K. XXXIII [1]

4
Nanë virgjineshë, ti bija e tand bir,
mbi çdo krijesë e prunjtë e madhështove,
nga khilli i amshuem cak i vendosur mirë,
7
ti je ajo, që natyrën njerzore
e ngrite aq, sa vetë krijuesi unjí
me u ba krijesë e saj s'e pat për kore.
10
Pishtar mesdite je, në botë t'këtushme,
i dashunisë, e poshtë për njerzt e shkretë
ti je shpresë gurrë e pashterrueshme.
13
O zonjë, kaq je e madhe e vlerë ke vetë,
sa kush don hir edhe te ti s'vrapon
dëshira e tij don t'fluturojë pa fletë.
16
Me mirsinë tande ti jo veç ndihmon
atë që të lyp, por shpesh ndër të veshtira
pa t'u drejtue endè ndihmë i shkon.
19
N'ty dhimbsunija dhe në ty mëshira,
n'ty bujarija, asht bashkue te ti
e të gjitha krijesavet e mira.
22
E ky, që nga ajo golle e largët, që rri
n'fund të gjithsisë, deri këtu ka pamë
gjendjet e shpirtnave nji e nga nji.
25
hir të kërkon t'fuqishëm aq me e bamë,
sa t'mundet me i naltue sytë varfanjakë
deri atje lart te vetë shpëtimi i mbramë.
28
E unë, që kurrë për vehte në aq flakë
s'u ndeza sa për te, lutjet e mija
t'i shtroj, dhe lus t'mos duken gja e pakë,
31
që vdekësisë së tij t'i zhduket hija
me atë uratë, që ti për të do kesh,
i t'lartit gzim t'i çfaqet madhështija.
34
Edhe të lutem ty, o mbretëneshë,
që ban çka don, shëndosh t'ruejsh mbas hareje
të kësaj pamje ndjenjat e'çume peshë.
37
Çdo hov njerzor me rojen tande theje!
Beatriçen shih edhe të tjerë të lumë,
për lutje time bashkonjë duert drejt teje!"
40
Dy sytë, nga Hyu t dashun, të nderuem,
ngulë në gojtarin, më dëshmuen krejt qartë
se e gazmojnë të amblat lutje shumë;
43
pastaj vështruen t'amshuemen dritë të lartë,
te e cila mundësi s'ka se si me u prirë
shikim prej ndoj krijese aq i qartë.
46
Unë, që te caku i mbramë për çdo dëshirë
po afrohesha, ashtu sikur u donte,
flakn' e dëshirës pashë se m'bahej firë.
49
Bernardi buzagaz me shenjë më thonte,
që të kundroja lart; por tashma vetë
i atillë isha sikur ai dëshironte;
52
se sytë e mi, ba ma të kthillë, përpjetë
rrezes iu ngjitshin gjithnjë e ma
të dritës s'lartë, që s'veti asht e vërtetë.
55
Tani ma i aftë shikimi im u ba
se shprehja jonë, që n'atë të pamë prapsohet,
e prapsohet kujtesa, aq tue i msha
58
Si ai që she një andërr dhe e ngrohët
i ngel përshtypja e asaj që ka andrrue,
dhe kurrgja tjetër má nuk i kujtohet,
61
i tillë tash jam, se gati asht tue m'u shue
vegimi, por endè cirka ambëlsine,
burue prej tij, në shpirt ndjej tue m'pikue.
64
Kështu shkrin bora n'diell prej ngrohtësine;
kështu mes gjethesh lahtas në puhi
humbiste profecia sbiline.
67
O e madhja dritë, që ngrihe aq n'lartësi
mbi çdo koncept njerzor, kësaj së shkerete
mendje, si iu çfaqe, çfaqju pak përsri,
70
han gjuhën time me aq forcë në vete,
sa 'j xixë të lumnisë sate lavdiplote
të mundem me e kalue ndër kavaljete;
73
se, sado pak ajo të m'u kujtote,
dhe sado pak ta kndoj ndër vargëzime,
ma shumë do merret vesht fitorja jote.
76
Nga rrezja e gjallë e e mrehtë si ritë vetime,
që e barta aq, një ças t'i kisha hjekun
sytë, do humbisja vetëdijen time.
79
Për këtë arsye m'kujtohet se e kam ndjekun
arë rreze me aq guxim, dersa aeita
me vlerën e pafund me pasë t'përpjekun.
82
O hir mbushllues, ti hov më dhe që u ngrita
për t'ia ngulë synin dritës që s'shterrohet
me aq ngulm, sa pati forcë e syvet drita!
85
Në mbrendësinë e saj pashë si thellohet,
me dashurinë e lidhun n'një vëllim,
çka nëpër rruzullimn shfletësohet:
88
substanca e rastësia në veprim
si frymë më frymë mes tyne, kësisoj
çka unë po them asht veç një vezullim.
91
Kësaj nyje ia pashë, kështu besoj,
formën universale veç së largut,
se tue thanë këtë, ndjej se ma shumë galdoj.
94
Vetëm ai ças për mue asht shkak letargut
ma se njëzetepesë shekuj me radhë,
që kur Neptuni pa hijen e Argut.
97
Mendja kështu, rrëmbye nga ç'kish përballë,
e mbledhun vrente, e ngulun dhe e patundun,
dhe për kundrim shkonte gjithmonë tue u kallë.
100
Para asaj drite mbete i palëkundun,
sa të lëvizësh sytë, atje vendosun,
kah një gja tjetër asht krejt i pamundun;
103
se e mira, ku vullneti don me sosun,
e tanë bashkohet n'te, dhe jashtë asaj
e metë veç asht çka asht atje e përsosun.
106
E përsa munda në kujtesë të mbaj 
gjuhën do kem të shkurtë, si një ferishte,
që n'gji të nanës njom buzën e saj.
109
Jo se ma shumë se j' pamje të thjeshtë kishte
n'atë dritë të gjallë, madhshtore n'paraqitje,
që asht gjithmonë e tillë asht si ishte;
112
por se forca vrojtuese kishte ngritje
në mue, që kqyrja, e e njata dukuni,
tue ndryshue unë, pësote përtëritje.
115
Në t'thellën e të qartën qenësi
të dritës s'lartë tre rrathë pashë atëherë
me tri ngjyra e të njajtën gjanësi;
118
Njani në tjetrin si ylberi n'ylber
feksohej, dhe i treti dukej flakë,
që kndej e andej merr jetë njëlloj përherë.
121
Oh, sa e vorfën asht e forcë-pakë
shprehja për këtë koncept! Kjo më mundon,
se e di se fjala "pak" prap është e pakë.
124
O dritë e amshueme, që n'vehte qëndron, 
vehten kupton, nga vehtja e kuptueshme
dhe, tue e kuptue, vehten gëzon e don!
127
N'atë rreth, i cili si dritë e feksueme
dukej se ishte i lindun nëpërmjet
teje, si i dhashë përqark një të kundrueme,
130
përbrenda tij, e po me ngjyrë të vet,
m'u duk pikzue vetë pamja jonë njerzore;
ndaj syni im tue e soditun mbet.
133
Si asht gjeometri, që rri ngulë përore
rrethin tue matë, e s'gjen, si ka nevojë,
sado mendohet, bazën parimore,
136
kështu qeshë unë n'atë pamje, si pasojë
dëshrja me kuptue si iu përvishte
fytyra rrethit, n'te si mund t'qëndrojë;
139
por e tillë punë për flatra t'mija s'ishte;
goditë at'hera qenë mendë e mija
nga 'j dritë-vetimë, shpjegimin mbrendë që e kishte.
142
Së lartës fantazi iu pre fuqija;
dëshirën, tash, vullnetin tim vazhdueshëm
sillte, si rrotë nën shtytje t'njajtë. Dashnija,
145
që lëviz diell e yj të vezullueshëm.

  1. DANTE ALIGIERI, "Komedia Hyjnore", Botimi i dytë, Redaksia e botimeve "RILINDJA", Prishtinë, 1981