Pepili/Komedia Hyjnore/66
K. VIII: Rrethi i pestë (fundi). - Flegjias. - Filip Argjenti. - Muret e qytetit të Dites.[1]
Ju them, tash qe vazhdoj tregimin tim, Se na ende te pirgu s’kishim mbrrijte, Kur syte nga maja e tij vane fluturim |
||
Te nja dy flake, qe pame tue vetetite, E ‘j tjeter, vrik qe u gjegj ne largesi Aq mekte sa synit fare me I rreshqite. |
||
Iu solla atij deti plot urti: <<C’jane keto flake? – fillova une me e pyete. – C’thote tjetri zjarr? Kush jane shkaktare te tij?>> |
||
E ai m’u gjegj: <<Tue ca valen e ndyte Tash ke me pa ate qe te con kah rrathet E ferrit, n’se ky tym nuk t’I zen syte.>> |
||
S’ka kordhe te flaki nje shigjete ma shkathet, Qe ajrin ta pershkoje ma shpejt gjithmone, Si pashe une nje lundrice te shpejte, te hajthet, |
||
Mbi uje n’ate cas tue shkite kah ana jone; Nje lundertar e ngiste si rrufe, Tue thirre: <<Tash m’re ne dore, o I patenzone!>> |
||
<<Flegjias, Flegjias, me kot e ke ti kesaj here, - imzot nis e I drejtohet, - vec per kete gjol, per tjeter ne s’na ke!>> |
||
Si njaj, qe nje genjeshtre I kujtohet, Qe I asht kurdise, edhe e pushton trishtija, Ashtu, zemrue, Flegjiasi atbote ndei ftohet. |
||
Prisi shkoi n’varke I pari e une mbas tija Dhe prane e prane te dy na u ulem mbrende; Vetem kur une u futa, u mbush anija. |
||
Kur une e prisi gati u bame me u ende, E lashta varke filloi ujin me e ca Ma thelle se kur, ngarkue me shpirtna, rend. |
||
Ndersa mbi brrake te vdekjes zune me nga, Dikush me duel krejt llum, si djall tamam, E tha: <<Si ti kaq shpejt te na ke ra?>> |
||
E une: <<Pse erdha, ktu me ndeje nuk kam. Po ti kush je, surrat, ti kurr mos qofsh,>> M’u gjegj: <<Shikome, nje qe po qan une jam!>> |
||
E vete at’here: <<Me zi e vaje e ofshe Ti mbetsh ku je, o shpirt I mallekuem! Te njoh, sado me lluce ti u mbulofsh!>> |
||
Kah lundra dueret zu ai me I drejtuem, Por n’cas mesuesi e shtyni ate mekatnuer Tue brite: <<Ik me qej tjere, qen I terbuem!>> |
||
Pastaj ne qafe m’I hodhi ato duer: <<O shpirt krenar, - me tha tue m’puthe ne balle, - e lumja ajo, qe t’mbajti ne krahnuer! |
||
Ky qe nje mendjemadh sa qe I gjalle, Nje t’mire s’e bani t’ia stoliste jeten, Prandej ne shpirt asht nga terbimi kalle. |
||
Sa jane asish, qe hiqen lart si mbreten, Qe si derrat n’kete brrake kane me mbarue, Turp edhe marre pas tue lane per veten.>> |
||
E une: <<O pris, sa kisha me deshrue Qe mbrende ne lang ta shoh te zhytun mire, Para se kete liqen te kem’ kalue!>> |
||
<<Para se t’shohesh, - tha kah une tue prire, - bregun nga larg, ti fort do ngopesh syne, ia vlen te plotesohet kjo deshire.>> |
||
Nuk kaloi shume pashe se si e shkyen Ate mekatar do shpirtna llom te bame; Dhe sot per ate qe pashe falnderoj Hyne. |
||
<<Yrysh n’Argjentin!>> - t’gjithe leshuen piskame; e fiorentini, shpirti I cakerdisun, mishin e vet e grinte vete me dhambe. |
||
Dhe e lame. Ma nuk po flas, si pata nise une. Nje gjame nder veshe erdhe e m’u shkrep si shqote, Sa syte I hapa faret I shastisun. |
||
<<Tashma, o bir, - mesuesi nis e thote, - afrohet Dite, orezi qytet, me qytetare te vet e tmadhen frote.>> |
||
E une: <<O pris, qyshe tash, ja, minarete Po I shoh thelle ne lugine te bame keze; Dhe ngjajne thue se dikush nga zjarri I qet.>> |
||
M’u gjegj: <<Nga flaka e amshueme, qe I ka ndeze, I kuq krejt duket pirgu I vrerosun, Si ti po e vren ne kete sketerre te zeze.>> |
||
E na iu futem lumit, thelle groposun, Qe rretheqark I shkon kalase se ngrate, Muret e saj m’u duken t’celnikosun. |
||
Mbasi na bame nje t’sjellun mjaft te gjate, Rame ne nje breg, ku I forti lundertar: <<Dilni! Hymja asht ketu!>> - tha tue vikate. |
||
Me mija pashe mbi dyer asish t’pafare Pikue nga qielli, qe idhnue e prekun Thrrisnin: <<Po kush, kush asht ky shtegetar, |
||
Qe ende pa vdeke po I hyn mbretnise se vdekun?>> I urti pris u bani shenje me krye Se donte ne nje ane me ta me u pjekun. |
||
At’here, pak ate inat si e mbajten ndry, Briten: <<Eja ti I vetem! Le te shkoje Ai qe ketu kaq me guxim ka hy! |
||
Vetem rrugen e cmendun ta pershkoje Ne qofte I zoti; ti qendro me ne, Qe n’shteg te zi iu bane pararoje.>> |
||
Mendo, lexues, si mbeta shtange e zbe, Kur fjalet e mallkueme I degjova, Nga frika se kurrma s’do kthej mbi dhe. |
||
<<O prisi im I shtrenjte, qe n’sa e sa prova jeten me ke shpetue e me ke nxjerre nga ai rrezik I madh, ku u ngujova, |
||
te vetem mos me len ketu ne ferr; e n’qofte se me shkue tutje s’asht gjikue, t’I gjejme prap gjurmet tona, gjate pa e tjerre.>> |
||
Edhe imzot, qe aty me kishte cue, Me tha: <<As mos ki frike, as mos u tund, S’na e ndal kush rrugen tone, - kjo asht caktue! |
||
Ketu me prit, shpirtin qe t’u lekund Forcoje dhe ushqe te ambel shprese, Se kurr nuk do te la n’kete ferr pa fund.>> |
||
Keshtu ai shkoi, me la ajo krijese E dashun si nje babe hutue pa mase, E <<po>> e <<jo>> m’perleshen mbrenda krese. |
||
Nuk munda te degjoj cka shkoi t’u flase, Por shum nuk ndei me ta ne bisedim, Se te gjithe ngane keshtjelles me iu rrase, |
||
N’fytyre ia mbyllen portat prisit tim Anmiqet tone, ai mbet rrethue vetmije E u suell kah une ngadale e me trishtim. |
||
I mbante syte perdhe, e zeze nje hije I kishte ra dhe thonte me pshertime: <<Kush s’po me len t’I hyj ketij vend zije?>> |
||
Me tha: <<Ne m’pafsh tue u gri me vehten time, Ti mos u tremb, une cdo pengese do thej, Sado keta t’na qesin kundershtime. |
||
S’asht hera e pare qe dalin mendjemdhej; Dhe n’tjeter porte te tille na dolen, por Qyshe atehere ajo pa shula ndei. |
||
Mbi te ti pe mbishkrimin vdekesor; Ja, permes saj, tash tatepjetes thelle, Tue pershkue rrathet vetem e pa zor, |
||
Zbret ai qe do I hape dyert kesaj keshtjelle.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 23-07-2004, 16:51