Pepili/Komedia Hyjnore/42
K. IV: Rrethi i parë (Limbi). - Fëmijët e papagëzuar dhe paganët e virtytshëm. - Kështjella e njerëzve të mëdhej.[1]
Ma kputi menjehere gjumin e rande Nje bumbullime e madhe, sa qe u drodha Si nje njeri, qe fjete dikush e trand. |
||
E synin e pushuem rrotull e solla, Ngritun ne kambe, e ngulte hodha shikimin Me pa se ne cfare vendi une u ndodha. |
||
U gjeta me nje fjale une ne kalimin E shtegut drejt humneres se paane, Qe t’vuejtjeve pa numer mbledh gjemimin. |
||
E erret ish, pa fund, mjegull e tane; Sado t’ia ngulshe syte asaj gremine, Nuk mujshe me dallue nje send me thane. |
||
<<Po zbresim tash n’nje bote qorrue terrine, filloi t’me flase poeti krejt I mekun, - Une do te prij e ti m’eja mbas shpine.>> |
||
Nga ngjyra e tij e zbete fort mbeta I prekun E thashe: <<Kur tutesh ti, po une at’here? Sa here qe kam ra ngusht, ty te kam ndjeke un!>> |
||
E ai: <<Ankthi I ketyne njerzve t’mjere, Qe jane ketu, ne ftyre me pasqyrohet, Ti dhimbjen mos ma merr per frike e tmer. |
||
Te shkojme, se rruge e gjate prej nes kerkohet.>> E hyni ai, e hyna une mbas tij Ne honin qe prej rrethit t’pare qarkohet. |
||
Ketu, per cka e mundun ish me ndi, S’kish vaje dhe lotet s’rridhnin porsi gurra, - Pshertimat vetem dridhnin ate ajri. |
||
Vuejtje pa dhimbje ndjenin ato turra Njerzish te panumrimm e cete-e-cete, Femije te vegjel edhe gra e burra. |
||
Mesuesi I mire m’u suell: <<Ti s’po m’pyet Cfare shpirtnash jane keta qe po shikon? Para se t’vesh ma tutje, ta them vete. |
||
Keta s’mkatnuen, e gjithashtu s’mjafton Qe kane merita, mbasi s’u pagezuen; Pagzimi asht porta e fese qe ti beson. |
||
Pse para krishtenimit t’gjithe jetuen, Zotin s’adhruen si duhet n’lutje t’veta; Ne mes te tyne gjindem edhe une. |
||
Jo per mekat, na vec per kto te meta Kem’ humbe e ne kete mase jemi ndeshkue, Pa shprese gjallojme, deshrue na kalon jeta.>> |
||
Nga keto fjale fort zemra m’u gandue, Njerz njohta aty, qe gzuen t’madh vleresim, E pezull tash n’ate Limb jane tue qendrue. |
||
<<Tregome, Mesues, tregome, o zoti im, - thashe une, se doja t’kisha siguri per fene qe ngadhenon mbi cdo dyshim, - |
||
a nxuer njeri kendej merita e tij o e ndonje tjetri, n’qiell lumnine me rroke?>> Ai, qe kuptoi cka thashe me mshehtesi, |
||
Gjegji: <<I ri une ishe ne kete toke, Kur nje t’pushtetshem pashe ketu se ra Me shenje t’fitores vu kunore mbi koke. |
||
Hijen e atij qe babe njerzimi ka, T’birin, Abelin, e Noen na e mori, Mois ligjevusin, binde gjithmone pa za. |
||
Patriarke Abramin, mbret Davidin nxori, Izraelin me ate bij mejhere E me Rakelen qe kaq vjet ia bori; |
||
Ne qiell I coi keta e shum te tjere; E due ta dijsh se para tyne s’jane Shelbue kurr shpirtna njerzish ne sketere>>. |
||
Pse fliste, ecjen na s’e kishim lane, Neper nje pyll per te kalue na u donte, Vecse nje pyll prej njerzish anembane. |
||
S’e kishim lane aq larg rrugen, qe t’con te Ai vend, ku une zgjova, kur nje shkulm Flake emisferin nisi te ndriconte. |
||
Ende s’kishim arrite tamam n’ate kulm, Megjithate mund t’shihej ndonje fije C’njerz kishte aty, mbulue me lavd e zulme. |
||
<<O ti, qe na nderon e art e dije, kush jane keta rrethue me kaq nderime, qe s’jane sikur te tjeret zhyte nder hije?>> |
||
<<Naim I tyne, - I gjegji fjales sime, - qe ende kumbon n’ate bote e s’shuhet ma, nxjerrun u ka nga qielli lehtesime.>> |
||
Nderkaq degjova befas si nje za: <<Rrugen leshonia t’lartit nder poete, u kthye hija e tij, qe nes u nda.>> |
||
Porsa ai za pushoi e mbet I qete, Kater hije t’madhnueshme kah na rrane, Trishtim as gaz n’fytyra s’u pashe vete. |
||
Mesuesi I mire spjegim desh me me dhane: <<Ma kqyr njate me shpate ne dore, - ma bani, - para te treve vjen si zot I rande. |
||
Ai asht Homeri, nder poete sovrani, Tjetri Horaci, I njohtun per satire, Ovidi I treti, e ne fund Lukani. |
||
Mbasi, njashtu si zani pare m’ka thirre Nje emen qe te gjithve na bashkon, Me presin me nderim, edhe bajne mire.>> |
||
Te bukren shkolle pashe prisin kah rrethon, Shkoll’n e atij zot te kanges ma te ngritun, Qe mbi te tjere si shqipja fluturon. |
||
Si biseduen paksa krye m’krye avitun Kah une u sollen e me pershendeten; Buzqeshi per kete nder mesuesi I ndritun. |
||
E nder dhe ma te madh me dhane kur n’ceten E tyne me radhiten aq te zgjedhun, Te gjashte mes asaj dije e pashe veten. |
||
Kah drita shkuem ashtu se bashku mbledhun E per c’u fol me duket heshtja ar, Si dukej ar atje fjala tue rrjedhun. |
||
Ne fund ia behem te nje kshtjell krenar, Shtate here me t’larta ledhe I rrethuem, Mbrojte nga nje lum I bukur, qe pa fare |
||
Mundi, per toke si t’ishim, e kaluem; Shtate dyer me ata mendtare pershkuem pa u ndale Dhe arritem n’nje livadh te gjelberuem. |
||
Njerz pashe atje, qe t’vrenin thelle, ngadale, C’I madh autoritet n’ato tipare! Rralle flisnin, por u kish hije cdo fjale. |
||
Ma tutje u shtyme at’here n’ate toke bujare, Te ‘j vend I larte, I hapet, plot me drite, Prej ku te gjithe I shihnim kjartas fare. |
||
Ngri n’kambe atje mbi bar te blere qe shndrit M’u cfaqen shpirtna for ne za mbi toke, Per cka une mburrem edhe ne kete dite. |
||
Elektren pashe se bashku me sa shoke, Njofta nder ta Hektorin edhe Enene, Sy-orrl Cezarin, arm’t kreshnike rroke. |
||
Kamilen pashe, e pashe Pentesilene Nga ana tjeter; dhe njate mbret Latinin Me bij’n e vet, Lavinjen, aty e vren. |
||
E pash dhe Brutin, qe deboi Tarkuinin, Lukrecjen, Juljen, Marcjen, Korneline; Te vetem, ne nje ane, pashe Saladinin. |
||
Pashe mjeshtrin, qe meson ata qe dijne, - Ma nalt kur e drejtova vrejtjen time, - Mes filozofesh tjere e kish seline. |
||
T’gjithe e kundrojne e t’gjithe I bajne nderime, Te dy I pashe – Sokrat edhe Platon, Qe jane ma afer tij ne meritime. |
||
Pashe Demokrit, - me rast boten perfton, - Diogen, Anaksagore edhe njate Talin, Heraklit, Empedokel e Zenon; |
||
E pshe dhe ate qe me hiti mblodh <<quale>>-in, Per Dioskoridin flas, verejta Orfene, Tulin me Linon dhe Seneke moralin; |
||
Euklidin gjeometer, Ptolomene, Galjen e Avicene e Hipokrat, Te madhin kmentues, Averroene. |
||
S’mund t’I permend te gjithe e t’shprehi ate Qe tema e madhe lyp e nxit te shtillet, Sa syni sheh, shpesh goja s’ka takat. |
||
Vec dy nga t’gjashtet mbetem; tash I siellet Nje rruge tjeter prisi mendjedrite, Me m’qite nga ajri I qete n’ajrine qe dridhet; |
||
Dhe mbrritem te nje vend qe gja s’e ndrit. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 22-07-2004, 11:50