Pepili/Komedia Hyjnore/201
K. XXXI Pusi i viganëve. - Nembroti. - Fialti. - Anteu.[1]
Vete gjuha, qe m’kafshojti pak ma pare Aq sa nga turpi faqet me qene ndeze, Ambel me dha ma vone sheruesin bar. | |
Keshtu kam ndi se bante heshta e zeze E Akilit dhe e te jatit, - t’therte vete Dhe ishte per sherim e vetmja shprese. | |
Shpinen ia sollem na lugjes se shkrete Dhe bregun, qe e qarkon ane e per ane Tue e pershkue, mbylle goja na kish mbete. | |
S’ishte as dite as nate atje, me thane, Syni prandej dallonte vec sa grima; Kur, ja, nje brini ia degjova zane, | |
Shuhej perpara tij dhe bumbullima; Drejt meje ai za flutroi mes erresise E une veshtroja andej nga duel ushtima. | |
Kur Karli I Madh te shenjtat radhe t’ushtrise Humbi n’terheqje dheun me gjak tue la, S’I ra Orlandi aq tmeresisht burise. | |
Kryet kishe sjelle paksa n’ate ane me pa, - Do kulla te medha pashe tue vegue, Dhe pyeta: <<O mesues, ne c’toke kam ra?>> | |
E ai m’u gjegj: <<Kah don larg me shikue Ti permes territ qe na ka mberthye, Te ndodh qe s’mundesh sendet me I dallue. | |
Do e shohesh kur t’afrohesh vete me sy Se shqiset na genjejne ne largesi, Pra te shpejtosh paksa asht mire per ty.>> | |
Doren tue ma shterngue gjithe dashuni, <<para se t’shkojme ma tutje, - tha pastaj, - qe te mos duken gjana per cudi | |
ta tham se nuk jane kulla, por vigaj; do I vresh rreth ketij pusi si kane dale prej belit e perpjete ata lutraj.>> | |
Si kur mjergulla zhduket dalngadale E syni yne nga pak nis te dalloje Cka avujt ma perpara paten ndale, | |
Keshtu, tue ca ate ajr te nxime si boje E bregut na tue iu afrue perore, Zhdukej lajthitja, m’hynte ma shum droje; | |
Sikur mbi ledhe, qe gjithkund kunore I rrine Monteregjionit, varg I ke Pyrgjet, ashtu rreth pusit, madheshtore, | |
Porsi kala pergjyse dale permbi dhe, Ngrihen vigajt te tmershem per natyre, Jovi ende I kercnon kur gjuen rrufe. | |
Une njanit tash ia shqueja ate fytyre, E gjoks e bark e shpatllat viganore, Ngjeshe trupit – krahet, t’kobeshmet gjymtyre. | |
Natyra, sigurisht, kur la mbas dore E s’prodhoi ma kso kafshesh, mire punoi, Se ia hoq Martit armet ma mizore; | |
N’qe se balena e fila prap vazhdoi Te qese, kush vijen ndjek te arsyetimit Do ta pranoje se ma urtisht veproi; | |
Sepse, kur thellesija e mendimit Puqet me force brutale e ligesi, Asnje shpetim s’I mbetet njerezimit. | |
Ftyren te gjate e kish, me trashesi Te boces se Shen Pjetrit n’Rome t’amshueme, N’ate perpjestim ishte dhe trupi unji; | |
Si nje perparce ai breg ia mbante t’mblueme Gjysmen e trupit, gjysma jashte I rrite, Per t’I arrite ne percen e ngatrrueme | |
Trefish ma I madh frizoni duhej t’vite; Nja tridhjet pllambe te thuesh m’u duk I gjate Nga poshte ne fyt, ku ne mantel kopsite. | |
<<Rafel may Amek, - zu me hukate, - izabi almi>> - e idhta egersine; prej saj s’mund t’presesh ta ambla urate! | |
<<O shpirt I marre, - prisi e sulmoi te zine, - fryju bulshijsh e kapu mbas burije kur t’ndez inati o ndo’j pasion te grin! | |
Te fyti e gjen pa fare veshtiresije, Lidhe me lekure, o shpirt I mjergulluem; Kraheqafe rrypi fort te paska hije!>> | |
E mue: <<Vehten padit me ate te hungruem; Nembroti asht, qe, zi te mos mendote, Njerzit nje gjuhe do kishin perdoruem. | |
Por lene aty, mos t’merrmi me pune kote; Sikur s’kupton gjuhe tjeter ky vigan, As gjuh’n e tij s’e di kush kesaj bote.>> | |
Filluem me ece buze pusit zi katran Nga e mjata; tej, sa hidhet nje shigjete, Gjetem nje ma mizor e ma azgan. | |
C’mjeshter keshtu e kishte lidhun, vete S’e dij, por krah’n e majte mberthye e kishte Perpara dhe te djathtin pas zatete | |
Nga nje zinxhir, qe, kape per fyt, iu ngjishte Trupit teposhte, e trupit ai vargue Ne pjesen krejt zbulue pese here iu vishte. | |
<<Ky kryekecyem desh forcen me sprovue kunder te lartit Jov te gjithesise, - tha prisi, - dhe tash mire ia kane punue! | |
Fialti asht, qe luftes ia pat nise Me tjere vigaj, hyjnite tue ba me drashte, Tash krahet, qe I coi lart, m’a s’I leviz.>> | |
E une atij: <<Mesues, kisha me dashte Viganin e pamatun, Briarene, Ta shoh ndokund me sy n’kete toke te vrashte.>> | |
E ai m’u gjegj: <<Do shohesh ti Antene, Qe flet me goje e I lire siellet perqark, Na zbret ai ku gjithe kobet kane folene. | |
Por ai, qe don me pa, asht pak ma lark, Si ky e kane ba, dhe ate keshtu e kane lidhe, Vec asht ma I eger se keta n’kete qark.>> | |
Kurr ndonje pyrg I larte, jo, nuk asht dridhe Nga nje termet hatashem kesisoj, Si u trand n’ate cas Fialti, n’short me u zgjidhe. | |
M’u duk atbote se fare po mbaroj, Ne vend une do te vdisja nga ai tmer, Sikur mos t’I shikoja ata vargoj. | |
U shtyme edhe ma tutje na at’here E arritem te Anteu; pese pash I larte, Vec kokes, kishte dale permbi humnere. | |
<<O ti qe, n’ate lugine lavdije t’arte, ku duel kreshnik Shipioni fitimtar ushtrite e Hanibalit tue I carte, | |
ke vra, ke pre luanet e pafare, e qe, po t’mirrje pjese n’ate lufte krenare krah vllezenve, mendohet si ma pare | |
se pjella e Dheut do dilte ngadhnjimtare, - na zbrit ti poshte, e mos te vije ty ndot, ku ngrica e kthen Kocitin n’akull fare! | |
Ticit e Tifit mos t’I sillmi kot; Ky do te jape cka t’gjithe deshroni, nam, Krrusu, prandej, tureckat s’ke pse I lot! | |
Ne bote mund te te sjelle te madhe fame; I gjalle asht ky, do rroje per vit e vit, Hyu n’mos ia prufte ma shpejt castin e mbrame.>> | |
Keshtu I tha; e ai ma nuk u prit, Dueret I shtriu e prisit tim ia ngjiti, Dueret qe tranden Herkulin petrit. | |
Si u kap prej tij, Virgjili me therriti: <<Afrou te marr dhe ty!>>, e mbas pak kohet te dy, si t’ishim nje, prej dheut na ngriti. | |
Si duket Garizenda, po t’shikohet Nga poshte, kur siper saj kalon nje re, N’drejtim te kundert pyrgu thue hepohet, | |
Ashtu m’u duk Anteu, kur vuna re Si po anohej, e n’ate cas I shkreti Do kishja dashe me u gjete ne tjeter dhe. | |
Der n’fund te pusit lehte na coi me veti, Ku Luciferri e Juda jane perpi, Atje na la, dhe shum perkule nuk mbeti, | |
Po u ngrit porsi dyreku mbi ani. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 02-08-2004, 15:18