Pepili/Komedia Hyjnore/72
K. IX: Te dyert e Dites. - Tri furitë. - Lajmëtari qiellor. - Rrethi i gjashtë. - Eretikët.[1]
Duket se krejt une ishe zbe prej frikes, Prisin kur pashe tue ardhe me aq trishtim, - Iu desh pra atij me u cfaqe I qete nje cikez. |
||
Vesh-hape qendroi, si ai qe rri n’pergjim, Kah s’mujte syte me ngule tej ne rremoren Mes mjergulles e ajrit te zi shqim. |
||
<<E pra duhet ta kemi na fitoren, - tha ai, - perndryshe… Kot ajo s’ka zbrite… C’po vonon ai qe do na japi doren!>> |
||
Une qarte e pashe se I ndrroi fjalet paprite, Ndryshe ia nisi, por s’e kreu njelloj, Ne kundershtim me cka kish peshperite. |
||
Por fjala e fundit prap s’me trimenoi, Me shtynin ato thanie me zane bese N’dicka, qe ndoshta ai as qe e mendoi. |
||
<<Ne fund te kesaj zgavrre a mund te zbrese, valle, ndonje here ndo’j shpirt nga rrethi I pare, qe vec shpresen e humbun ka pendese?>> |
||
Kete ceshtje ngrita une. E ai: Ma pare Rralle ndonje shpirt prej nesh ke mujte me ndeshe, Qe te kete ra kendej si shtegetar. |
||
Asht e vertete, here tjeter ketu qeshe, Nga e egra Eritone I perbetuem, Qe t’vdekunit nga varri conte peshe. |
||
S’kish shumqe shpirti trupit m’qe larguem E ajo mbrenda qytezes me pat shti Me nxjerre nga rrethi I Judes nje t’denuem. |
||
Ai asht vendi ma I ulet dhe ma I zi, Ma I largeti prej qielles rrotulluese, Pra mos u step, se rrugen mire e dij. |
||
Kenet’n e turbullueme, qelbesuese, Gjithkah qyteti I dhimbjes rreth e ka, Mbrende s’mund te hyjme na pa fuqi dermuese.>> |
||
Nuk e mbaj mend cka foli edhe ma, Se ethshem syte e mij filluen me vrejte Te larten kulle me kreshten flakada, |
||
Ku ne te njajten pike u ngriten drejte Na tri Furi sketerre la ne gjak, Pamje e sjellje temne kishin krejt, |
||
Me hidra t’gjelbera rreth trupit lak; Gjarpij ne vend te flokve u vlojne perore Mbi tamtha t’idhun lidhe e zanun njak. |
||
E ai, qe mire I njohu ato sherbtore Te mberteneshes se t’amshuemit vaje, <<keqyr, - me tha, - Erinet shpirtmizore! |
||
Megjera asht kjo, qe ne te majten ndaj; Deneska ne te djathten Alektoj; Ja Tesifona n’mes!>> Heshti pastaj. |
||
N’parzem ato lenureshin me thoj, Rrahnin shuplake tue brite me aq potere, Sa frika prane poetit me afroi. |
||
<<Te vija Meduza! Le ta bajme mermer! – thrrisnin te gjitha bashke poshte tue keqyre. – Gabuem qe e lame pa dnim Tezene at’here!>> |
||
<<Shpejt sillu pas e duert mbaj ne fytyre; Grogonen po ta shohesh tue qite kryet, Gja me s’te kthen ne t’bukuren natyre!>> |
||
Keshtu me tha, e u solla vete I dyte; Nuk u zu bese duerve te mija; tute, Shpejtoi me t’vetat te m’I mbyllte syte. |
||
O ju qe keni mendje te kulluet, Kundronie mire doktrinen me syte tuej, Nen vargje te mistershme rrin mbuluet! |
||
Vinte nderkaq mbi te turbulltin uje Nje krizme e nje potere, qe kallte frike E dridheshin dy brigjet n’ate rremuje, |
||
Jo ndrysh vec si rreh era me vertik, Kur avujt kundershtare ndeshen mbi dhe, E pyllin fshik pa e ndale frymen nje cike, |
||
Shkyen deget, I rrezon, I hjedh perdhe Dhe can shtellunga-pluhun e krenare, N’ikje tue vu bari edhe shkerbe. |
||
<<Co ballin, tha, kur syte m’I liroi fare, - e shih mbi t’lashten shkumbe, ku asht ma e thuket tymnaja qe mbi pellg ndehet mujshare.>> |
||
Sikur bretkosat, sa mes tyne duket Bolla, te gjitha fshihen n’uje nga tmera E thelle ne llum seicila shkon e struket, |
||
Keshtu une pashe me mija hijesh t’mjera Tue hike perpara njanit, qe kalonte Stigjes, po kambet krejt I kish te tera. |
||
Ate ajr te zi fytyret e largonte, Para tue cue te majten tash e pare; Dukej se tjeter brenge s’e shqetesonte. |
||
Po, ishte ai, - I qiellit lajmetar Kah prisi une u solla, me shikim M’tha qete te rrij, nderueshem, koken vare. |
||
Sa fort me ngjante I mbushun me zemrim! Mbrrijti te porta e me nje thuper n’dore E celi fill, pa gjete asnje pengim. |
||
<<Shpirtna t’keqij, ju te debuem qiellor, - filloi te praku I zi qe te kall date, - c’me rrini kryekecyem, more te gjore? |
||
Pse doni me deshir’n e larte me u mate? Me kot e pat kushdo ne rruge I duel; Si vuejtjet ju a randoi, sa here e pate! |
||
C’ju vlen qe fatit s’doni m’iu perkule? Cerberi juej, ne se mire e kujton, Per pandigjesen mbet me mjekrren zhgule.>> |
||
Dhe u kthye ne rrugen pis; e kah kalon Aq qe na flet; ne paraqitje ngjan Si ai, qe kujdes tjeter e mundon |
||
E nuk ka sy per cka I ndodhet prane; Atij qyteti nisem me iu qase, Mbeshtete ne fjalet shenjte qe kish thane. |
||
Dhe hyme atje, pengese kurrkund pa hase; Kah kishja me shikue deshire te madhe Se c’ndodh, c’mundime ka mbrenda kalase, |
||
Syte anekand I solla n’ate kala dhe Perpara meje u shtri nje hapesine, - Vec vuejtje t’randa kish asaj germadhe. |
||
Si n’Arl, ku ujte e vet Rodani shtrin, Si dhe ne Pole, atje perbri Kuarnari, Qe lag e ast kufi per Italine, |
||
Gjithe vendin larmojne varret andej pari, - Ashtu krejt gropa-gropa ish ai rrah, Vecse denimi atje ish ma barbari; |
||
Se neper varre vlonin flake gjithkah E aq teper ato zgore ndezun ishin, Sa zjarr ma shum s’do hekri per me u rrahe. |
||
Rrasat e tyne n’kambe mbi krye u rrishin, Shperthente nga ato gryka britme e gjame, Flaka te mjereve u digjte mishin. |
||
<<Mesues, kush jane keta, thashe, qe t’shperndame gjinden nder keto zgavrra skuqun prush e bajne keshtu nga dhimbjet tue ofshame?>> |
||
E ai: <<Gjithe hereziarket njikjo fushe Me ndjekes te cdo sekti I ka mbeshtjelle, Sa s’ta merr mendja varret plot jane mbushe. |
||
I ngjashmi me te ngjashmin n’grope asht thelle, Varret si te jete faji jane te zjarta.>> Pastaj, nga e djathta si filluem me u sjelle, |
||
Kaluem mes vuejtjesh dhe muresh te larta. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 23-07-2004, 16:52