Pepili/Komedia Hyjnore/167
K. XXV Rrethi i tetë. - Lugja e shtatë (fundi). - Kaku. - Pesë fiorentinasit. Metamorfozat.[1]
Hajduti, si mbaroi fjalen e tij, Munxet qiellit I dha tue brite me grusht: <<Na, Zot, po t’I perplasi nder turij!>> | |
Deri gjarpijt m’u ngjane te mire n’ate kusht, Se njani n’qafe iu hodh, si t’thonte: <<Ah, Tash n’qofsh I zoti fol, qe t’zuna ngusht!>> | |
Nje tjeter I kerceu atij nder krahe, Per trup mbeshtjelle, aq nisi me e shterngue, Sa ma s’e linin me levize kurrkah. | |
Pistoje, Pistoje, a s’ban ma mire me u shue, Mos te te ndihet kurr emen as za? Dhe t’parve tu nder kobe ua ke shkue! | |
N’gjithe rrathet e sketerres kah kam ra S’pashe ndonje shpirt t’I matet t’madhit Zot, As ate qe n’Tebe u rrzue nga ajo kala. | |
Iku I mallkuemi, ma nuk foli dot; Kur nje kentaur ia behu n’ate bregore, <<ku asht gojlshuemi?>> briti inat-plot. | |
Marema s’e besoj t’kete kesodore Gjarpij, sa bolla I pashe atij ne shpine Deri atje ku I nis pamja njerzore. | |
Mbi shpatulla, ne zverk ksaj egersine I rri me krahet hape nje nder dragoj, - Cdo gja qe ndesh, si zjarr e djeg dhe e ckrin. | |
<<Ja Kaku, - keshtu prisi me tregoi, - nen mal te Aventinit, ne nje shpelle, sa gjakun mbi te zezen toke vershoi! | |
Me vllazen t’vet tani nuk rri tue u sjelle, Sepse dredhishtky I rrembeu kopete, Qe pat hetue se u futen mbrenda thelle; | |
Prandej ai fund I dha se mbrapshtes jete, Se u rrah n’mezdrak nga Herkuli I zemruem, - Qind here I ra, por ndoshta s’ndjeu as dhjete.>> | |
N’sa per te m’fliste, ai kishte kaluem; Kur, ja, tre shpirtna nen kambe tona u shtyne, Per ta as une as prisi s’u kujtuem, | |
Derisa heshtjen vete ata s’e thyen; <<kush jeni ju?>> - na briten egersisht, e na pa fole mbi ta e ngulem syne. | |
S’I njohta, por sikur ndodh rastesisht Qe njani shokut tjeter I bezan, Degjova une je za qe pikerisht | |
Foli keshtu: <<Cianfen ku e kemi lane?>> Mesuesit shenje I bana te heshtote, Gishtin te buzet tue mbeshtetun prane. | |
Sikur, lexues I dashun, mendja jote Te mos besoje c’po them, kush nuk cuditet; Dhe mue, qe pashe, me duket anderr kote. | |
Me vrejtje po I shikoja; ja, I vervitet Nje gjarpen me gjashte kambe njanit nga lark, Me gjoksin rrase per gjoks atij I ngjitet. | |
Me dy kambet e mesme u kap per bark, Me kambe te epra krahet ia perfshiu, Dy faqet ia dhambconte tue lshue jarg, | |
Me t’fundit mbertheu kofshet edhe shtiu Ne mes te tyne bishtin per siklet, Nga pas e gjate kurrizit drejte ia shtriu. | |
As shermasheku vete jo kurr nuk jet Kaq I mberthyem per bime, si ajo shkerbe N’gjymtyre te mekatarit ngjeshun mbet. | |
Pastaj u shkrine n’shoshojne thue dylle I nxe Te kishin qene, dy ngjyrat tue bashkue S’bashku te dy moren nje pamje t’re. | |
Keshtu perpara flakes shkon tue u shndrrue Papiri e si I murme bahet ne ngjyre, Se e bardha vdes , t’zezes e zeze s’I thue. | |
Dy tjeret po e shikonin ne fytyre Dhe britshin: <<C’po ndryshon, Anjel, c’te gjeti? As nje as dy nuk je ma si natyre!>> | |
Nga dy kokat e tyne nje vec mbeti Kur dy fytyrat s’bashku u perzine, N’shoshojne u zhduken gjarpni e shaureti. | |
Te kater kambet si dy krahe u shtrine, E kofshe e gjoks e bark, qe pashe ma pare, U bane gjymtyre qe me te fute cudine. | |
Asgja nuk mbet nga paraqitja e pare, S’dukej as dy e as nje ajo figure E prape, - ngadale zu t’ecte si qyqar. | |
Sikur capini, qe ne djegagur, Kur pervlon vapa, gardh ndryshon ngajhere E si vetime kalon rruges terthuer, | |
Ashtu m’u duk nje gjarpen, helm e vner, Qe irnue si kokrra e piperit t’zi U ngjitej barkut dy mkatarve tjere; | |
E shi n’ate pjese ku s’pari cdo njeri E merr ushqimin, thimthin ia verviti, Pastaj gremise perdhe nder kambe iu shtri. | |
I theruni e kundroi, por fjale nuk qiti, Ngri n’kambe ai hapte gojen, thue I vinte Gjume ose ethesh ish pushtue I ngriti. | |
Ai gjarpnin, gjarpni ate tue verejte rrinte; Nga plaga ky, dhe ai nxirrte nga thimthi Shtellunga tym, e tymi u perzinte. | |
Lukani nuk m’afrohet as te shqimthi Kur flet per Sabil-ziun e per Nasidin, Le te degjoje cka pashe, pra, vetetimthi! | |
Per Kadm e Aretuze s’e cmoj Ovidin E smire s’ia kam qe kete ne gjarpen t’gjalle E ate ne gurre me e shndrrue ne poezi din; | |
Se dy natyre, tue ndejun balle per balle, Kurr s’I ndryshoi; po dy te ndryshme trajta Te shkembejne lande a mund te ndodhi, valle? | |
Te dy iu neneshtruen normave t’njajta: Gjarpnit bishti iu nda bige me te shpejte, Shpirtit kamb’t iu bashkuen, e djathta e e majta. | |
Iu puqen kambe e kofshe, iu ngjiten dejte Kaq fort, sa qe shum kohe kalue nuk kishte E shenje ndamje nder to s’mujshe me vrejte; | |
Bishti I gjarpnit, ca me dysh sic ishte, U ba dy kambe si ato qe humbi I pari, Gjarpni lkure t’bute, lkure t’forte ai tjetri vishte. | |
Dueret nder sqetlla I hyn atij kobtari, Dy kambet egersines iu zgjatuen, N’sa gjatesine e tyne tjetri vdari. | |
Tash kambet gjarpnit ma s’I hyne ne pune, Iu shndrruen ne t’fshehten vegel mashkullore, Dhe veglen tjetrit kambet zavendsuen. | |
Ndersa nje ngjyre te re tymi perore U jepte, njani s’kish ma lesh ne krye Dhe tjetrit koka I bahej leshetore, | |
I pari u ngrit, kurse tjetri u shkrrye, Keqyrnin shoqishoqin me inat E n’ate veshtrim u shndrrojshin sy me sy. | |
Ai qe u ngrit ia nisi, zgjat e zgjat, Misht e turinit n’tamtha te drejtoje E te formoje dy veshet qe s’I pat; | |
Nga tuli, qe I teproi atij mbi goje, Bani dicka si hunde, dhe simbas trilli Buzet sa duhet nisi t’I trashoje. | |
Tjetri, qe rrij perdhe, zuni mirfilli Turinin me e zgjatue, n’rrashte futi veshet Ashtu sic I fut brinat kacamilli. | |
E gjuha, qe ma pare ish aq e ngjeshet Dhe fliste, dysh iu nda, n’sa tjetrit llapa Ca dysh iu mbyll; e u zhduk dhe tymi I shpeshet. | |
Shpirti kembye n’rreshqanes me t’shpejte hapa Tue vershellye muer vrapin poshte lugines, Tjetri me fjale e jarg iu qep permbrapa. | |
Ne fund u ndal, ia solli egersines Shpinen e re, tjetrit tue I thane: <<Tash zvare Le t’hiqet Buozi, ne vend tim, terrines!>> | |
Keshtu n’te shtaten lugje sa mkatare Pashe tue u shndrrue; qe tema e veshtire, Prandej me falni ne s’u shpreha mbare. | |
Edhe pse syte e mij nuk shihnin mire Dhe ai shemtim m’kish turbullue te ngartin, Aq shpejt s’u cduken shpirtnat e peshtire. | |
Sa mos t’arrij te njoh Pucio Shjankatin; Ai qe I vetmi nder ata tre shoke, Qe gja s’pesoi e nuk e cveshi shtatin; | |
Tjetrin, Gavile, e lave shtrejt me koke! |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 29-07-2004, 11:13