye, |
||
Krejt brinja, c’merr nga maja prej ku u nda E deri poshte, qe ish rripe e lemuet, Tash asht zhurine, pra ke se ku me I ra, - |
||
E tille ishte rrepina e shemtuet; E mu ne zgrip te zgavrres copetue Turpi I Kretes sa gjane gjate rri shtruet, |
||
Ai qe ne lope te rreme qe krijue. Porsa na pa, vehten kafshoi me dhambe, Kaq fort nga inati I madh u pezmatue. |
||
Mesuesi I urte ia pati me piskame: <<Ke frike se ky mos asht duka I Athines, ai qe ne bote vdekun te vu nen kambe? |
||
Cporru ti, shtaze! S’po I zbret jo ky gremines Stervite prej motres sate, por asht qase Me pa cka vueni ju, shpirtna t’errsines!>> |
||
Porsi njaj dem qe lakun kput, trumhase, Kur mu ne koke per vdekje e kane godite, Kambe dot nuk luen e rri tue u perplase, |
||
I tille dhe Minotauri u ba paprite; E prisi I mprehte at’here: <<Vrik kape shtegun! Sa asht n’terbim, ma lehte e ke me zbrite.>> |
||
Keshtu teposhten na filluem me ndjekun E pesha e trupit tim zu t’I rrezoje Guret, qe binin kamba n’ta tue prekun. |
||
Ecja n’mendim; e ai: <<Per kete rrenoje Ti ndoshta po mendon, ruejte cep me cep Nga inati I bishes qe nuk lashe t’vershoje. |
||
Kur per te paren here ne kete gazep Te ferrit zbrita, due ta kesh te qarte, Ky shpat ketu ka qene vec shkamb e shkrep. |
||
Por pak ma pare se Ai nga qielli I arte Ketu te vinte per te madhen pre, Qe ia hoq Dites n’rrethin ma te larte, |
||
Nga kater anet ky I ndyti dhe U trand aq fort, sa thashe se gjithesija Ndjeu dashuni; e asish qe besojne ke |
||
Se shum here bota ra nga dashunija Ne kaos; pra n’ate rase shkamborja plake Ketu e gjetiu u shemb e u ba thermija. |
||
Ngul syte tash ne lugine! E gjakta brrake E vale asht afer; mbrende rrijne tue u zi Ata qe duert e veta kane pergjake.>> |
||
Zemrim I cmendun, o e verbte lakmi, Qe aq na grah ne t’shkurten jeten tane, Pastaj keqas na qull n’perjetesi! |
||
N’trajte harku pashe at’here nje grope te gjane, Qe bante pjese ne t’rrumbullaktin rrah; Kete gja ma pare mesuesi ma kish thane. |
||
E rreth e rrotull bregut krah per krah Vraponin, shgjetat n’dore porsi gjahtare, Kentaurat, si dikur n’ate bote per gjah. |
||
Tue zbrite kur na hetuen, u ndalen mbare Dhe tre u ndane vecan perbri rrekese, Me harqe e shgjeta zgjedhun qysh ma pare. |
||
Njani leshoi nje za si kokrra e rrfese: <<Cfare dnimi ju po uleni me vuejte? Flisni pa luejtun kambe o ju rashe krese!>> |
||
<<Vetem Kironit gjegjen ia kem’ ruejte, sa t’vijme ma prane, - ia ktheu mesuesi qete, - per t’zeze gjithmone zemrimi te ka mujte!>> |
||
<<Nesi ai asht, - tha dhe me preku lete, - qe vdiq per Dejaniren vashe plot nur, vehtes se vet ia muer ai hakun vete. |
||
Ai n’mes, koke-ulet, syte mberthye n’krahnuer, Kironi asht, qe rriti Akilin trim; E tjetri – Foli idhnak e shpirtmizuer. |
||
Me mija I siellen gropes pa pushim, Tue shigjetue cdo shpirt qe rregull prish E del mbi gjak jo aq sa e ka denim.>> |
||
Na iu afruem ma fort t’shkathtavet bishe; Kironi nxuer nje shgjete e zu t’sheshoje Per nofulla mustaqet fare shprishe. |
||
Lirue mbasi e pat te madhen goje, Shokeve u tha: <<Me sy a keni ndjekun Si I dyti guret luen kahdo te shkoje? |
||
Keshtu s’asht pa se ban nje kambe e vdekun!>> E kur iu qas te gjoksi prisi I mire, Aty ku dy natyrat kane t’perpjekun, |
||
Iu gjegj: <<Ai asht I gjalle, une e kam prire, I vetem fill, n’keto errsinat tueja; Ka ardhe ky per nevoje, jo per endire. |
||
Nderpreu ne gjysem kangen <<aleluja>> Ajo qe me ngarkoi mbi krye t’I rrij; As ky as une s’kem’ vjedhe gjana te hueja. |
||
Por, pash ate force, qe po me ban t’I bij Ketij shtegu te eger per hata, Na jep njanin prej tuejve te na prije, |
||
Te na tregoje kah shkohet neper va E te ma mbaje mbi vithe kete njerine, Se nuk asht shpirt qe ngrihet per hava.>> |
||
Kironi atbote u suell n’e djathte te tijne, Nesit I tha: <<Kthe pas! Ke me I drejtuem Dhe mproji n’qofte se sheh te tjere qe vine.>> |
||
Me ate shoqnues besnik rrugen vazhduem Bregut te lumit, ku ne gjak te ndyte Tue u zi vikatshin shpirtnat e denuem. |
||
Pashe aty njerez der ne vetlla zhyte; Kentauri tha: <<Tirane ketu ke plot, Qe tue plackite cuen jeten e tue mbyte; |
||
Cdo dhune barbare lajne ketu me lot. Leka asht ketu, Dionisi zemergur, Qe e mundoi Siciljen per sa mot. |
||
Ai balle atje asht flokeziu mizuer Kont Acolini; tjetri, floket ar, Asht Obic d’Esti, qe shpirtin ia nxuer |
||
I biri doc ne boten tej ma pare.>> Poetin vrejta e ai m’tha keto fjale: <<Tash m’ke te dyte, ky asht per ty I pare!>> |
||
Pak ma andej Kentauri, tue u ndale Mbi disa njerez der ne fyt mbulue Nga gjaku I thelle qe gurguron I vale, |
||
M’tregoi nje shpirt qe vuente krejt vecue. <<Ai n’prehen t’Perendise, - tha, - zemren cau, qe mbi Tamis dhe sot jane tue e nderue.>> |
||
Tjere pashe pastaj, qe jashta atij vau Nxjerre kishin kryet o gjoksin leshatak; Njohta disa nga ata qe syni pau. |
||
Lumi, qe ulej vazhdimisht nga pak, Tash t’pervelonte vetem kambet; vane Na e kaluem ne kete cekine me gjak. |
||
<<Sikur po e sheh me sy si nga kjo ane kjo vale e gjakut sa po vjen cekohet, - Kentauri tha, - kshtu bese due me ma zane |
||
Se n’anen tjeter shton ky gjak I ngrohet, Dersa t’arrihet ne ate vend te mjere, Ku tiranija egersisht ndeshkohet. |
||
Drejtesija hyjnore atje ther Atilen, qe pat qene kerbac per bote, E Pirr e Sekst; dhe pa pushue nje here |
||
Ne gjak te vluem do derdhin lot te kote Ai Rinier Paci dhe Rinier Korneti, Qe rruge nuk lane pa pre.>> E atebote |
||
Vaut prap I ra e sy me sy na treti. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 26-07-2004, 11:10