Pepili/Komedia Hyjnore/84
K. XI Rrethi i gjashtë (fundi). - Varri i Papës Anastas. - Topografia e Ferrit.[1]
Ne skaj, ku zbret rrembyeshem nje bregore Shkambijsh vigane, te came, ne forme te qarkut, Mbrritem e pame na vuejtje ma mizore. |
||
Aty nje ere e qelbte te vinte hakut, Kah avull ngrihej thellesish perpjete, Prandej shpejtuem me u struke permbas kapakut |
||
Te nje varri te madh, ku vrejta vete Te tille mbishkrim: <<Ndryj Anastasin pape, Qe e nxuer Fotini rruges se vertete.>> |
||
<<Ketij shtegu ngadale duhet me u kape, sa t’msohemi me t’randin kundermim; pastaj ky ma trazim nuk do na jape.>> |
||
Keshtu udheheqsi, e une: <<Ndonje shpjegim Me jep, qe koha kot mos te kaloje.>> E ai: <<Mu per kete gja ishe n’mendim. |
||
O biri im, - filloi ai te tregoje, - Ketu me shkamb tre rrathe jane te ndertuem Shkalle-shkalle, si ata qe lame kesaj rrenoje. |
||
Te gjithe jane plym me shpirtna te mallkuem; E qe te kesh, tue zbrite, ma qartesi, T’them si e pse ma poshte rrijne grumbulluem. |
||
Cdo e keqe, qe e ka qielli ne meni, Synim ka fymjen, e ketij synimi I arrihet o me dhune o me njimti. |
||
Mbasi njimtine perdor vec njerezimi, E urren Zoti ma fort; pra jane njimtare Ata ne fund, - ma I rande per ta denimi. |
||
Me perdhunues asht krejt brezi I pare; Mbasi n’tri vehtje dhuna mund t’drejtohet, Prandej tri shkallesh asht dhe rrethi mbare. |
||
Ndaj Zotit, vehtes, fqinit perdorohet Dhuna, mbi ata vete ose mbi gja Te tyne; qarte do e shohesh mbas do kohet. |
||
Me e plagose rande o fare ti me e vra Mundesh nje fqinin tand, e atij gjane Ia prish, ia ndez o mundesh pre me I ra, - |
||
Pra ata qe shkaktuen plage ose qe vrane, E shkatrrimtare e cuba I gjen zhyt N’brezin e pare, ne ceta t’ndryshme jane. |
||
Ngajhere njeriu vehtes I kcen ne fyt O giane e vet ckatrron; prandej I ke N’brezin e dyte, tue u qa tani pa fryt, |
||
Ata qe fij’n e jetes s’vet kane pre, N’loje humben pasunite o I shkrine e n’vaje E cuen ate jete, ku duhet t’kesh hare. |
||
Kunder Hyjnise njeriu dhune mund te baje Tue e mohue ose tue blasfemue, Tue shkele natyren, miresine e saj. |
||
Prandej nje brez ma I ngushte vule u ka vu Sodomes e Kaorses; dnon pa shprese Ata qe Zotin rrijne tue e mallkue. |
||
Njimtine, mekat qe s’qitet ne harrese, Mund ta perdoresh n’ke t’beson pa u tute Ose tek ai, I cili s’te zen bese. |
||
Ky lloj I fundit lidhjet I keput Te dashunise, qe lind bashke me njerine; Prandej n’rrethin e dyte jane per cdo skute: |
||
Hipokrizi e lajke, kush ndjek magjine, Falsifikimi, vjedhja e simonija, Ke n’plehna tjere rrufjanin, batakcine. |
||
N’llojin e pare braktiset dashunija Qe fal natyra e cka njeriu I shton, Nga rrjedh I gjithe besimi e afersija. |
||
Prandej n’rrethin ma t’ngushte, mu n’thelb qendron Te rruzullimit, ku seline ka Dite, I torturuem perjete kush tradheton.>> |
||
E une: <<Mesues, te me sqarosh ti dijte, Pjeset e honit fare mire I shquen Dhe popullsine e tij drejte paraqite, |
||
Por m’thuej: ata n’kenete e ata n’furtune Rrembye e barte, qe shiu e rreh krejt qulle, O ata qe I pame kah shaheshin me dhune, |
||
Pse s’I kane fute ne kete te zjarrten kulle Per dnim, ne qofte se I mnin ai Zot I larte? Ne qofte se jo, pse vuejne ashtu?>>. M’u suell |
||
Ne kete menyre: <<Ti cka po flet percart E je ngatrrue ma fort se tjeter here? Mos valle dicka mendon qe s’e shoh qarte? |
||
Nuk te kujtohen ato fjale me vlere T’Etikes sate, holle ku jane permendun Tri prirjet, qe Zotyne urren ngahere, |
||
Cfrenimi I plote e shtazerija e cmendun Dhe shpirtligsija? Si cthurja e pamase S’e fyen aq Hyun e s’shahet pra aq dendun? |
||
Po ta studjosh cka thashe une ne kete rase E n’qofte se ata te dnuem ne mend I mban, Qe jane tue ba pendese jashta kalase, |
||
Ti do kuptosh se pse I ndane vecan Nga kta te mbrapshte, e pse jo aq pa meshire Hakmarrja e Perendise u bje cekan.>> |
||
<<O djell, qe syte e mjegulluem I dlir, kaq me kenaq kah jep te qarte shpjegimin, sa jo te dij, - t’dyshoj me vjen ma mire. |
||
Pak mbrapa, lutem, hidh tani veshtrimin, - I thashe, - atje ku thue fajdeja fyen Mirsine hyjnore; zgjidhma, pra, dyshimin!>> |
||
<<Filozofija, per ke thelle I hyn, - m’u gjegj, - tregon jo vetem ne nje ane se si natyra fillin nga Zotyne |
||
e arti I hyjnueshem e ka zane; e ne studjosh Fiziken tande, do t’I gjejsh krejt mendimet, jo kah fundi jane, |
||
aq arti juej, persa ai asht I zoti, natyren ndjek si nxanes plot me zell; pra artin tuej nip gati e ka Zoti. |
||
Natyra e arti, n’qofte se nder mend sjell Gjenezen q’prej fillimi, njerezvet U ka dhane t’mbaren, I ka mbajte e knelle. |
||
Por fajdexhiu rruge tjeter fare gjet; Natyre e art mbadore ai I len, Se diku tjeter var shpresen e vet. |
||
Por t’I lame fjalet, t’ecim me pelqen; Hyllsija e Peshkut n’horizont veton E Qerrja siper Korit vend po zen, - |
||
Larg asht rrepina, qe perposh na con.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 26-07-2004, 11:08