Pepili/Komedia Hyjnore/55
K. VI: Rrethi i tretë. - çerberi. - Grykësi. - Caku. - Dënimi mbas gjyqit të mbramë.[1]
Sa m’u kthye drita e mendjes, qe m’u shkim Nga mshira per te dy kunett e mjere, Qe zemren time mbushen me trishtim, |
||
Tjera mundime, te munduem te tjere Shoh rreth e rrotull meje, kahdo rri Tue ece, tue u sjelle, tue vrejte ne ate gomnere. |
||
Une jam n’rrethin e trete, ku bje nje shi I amshuem, I ftohte, I rande, - ai qofte mallkue; Qe s’di te ndrroje as ritem, as cilsi. |
||
Breshen e uje I ndyte me bore trazue Derdhen rreke nga ajri I terratisun; Qelbet mbare toka, uje e llom mbulue. |
||
Cerberi I eger, bishe e cakerdisun, Me ato tri gryka leh si qen taman Mbi njerez ne batak zhyte e gremisun. |
||
Gace syte e tij, e mjekrren zi katran, Barkun e ajun, duert me thoj te gjate, Shpirtnat gervish, I lnuer e cope I ban. |
||
Si qej I shtyn t’lurojne ajo shtergate; E tash e pare ne njanin krah tue ra, Tjetrin kerkojne me mprojte ata te ngrate. |
||
Cerberi, ai krymb I madh, porsa na pa, Dhambet na qiti nga ato goje t’shemtueme; Gjymtyre s’kish qe s’I dridhej per hata. |
||
Prisi, kah toka shplaket tue drejtue, me Te zezen balte grushtat perplote, fuqishem Ua hodhi mbrenda grykave t’deshrueme. |
||
Sikur nje qen, qe rri tue lehe furishem, Qetohet n’cas kur gjellen bren me dhambe, Se mendjen ka ne te, kah han urishem, |
||
Njashtu bulcijt s’I nxoren ma piskame Djallit Cerber, qe I leh asaj morije, Qe e shurdhe don t’ishte, mos me e ndi ate gjame. |
||
Ecnim mes shpirtnash, mbi te cilet bije I randi shi, qe I rrzon; filluem me shkele Mbi ata qe njerez duken, por jane hije. |
||
Te shkrryem pertoke mkataret kishin ngele, Vec njanit, qe u ngrit paksa me ndejte, Kur na shikoi mes tyne shteg tue cele. |
||
<<O ti,qe po I bje ferit me hap t’shpejte, - me tha, - hajt njihme, ne se I zoti je; ty t’bane ma pare se une u shbana>>. Drejte |
||
ia ktheva une: <<Ai ankthi I madh qe ke ndoshta s’me le t’kujtoj as si fytyre, sa m’ duket pa s’te kam ndonjehere mbi dhe. |
||
Por m’thuej ti cili je, qe n’kaq mynxyre Ke ra, e ky denim mbi krye t’ka mbete? Ma t’madh do kete, vec jo ne kete menyre!>> |
||
E ai m’u gjegj: <<Qyteti yt I shkrete, I mbushun sa me u derdhe me inat e smire, Me fali atje lart nje jete te qete. |
||
Ju, qytetaret, Cako m’keni thirre; Per mkatin aq damprus te grykesise Ky shi I rrebte po me dermon pa mshire. |
||
E s’jam mkatar I vetem mes duhise, Se gjithe keta njelloj I kane denue Per t’njajtin faj>>, - tha fjalet tue bitise. |
||
Dhe une at’here: <<O Cak, asht tue m’randue Kaq vuejtja jote, sapo shkrehem n’vaje; Por m’thuej, ne e dijsh, se ku ka me mbarue |
||
Qyteti im, qe asht perca me rraje; A gjen njeri te drejte; arsyen m’thuej, oh, Pse koken njani tjetrit don t’ia haje?>> |
||
M’u gjegj: <<Si t’vloje rremuja per shum kohe, Do derdhet gjak, ma e egra nder partite Tjetren do dboje, dhimbje e njerzi pa njohe. |
||
Por edhe kjo nga shkambi ka me zbrite N’te treten vjete; do marre fuqine ne dore Tjetra, me ndihme t’atij qe sot rri n’prite. |
||
Per kohe te gjate, mizore e madheshtore, Te tjeret kane me shtype, me I lane sa gjalle, Sado te qjane, te shajne keta te gjore. |
||
Dy jane te drejte, por kush nuk I ban mall, Kreni e smire e koprraci jane ba Tri xixat, qe mbare zemrat I kane kalle>> |
||
Keshtu mbaroi me te pervajshmin za. E une atbote: <<Gjithnje po kerkoj leje Nder te me bash, tue m’fole edhe paksa. |
||
Farinata, Tegiaj, njerz aq te deje, Rustikuci, Arrigu, Moska e tjere, Qe botes me I ba mire e paten zeje, |
||
Me thuej ku jane, me ban t’I shoh njehere; Deshire te madhe kam per ta te di, N’se I gazmon qielli a ferri I mbush me vner.>> |
||
E ai: <<I ke nder shpirtna ma t’keqi, Per faje tjera vend ma poshte kane zane; I sheh, ma thelle po t’zdrypesh n’ferr te zi. |
||
Te lutem emnin tim, n’harrese te lane, Kur t’kthjesh ne t’amblen bote, ne drite ma nxjerr; S’te gjegjem ma, e ma due me t’thane.>> |
||
Dy syte qe kqyrnin drejte iu bane cakerr, Me vrejti pak dhe poshte I dha ai krese, Tue ra me te, si qorrat tjere, ne terr. |
||
E prisi tha: <<Kurrma kryet s’do ta qese, Dersa burija e qiellit mos t’ushtoje, Kur forca anmike me gjikue do zbrese. |
||
Varrin e trishte seicili do zbuloje, Prap mish’n e vet do marre; ka me I shungllue Nder veshe cka perjetsisht do te degjoje.>> |
||
Keshtu kaluem neper ate llum, trazue E shpirtna e shi e breshen, dalngadale Per jete qe do te vije tue arsyetue. |
||
<<Pris, kjo torture, - ia solla keto fjale, - mbs atij gjyqit t’mbrame, valle a do shtohet, do zbutet, apo mbetet me kete vale?>> |
||
E ai ma ktheu: <<Gezimi edhe ohet I ndjen ma shum, si shkenca jep mesim, Nje qenje, kur ma shum perplotesohet. |
||
Ndonse gjithe ketta shpirtna plot mallkim Kurr nuk kalojne n’persosmenine e plote, Ma t’plote do jene fill mbas atij vendim.>> |
||
Rrotull iu sollem rruges neper shqote, Te dy pa da tue bisedue vec mbetem; N’piken qe zdryp ma thelle mbrritem atbote; |
||
T’madhin anmik, Plutonin, aty gjetem. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 23-07-2004, 16:48