Pepili/Komedia Hyjnore/59
K. VII: Rrethi i katërt. - Plutoni. - Koprracët dhe dorëlëshuemit. - Fati. - Rrethi i pestë. - Këneta e Shtigjes. - Idhnakët[1]
<<Pape Satan, pape Satan aleppe!>> ia filloi Pluti me te shkyemin za; dhe I urti, qe e kuptoi ate gjuhe gazepe, |
||
tha me m’trimnue: <<Frike mos te kesh, s’asht gja, se ai, sado te madhe t’kete fuqine, s’do na ndaloje me I zbrite kesaj kala.>> |
||
Pastaj fytyr’-mufatnes egersine: <<Hesht, ujk I zi! – I briti me potere, - griju permbrenda edhe shuej menine! |
||
Nuk zdryp ky pa arsye n’kete pus per mnere, Keshtu u vendos atje ku Shen Mehilli Idhte u hakmuer, dhunuesit hodh n’gomnere.>> |
||
Si velat e gufuem, qe n’hapsine qielli Vrik shkrehen, porsa e then era mizore Dyrekun, njashtu ra bisha njefilli. |
||
Dhe zbritem na ne t’katerten gropore, Bregut anash tue I ra, krijue me ruejte Te zezat e gjithe fares njerezore. |
||
O drejtesi hyjnore, kush ka mujte Kaq shum tortura e dnime me bashkue? Pse na per fajet tona kaq me vuejte? |
||
Si mbi Karibd, ku dallga e terbue Me dallgen qe I vjen ndesh rrin tue u perleshe, Ashtu njerzit n’shoshojne ketu jane cue. |
||
Turme ma te mdhe kurr nuk kisha ndeshe, Dy cetash nda, luronin me terbim, Shkambij tue rrokullise me gjoks perveshe. |
||
Perplaseshin, e mbas atij takim Mbrapa seicili kthehej tue vikate: <<E ti pse ruen?>> <<E ti pse s’ban kursim?>> |
||
I binin t’errtit rreth keshtu per t’gjate, Drejtue nga te dy anet ne nje pike, Me ritem tue ia thane t’zezes urate; |
||
T’mbrrimen ne cak, te gjithe, sikur me hike, U zmbrapshin n’ate gjysme harku, n’sulm gjithmone. E une, qe n’zemer ndjeja si nje thike: |
||
<<Mesues, - I thashe, - cfare shpirtnash t’patenzone jane valle keta? Mos jane te gjithe priftrij kta percerruem kendej nga e majta jone?>> |
||
E ai: <<Aq perdeshkurte e te keqij Ishin gjithe keta shpirtna me te gjalle, Sa nder shpenzime s’dijten kurr kufij. |
||
Kete mkat me lehje t’veta rrijne tue cpalle Kur vijne nga te dy krahet n’pike t’caktueme, Ku faji I kundert ma s’I len perballe. |
||
Kta qene priftrij, qe krejt e kane te rrueme Majen e krese, e pape e kardinaj, Nder t’cilet koprracija asht e teprueme.>> |
||
E une: <<Mesues, mes tyne keq nuk baj Sikur t’vihem me njohte ndonje per be, Qe e dij se qe I zhytun ne kete faj.>> |
||
Dhe ai m’u gjegj keshtu: <<Ti kot e ke; Nje jete per dic te mire s’dijten me u shty, Sa tash, krejt zhye, me I njohte I zoti s’je. |
||
N’kete rruge perpjete do rrijne tue shkue-tue kthye, Keta kendej prej varresh kane me u cue Me grushtin mbylle, e ata pa lesh ne krye. |
||
Shkrryesija e dorerrudhja I ka largue Nga e bukra bote, e po I shkapet ksodore, E, ne c’hall jane, ta zbukuroj s’po due. |
||
Sa tallje e shkurte jane t’mirat tokesore, Qe Fati kane dore, po e sheh, bir, vete; Per to perleshet skota njerezore. |
||
Se gjithe ari, qe ish o mund te jete Nen diell e hane, per shpirtnat e dermuem Nuk vlen qofte dhe nje cas me I ba te qete.>> |
||
<<Mesues, - I thashe, - a ban me ma treguem: c’qenka ky Fat, per t’cilin m’flet, qe vlere e pasuni nder kthetra mban shternguem?>> |
||
E ai atbote: <<O budallej te mjere, Sa fort paditunija ju damton! Tash po ta koj mendimin tim mejhere. |
||
Ai qe per dije t’gjithve ua kalon I kijoi qiejte e vuni kush t’u prije, Keshtu cdo pjese cdo pjeses I ndricon |
||
Kah ai baras shperndan driten e tij, Prandej per pasunite ne bote, n’ate ane Caktoi nje rregullues, qe ky te dije |
||
Ketij o atij populli me I dhane, Kesaj shtepi ma vone e asaj ma pare, Cka njerzit me ndryshue fuqi nuk kane; |
||
Nje popull zbret, nje tjetri I prihet mbare, Ne qofte se ai ka marre keshtu vendim, Ai qe I meshehun rri si gjarpni n’bar; |
||
Jo, dija juej s’I ban dot kundershtim; Ky parasheh, gjykon edhe vendos, Si zotat tjere te vetin ka sundim. |
||
Ndryshimet qe ai ban nuk dijne me u sose, Nevoja sa ma t’shpejte e shtyn me u ba, Shum vete prej tij jane ngrite e jane rropose. |
||
Ky asht, pra, ai qe e vene ne kryq pa da Dhe ata, qe duhet t’ia kendojne lavdine, Krejt kot I cpifen, gja nuk lane pa e sha. |
||
Por ne hare ai asht e hic nuk ndin; Me tjera krijese t’para, gezimplot, Sferen e vet vertit dheg jen knaqsine. |
||
Tani po zbresim ku ma shum ka lot; Perendojne yjte, qe tue u ngrite I lashe Kur n’rruge u vuna; e ma gjate s’rrij dot.>> |
||
Permes rrethin tue pre n’breg tjeter rashe, Te nje burim, qe vlon e teposhte zbret, Dhe nje kanal gerrye prej tij une pashe. |
||
Pak asht ate uje ta quejsh te zi kiamet; Gjithkund mbas vales turbull neper shtigje Shum te veshtira u futem thelle tejet. |
||
Ai prrue pastaj nje knete, te quejtun Stigje, Formon ma poshte, mejhere sa te kete zbritun N’ato te zymta e te mallkueme brigje. |
||
E une, qe rrija me sy hape, cuditun, Pashe shpirtna mbrende ne llum te zhytun mbare, Picak e ne fytyre te coroditun. |
||
Qellonin shoqishojne ata mkatare Me dore e kambe e parzem e me krye, U shkyejshin m’dhambe, tue u ba kortar-kortar. |
||
E prisi I urte: <<O bir, ktu jane tue u shkye Shpirtnat e gjithe idhnakve, - zu me thane, - Dhe ma beso cka jam tue te rrefye |
||
Se mu nen uje ka turme qe rrin e fshan E flluska ujet con, si ne kete rase Syni ta sheh ka t’siellesh anembane. |
||
<<Te trishtun qeme, - thone mbrenda lymit rrase; ne ajr te kthiell, qe e ndrit dielli me rreze, vec tym nder zemra tona kemi pase. |
||
Tash kemi pse trishtohmi n’balte te zeze.>> Kjo kange u gurgullon n’fyt tue u mbyte, Se fjala n’buze te tyne shkrep pa ndeze.>> |
||
Keshtu gati iu sollem knetes s’ndyte Perqark, mes bregut thate e mezit qulle, Syte ngule te ata qe thelle ne llum rrijne zhyte; |
||
E arritem tek e mbramja nen nje kulle. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 23-07-2004, 16:50