Pepili/Komedia Hyjnore/49
K. V: Rrethi i dytë. - Minosi. - Mëkatarët e epshit. - Françeska da Rimni.[1]
Keshtu nga rrethi I pare mes erresise Ne t’dytin rashe; ketu honi ngushtohet, Por dhimbjet rriten, nxisin me kuise. |
||
Atje Minosi I zi hungron, terbohet, Te praku shqyrton fajet nji nga nji, Gjikon, denon sa here me bisht qarkohet. |
||
Kur ndonje shpirt I keq I del karshi, Vetiu ai c’ka ne zemer nis me nxjerre; Edhe gjykatesi, me mkatet di, |
||
Peshon ku duhet flake ai shpirt I bjerre; Bishtin per trup e lidh aq here, sa t’kete Ndermend me e zbrite te rrathet poshte ne ferr. |
||
Gjithmone perpara tij gjen mija vete, Cdo shpirt mbas rradhe shkon ne gjykatore, Flet e degjon, thik flaket tatepjete. |
||
<<O ti, qe zbret ne kete te zeze bujtore, - sa u kujtue per mue Minosi briti, tue lane ate zyre me randesi mbas dore, - |
||
me sa mend hyn, kujt I beson, o I ngriti, nga gjithe kjo dere e gjane ti mos u rrej!>> <<C’je tue hungrue? – prisi atbote ia priti, - |
||
rrugen e tij fatale mos e prej! Keshtu u vendos atje ku asht fuqija Per me vendose, e mos e shtyj ma tej!>> |
||
Tashti nder veshe ja ku me vjen trishtija E kanges aq te dhimbshme; tash kam ra Atje ku t’rreh e gjames s’rande furija. |
||
U futa ne nje log, qe drite ma s’ka E ulurin si deti ne stuhi, Kur trandet nga ere t’kunderta pa da. |
||
Tufani I ferrit, kurre qe s’ka qeti, N’vorbull te vet gjithe shpirtnat I perlan, I fshik edhe I vertit, tue u dhane trazi. |
||
Kur I kalojne rrepines aty prane, E kuje e vaje e ankim ma shum ushtojne, Kunder te Naltit gja nuk rrine pa thane. |
||
Keshtu, si pashe, perplasen n’shoqishojne Mkataret, qe per epshe jane denue, Qe andjes pa fre arsyen ia neneshtrojne. |
||
Si flatrat, qe I bajne dimnit tue flutrue Te rrasun grumbull gargujt endacake, Keshtu shpirtnat e kqij era e terbue |
||
Kendej e andej e poshte e lart I flak; Fare shprese kurr nuk mbajne ata te mjere Per prehje jo, po as per denim ma t’pake. |
||
Porsi kojrrilat, qe vajtojne n’per ere E vizatojne ne qiell nje varg te gjate, Ashtu pashe tue denese, e me potere, |
||
Hije rrembye nga e rrebeta shtergate. Dhe thashe: <<C’jane keta, pris, qe u ra per hise Te rrihen nga duhija e kesaj nate?>> |
||
<<E para e atyne, per te cilet nise me me pyete kush jane, - tha I urti pris, - perandoreshe pat qene permbi shum fise. |
||
Kaq thelle qe fute ne llum te flligeshtise, Sa bani ligje cdo andej te lejohet, Per t’mblue ate turp, ku ishte katandise. |
||
Asht Semiramis; n’fron, per te lexohet, Mbas Ninos hypi dhe qe nuse e tija; Tash prej Sulltanit toka e saj sundohet. |
||
Vrau ajo tjetra vehten nga dashnija, Besen ia theu burrit te saj Sike; Kleopatra ja, zhyte n’vese te keqija. |
||
Helenen shih, per t’cilen permbi dhe Aq kobe u reshen; t’madhin Aqilete Shiko, me dashunine ra ne bete. |
||
Paridin shih, Tristanin;>> mija vete Nder ata shpirtna m’I tregoi me gisht, Qe dashunija shkuli nga kjo jete. |
||
Kur mjeshtri m’I permendi hollesisht Te lashtat gra, kaloresit, meshire Ndjeva per ta, e m’u renqethen misht. |
||
Une zuna e thashe: <<Poet, me shum deshire Do flisja me ata t’dy qe s’bashku shkojne E aq lehte I siellka era e veshtire!>> |
||
M’u gjegj: <<Ti priti dhe, kur te kalojne Ma afer nesh, atyne lutju at’hera, - Per dashunine qe I ban do te degjojne!>> |
||
Kur n’anen tone me hov I solli era, U lshova za: <<O shpirtna te ngashruem, N’mos ju pengofshin, eni ktu nje hera!>> |
||
Porsi pullumba prej deshires ftuem, Qe krahehapun prejne ajrine pa u ndale Drejt s’ambeles fole, te permalluem, |
||
Njashtu ceten, ku asht Dido zemer-vale, Lane e flutruen drejt nesh n’ate ajr te zi, Kaq qe e forte thirrja, qe me shpirt m’kish dale. |
||
<<O njeri I mire e plot fisniki, qe zbrite me na pa n’kete vend mizor ne qe me gjak token e kemi ri, |
||
t’kishim mik ate qe rruzullin ka n’dore, do ta lutshim n’kete cas per paqen tande, mbasi ndjen dhimbe per t’zezet mekatnore. |
||
Per cka me ndi edhe me fole te kande: Na do degjojme e gjegjen kem m’iu dhane, Tash qe ka nise me ra dhe era e rande. |
||
Toka, ku syte se pari driten pane, Shtrihet n’ate breg, ku derdhet Po-hi n’det, Per me gjete paqe me ndjeksa t’vet te tane. |
||
Dashnija, n’shpirt fisnik qe hyn aq lete Per t’hieshmin trup e lidhi kete fatzine, Trupin ma rrmbyen e si: peng me ka mbete. |
||
Dashnija, qe ‘I dashnori I fal dashnine, Nga epshi I ketij me ndezi zhar, Pa mue as ketu, si e sheh, s’e gjen qetsine. |
||
Dashnija na flijoi mbi nje altar. N’Kaina rafte ai qe na la pa jete!>> Ja, keto fjale na thane ata qyqare. |
||
Kur une degjova ata shpirten t’shkrete, Koken e ula e ndeja gjate n’mendim, Dersa poeti tha: <<Pse ashtu ke mbete?>> |
||
E kur pergjegja, nisa: <<Oh, mjerim! Sa t’ambla mendime e sa deshira I shtyne ata ne kete te zi shtegtim!>> |
||
Pastaj keshtu, drejt tyne kur u prira, U thashe at’here: <<Franceske, keto renkime Po m’bajne me qa te trishtun nga meshira. |
||
Me thuej, ne koh’n e t’amblave pshertime Si e ne c’rase me njohe dashnine ju ra, Tue u perplite n’deshira e nder dyshime?>> |
||
<<S’paska idhnim ma t’madh, - m’u gjegj tue fsha, - se me mendue per kohet e harese n’mjerim e vaje, mesuesi e di kete gja. |
||
Por si dashnija nisi rranje te qese Nder zemra tona, n’dac me ta rrefye, Si ai do baj qe flet njiheri e dnes. |
||
Po lexonim nje dite, sa me u defrye, Per Lancilotin, si e zu dashnija; Pa fare dyshimi, vetem, krye me krye. |
||
Ma se nje here na u ndezen syte shkendija Nga ai lexim, e tinzash jemi kqyre, Por vetem ne nje pike na u pre fuqija. |
||
Kur na lexuem se e deshruemja ftyre Befas u puth nga nje dashnor I atille, Ky, qe nga une s’ndahet n’asnje menyre, |
||
Nder buze me puthi trupi tue iu dridhe; Galeot qe libri edhe ai q’e shkrojti, Q’ate dite leximit ma s’I gjetem fill.>> |
||
N’sa njani shpirt kete ngjarje na tregojti, Tjetri aq qante, sa nga dhimbja I prekun U fika krejt e zemra gjak m’pikojti; |
||
E rashe, si te kish ra nje trup I vdekun. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 23-07-2004, 16:47