Pepili/Komedia Hyjnore/208
K. XXXII Rrethi i nandtë. - Koçiti. - Mashtruesit e atyne që të besojnë. - Brezi i parë (Kaina). - Tradhëtart e të afërmeve. - Kontate Mangonës. - Kamiçon de' Pacci. - Brezi i dytë (Antenora). - Tradhëtarët e atdheut. - Bokka deli Abati. - Buozo da Duera. - Konti Ugolin dhe kryepeshkop Ruxheri.[1]
Te kisha varg te ashper e te cjerre, Sic I ka hije gropes se deshprimit, Ku kane themel shkambijt e ketij ferr, | |
Une do te mblidhja ajken e mendimit, Porse te tille mbasi s’e kam une zane, Jo krejt pa frike jam tue ia hy tregimit, | |
Se s’asht nje pune qe I dilet lehte m’ate ane T’pershkruhet si asht fundi I dynjase, S’mjafton nje gjuhe qe thrret vec <<babe e nane>>; | |
Vashat te me ndihmojne si ne ate rase Kur mbylli Anfjoni Teben mbare ne shkrep, Qe fjala ime ngjarjes t’I pergjase. | |
O frote e keqe, ra ne kete gazep, Qe ta permend vec kam veshtiresi, Ma mire te kishit qene ju dhi e sqep! | |
Kur na u gjetem n’fund te pusit t’zi, Nen kambet e viganit poshte tue u kredhe, Edhe te naltin mur po vreja ngri, | |
M’thirri dikush: <<Kamben ku je tue e hjedhe? Ec ma ngadale, mos t’shkelesh gabimisht Krena velleznish, oh, te mjere, ne zgjedhe!>> | |
U solla e pashe, perballe e njekohesisht Nen kambe te mija, akull nje liqe, - Jo porsi uje, si xhami krejt ai isht. | |
Shtrese ma e dendun asnjehere s’asht nde Dimnit mbi rrjedhe t’Danojes n’Osterlik, As ne Tanaj nen qiell acar tane re, | |
Sikur aty; vete mali Tambernik Ra t’I kish siper ose Pjetrapani, As n’zgrip te holle ky xham s’do kish ba <<krik>>. | |
Si kryet qet zhaba ujit jashte e zani I kuakjes ndihet, kur cdo nate te thuesh Korrjet fshatarja andrron qe diten bani, | |
N’fytyre irnue, ku turpi del per fushe, Ishin hijet qe vuejshin n’akullnaje, Dhambet tue krise si sqepin ndo’j kanushe. | |
Seicila poshte e mbante kryet e saj, Nga goja cingerima, dhe trishtimi Nga syte u cfrente, mbyte nder lot rrekaje. | |
Si kqyra rretheqark, at’here shikimi Nder kambe me zbriti e pashe dy aq shternguem, Sa floket bashke ngatrrue u ishin shqimi. | |
<<Tregoni ju, qe rrini t’perqafuem, - u thashe, - kush jeni?>>. Qafat tue I kthye, kah une fytyrat soll’n ata te shuem; | |
t’ujitun mbrende I kishin ata sy, lotet nder buze u rrodhen e acarija ne cas I ngriu, qepallat tue mberthye. | |
S’ka lloz qe te mbertheje me grremca t’tija Dy druj ma fort; si sqep tue e perpjeke, U ndeshen koke per koke ndeze nga menija. | |
E njani, qe dy veshet ia kish hjeke Acari I madh, krye ulet zu me thane: <<C’na vren si ne pasqyre? N’se je tue u rreke | |
me I njohte keta te dy te mjere kush jane, dije: ku zbret Bizenco ate lugine e paten bashke me Albertin, me babane. | |
Nje barku dolen; mbare ti kete Kaine Mund ta kerkosh, por s’gjen nje shpirt, jo, ma Te denje se kta me u fute ne xhelatine; | |
As ate, qe parzmi e hija e tij u ca Nga heshta e Artus me vrull tek s’ve; As Fokacjon; e as kete qe n’qafe m’ka ra | |
Me ate krye aty e te shikoj s’me le, Ky quhej Sasol Maskeroni, por Ne qofsh toskan e din se cili qe. | |
E qe mos te me bah te flas me zor Ta dish se qeshe Kamicjon Pacci due, Karlinin pres te dal ma pak fajtor.>> | |
Pastaj une pashe fytyra mavijue Nga t’ftohtit; edhe tash me vijne mornica, E do me vijne, ate akull tue kujtue. | |
Ndersa udhtonim ne t’amshuemet ngrica Drejt qendres, peshat qe I thith unji, E kruspull une po dridhesha nga rrica, | |
Per dashje, rast o fat, une nuk e dij, Por, ja, nder ato krena tue barite, Shqelm fort I rashe nje shpirti ne turi. | |
<<Ti pse me vret? – me tha tue qa e brite. – N’mos erdhe me u hakmarre ma me terbim Per Montapertin, pse po me merzit?>> | |
E une: <<Me prit paksa, mesuesi im, T’I lyp disa sqarime ma te holla, Pastaj sa t’duesh te ndjeki me nxitim!>> | |
Prisi qendroi; e shpirtit une iu solla, Qe shamje e mallkime villte goje: <<Po kush je ti, qe s’pran tue qitun bolla?>> | |
<<Thuej ti kush je, - m’u gjegj, - qe neper troje t’Antenores shqelmon ti krena tjere? Te ishe I gjalle, kaq fort s’do mund qelloje!>> | |
<<I gjalle une jam, - I gjegja menjehere, - qe t’marr shenim ty duhet te vije mire, ne qofte se don ti emnit me I dhane vlere.>> | |
E ai ma ktheu: <<Une tjeter kam deshire, Por hiqmu qafe, koken mos ma caj, S’asht vendi ky ku shiten lajkat lire!>> | |
Hijes ia ngjita shi te zverku I saj E I thashe: <<O po me gjegjesh njitash holle Ose t’I ckula floket me gjithe rraje!>> | |
Por ai m’u suell: <<Ti kot je tue u lodhe; S’do celi goje e asgje nuk te tregoj Dhe po t’ma bajsh rradaken fare tolle!>> | |
N’sa flokve une ia kishe ngule me thoj E I ckulja tufe-e-tufe e fije-fije Dhe ai koke-ule luronte, nje za ushtoi: | |
<<Mos brit ashtu, o Boke, se s’te ka hije! Ti mjaft me nofulla na cave kryet Edhe pa lehe! C’dreq t’hyni kish ta dije?>> | |
<<Tashti, - I thashe, nuk kam nevoje me t’pyete, trathtar I mbrapshte! Do dij cka te tham, po, ne tjetren bote per ftyren tande t’ndyte!>> | |
<<Thyej qafen, - tha, - e cka te duesh trego! Por, n’dalsh kendej, mos rri pa ma permende, Kete shokun gojecthurun ma kujto! | |
Qan, se mbas arit t’Frances ai pat rende. - E pashe ate nga Duera, - ka per t’thane, - atje ku I mbajne per fresk mkataret mbrende. – | |
Ne qofte se ty te pyesin ke kish prane, Thuej afer Bekerine ati’ I kam gjete, Qe fiorentinet qafes n’sharre I rane. | |
Ma tej Xhian Soldanieri besoj t’jete Dhe Geneloni e Tebaldeli rrine, Dyeret ia celi ky Faences fjete.>> | |
Na tutje ishim shty n’ate akulline, Kur pashe une dy te mardhun ne nje grope, Koken mbi koke si ksula mbi kaptine; | |
Si hahet nga urija buka cope, Ashtu ai siper tjetrit iu lshue drejte Mes truve e qafes, e nuk kish te ngope. | |
Ma fort Tideu besoj nuk ia ka brejte Dy tamthat Menalipit nga inati, Se ky qe I grinte rrashte e tjera krejt. | |
<<O ti qe shfren siper ketij te ngrati gjithe ate urrejtje e je tue e lane pa krye, tregome arsyen, cfare faji ky te pati? | |
N’se me te drejte, - I thashe, - ti je tue shfrye, Tue dijte kush jeni e pse keshtu ju gjeta, Ne boten lart une kam me ta shperblye, | |
Ne qofte se nuk me thahet gjuha e shkreta.>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:20