Pepili/Komedia Hyjnore/78
K. X: Rrethi i gjashtë (vazhdim). - Epikurjanët. - Farinata deli Uberti. Karvarkante Kavarkanti.[1]
Nje shtegu t’fshehte po I hyjme t’asaj lugine, Mes murit edhe vuejtjesh te pafare, Mesuesi I pari dhe une fill mbas shpine. |
||
<<O mendje e larte, - I thashe, - ti qe me bar nga rrethi n’rreth, si t’kande, neper ferr, me fol, plotsome deshirat sa ma pare! |
||
Nder varre a mund t’I shoh shpirtnat e djerre? E ngritun ja tek asht seicila rrase, Por kush perjashta koken s’e ka nxjerre!>> |
||
E ai m’u suell: <<Ma zi kane per t’u rrase, Nga Jozafati kur te kthejne te tane Me trupat, qe atje siper I kane pase. |
||
Varret e tyne ne kete vend I kane Ata, qe thone me trup mbaron cdo gja Dhe me Epikurin t’nje mendimi jane. |
||
Ti sa per pyetjen, qe je tue me ba, Ketu do marresh gjegje pa vonim, Dhe per deshire, per t’cilen s’po ban za.>> |
||
E une: <<S’ta fsheh per gja, mesuesi im, Cka n’zemer kam, vec drue se per se mbarit S’po flas, - prandej ruej tandin keshillim.>> |
||
<<O ti toskan, qe n’per qytet te zjarrit, I gjalle po shkon tue fole kaq me urti, Prano te ndalesh ne kete vend ma s’parit! |
||
Te folnit tand se je e ban deshmi Nga ai vend bujar, ku leva e ku jetova, Te cilit ndoshta I dhashe une shume merzi.>> |
||
Nga njani varr aty befas degjova Tue dale ky za; ne shpirt frika m’u ngjall, Me u struke ma fort per prisin tim fillova. |
||
Por ai: <<Shpejt sillu, a I ke syte ne balle? Kqyrma ‘I here Farinaten si asht cue, Prej belit e perpjete tek e ke gjalle!>> |
||
Une syte I mbaja n’syte e tij ngujue; E ngrehe ai kishte balle e parzem, gati Si mos ta bante mall ate ferr t’mallkue. |
||
Kah pa ngurrimin tim, dueret I zgjati E m’shtyu te ai permes varrezash, prisi, Tue m’thane: <<Ki mendjen edhe fjalet mati!>> |
||
Kur une te gryka e varrit qeshe, ia nisi Me pyete, si me pat vrejte njehere idhnueshem: <<Me thuej, kush qene te paret tu nga fisi?>> |
||
Deshiren ia plotsova I papertueshem, Asgja s’I fsheha, c’pata ia thashe une, Prandej, si I rrudhi vetullat mendueshem, |
||
U suell e tha: <<Burrnisht u copetuen Me partine tone, me mue, me t’paret tane, Por dy here rrjesht prej meje u shpartalluen.>> |
||
<<Ne u qiten jashte, ata kthyen nga cdo ane, - I gjegja, - te dy heret e kalueme, Por kete fare arti tuejt s’e paten nxane!>> |
||
Ne keto fjale duel gropes se zbulueme Nje tjeter hije, kryet vec iu dallonte, Besoj se ishte ngrite e gjunjezueme. |
||
Rreth meje ajo veshtroi, si te deshrote Kend tjeter bashke me mue te shohe aty, Por, si u kujtue se shpresa I doli kote, |
||
Tha tue vajtue: <<Ne qofte se ti je shty Ne t’vertin burg per mendje aq te kthille, Tim bir ku e kam? Pse s’erdhi ai me ty?>> |
||
Tha tue vajtue: <<Ne qofte se ti je shty Ne t’vertin burg per mendje aq te kthille, Tim bir ku e kam? Pse s’erdhi ai me ty?>> |
||
Tha tue vajtue: <<Ne qofte se ti je shty Ne t’vertin burg per mendje aq te kthille, Tim bir ku e kam? Pse s’erdhi ai me ty?>> |
||
E une: <<Ketu s’po vi I vetem fill; Ai, qe po pret, kendej m’ka ba me dale, Guidoja yt fort nuk e pat perfille.>> |
||
Menyra e denimit e ato fjale Emnin e tij sqarue ma kishin mire, Prandej n’pergjegje s’pata pse me u ndale. |
||
Vrullshem ne kambe u ngrit, keshtu tue thirre: <<Si the? S’e pat? Nuk qenka, pra, ne jete? S’ia perkedhelka syte ma drita e dlire?>> |
||
Kur pa se mpijtas fare kisha mbete E t’gjegjunit po I vinte me vonese, Ne shpine ai ra e krye ma s’coi perpjete. |
||
Por ai shpirtmadhi tjeter, me kerkese Te cilit isha ndale, fytyre nuk ndrroi, Pa luejte gjymtyre, shtangue vazhdoi te jese. |
||
<<E pse, - mejhere ku kishte mbete filloi, - ende ate art s’e kane kuptue te mijte, kjo m’pervelon ma fort se ‘j strat ksisoj! |
||
Por pesdhjete here, te them, nuk ka me ndrite Fytyra e zonjes qe sundon mbi ne, E sa randon ai art ti ke me dijte. |
||
Ti shkofsh me e pa persri te amblin dhe! Por m’thuej: pse aq e prape qyteza jone Ndaj t’mijve bahet ne cdo ligje te re?>> |
||
E une: <<Kerdija e rande, qe Arbjen tone Te ngjyhej kuq nga gjaku I derdhun bani, N’Tempull te tilla urate I shtyn te thone.>> |
||
Si tundi kryet e me te madhe fshani, <<sa per ate gja, - tha, - vetem sqeshe njimend, e as pa arsye s’do te kish luejte kurrnjani. |
||
Por une vec qeshe I vetmi ne ate vend, Kur t’gjithe me shembe Firencen dhane pelqimin, Qe e mbrojti me balle hape, pa drashte askend.>> |
||
<<Ai farefisi juej e paste paqimin, por t’lutem, - thashe, - ma zgjidhni njikete nye, I cili ma ka lidhe ketu gjykimin. |
||
Pata pershtypjen, kur t’degjova ty, Se shihni qarte cka koha rri tue sjelle, N’sa per te tashmen s’dini me rrefye.>> |
||
<<Na jemi sikur ai, qe sheh vec thelle ne largesi, jo afer, - tha atbote, - kete t’mire e kemi ende nga I larti qjell. |
||
Per c’asht e cjven fill pas orvatje t’kote Ban mendja jone; sikur mos te na bjere Lajme ndokush, na s’dijme se c’ndodh ne bote. |
||
Prandej ti e sheh se do te vdese mejhere Cdo fuqi njohtje qe sot kemi, kur E s’ardhmes ka me u mbylle e madhja dere.>> |
||
At’here une, tue e ndi vehten fajtuer, Thashe: <<M’I tregoni atij, qe aty ra, Se I biri gjalle asht prap si e la dikur; |
||
E n’qe se kur me pyeti s’bana za, Shpjegoja se me mend ishe tue blue Dyshimin tim, qe ma ssqaruet tashma.>> |
||
Nderkaq mesuesi prane me grishte mue; Prandej iu luta une shpirtit te gjore Shkurt te me thesh me te ke kane gropue. |
||
M’u gjegj: <<Ma se njemije qendrojne ne zgore, Ketu mbrende ke ate Federik’n e dyte Dhe Kardinalin; s’flas per tjere mkatnore.>> |
||
Kaq tha e vrik m’u zhduk at’here nga syte; E u solla kah poeti I lashte, n’mendime Per t’ashprat fjale qe ma trullosen kryet. |
||
Ai n’ecje u vu; tue m’pa kaq nder trazime, Me pyeti: <<Pse keshtu te ka humbe filli?>> E une mejhere ia dhashe pergjigjen time. |
||
<<Kujtesa jote le ta rueje mirfilli c’tha kunder teje, - foli prisi I larte. – Tani mbaj vesh! – E gjishtin coi kah qielli. – |
||
Kur te arrish atje te drita e arte E asaj, qe me sy t’ambel vren gjithsine, Udhen e jetes do ta shohish qarte.>> |
||
Pastaj nga krahu I majte vazhdoi shtegtine; Lame murin, shkuem kah mesi, ku kalonte Nje rruge, qe kryet e qet tej ne lugine, |
||
Ku keqas qelbesina kundermonte. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 23-07-2004, 16:53