Pepili/Komedia Hyjnore/146
K. XXII Rrethi i tetë. - Lugjia e pestë (vazhdim). - Çiampolo di Navarra. - Përleshja e djajve.[1]
Une pashe kalores tue u vu n’marshim, Ne sulm tue ra o tue parakalue, Ndo’jhere tue u terhequn per shpteim; | |
Ne token tuej pashe trimat tue vrapue, O aretinas, pashe tue ca urdite, Cet’-cete o nje-per-nje n’kuaj tue luftue: | |
N’sa japin shenje kambanat e burite, Ose daullet o keshtjellat mbylle, Me mjete tona o n’dhe te huej gatite; | |
Porse ne kambe o n’kuaj nen te tille fyell Ushtri s’pashe kurr tue lvize e as mos shikosha, As barke qe merr drejtim nga toke o yll! | |
Na shkonim, pra, me ata dhjete trimosha, - Shoqni I thanshin! C’kishim, valle, me ba? N’kishe – me shenjtore! N’mejhane – me sarahosha! | |
Katranit syte s’po dija me ia da, Doja me pa n’ate lugje si pesojne Shpirtnat denue me u djege me aq hata. | |
Porsi delfijte detaret I lajmojne, Mbi vale tue ndale sa per nje cas me shpine, Qe barken nga stuhija ta shpetojne, | |
Ashtu, per t’lehtesue ndopak zjarmine, Kurrizin nxirrte mekatari I shkrete E fshihej prap ma shpejt se vetetin. | |
Sikur per te gjate bregut ne kenete Rrijne, turijt jashte, bretkosat mbare e mbare, Ndersa kambet e trupi n’uje kane mbete, | |
Ashtu qisnin turijt ca mekatare, Por, t’pamen Mjekerrocin, shpejt me frike Zhyteshin n’pise kush te shpetoje ma pare. | |
Une pashe, - e pamja ende zemren ma fik, - Njanin qe s’luejti dot, si n’llom te zi Ndodh qe ‘j bretkose ngurron, n’sa tjetra ik. | |
E Qengrriconi, qe ish ma n’afersi, Cfurkun ia futi n’floket katranose Dhe e coi perpjete, - vider m’u duk n’ajri! | |
Me emna I njihja, se, kur u ndane pose, Mire vrejta kush u zgjodh me me shoqnuem Dhe vuna vesh kah thirreshin xhindose. | |
<<Or Kuqaleger, ngulja atij t’pervluem capojt ne mish, qe per marak me e lnuer!>> - thrrisnin njezani dreqnit e mallkuem. | |
<<Kush do te jete fatziu, qe vehten buer, - mesuesit tim at’here zuna me I thane, - e kundershtarve t’vet u ra nder duer?>> | |
E prisi iu afrue mkatarit prane, Nga ish e pyeti e ai u gjegj n’ate zor: <<N’mbretni t’Navarres pata babe e nane. | |
Em ame te nje zotni m’vu sherbetor, Sepse im ate, qe ish njeri I prape, Vehten eg jane shkatrroi edhe u ba hor. | |
Te mbreti I mire Tebald mbrrijta me u kape, Tue marre ryshfet, tue ble edhe tue shite, Prandej sot llogari jap ne ket vape.>> | |
E Derrcatalli, anash qe kish qite Dy dhambe katroca sikur te nje thiu, N’mish provoi njanin se sa din me shqite. | |
Nder thoj mizore macokesh kish ra miu. <<Largohuni, n’sa une po e mbaj nderkaq!>> - Mjekrroci tha, me krahe mbasi e perfshiu. | |
Iu suell at’here mesuesit: <<Pyete aq Sa me marre vesh prej tij ti ke deshire, Se tjeret fill mandej do t’ia bajne paq!>> | |
<<Na fol dhe per ndonje, - tha prisi I mire, - qe t’jete latin, fute n’peshkve per gazep!>> <<Une pak ma pare, - u gjegj me te veshtire, - | |
me nje gjiton jo t’larget qeshe… Ah prep sikur bri tij te rrija zhyte I ngriti, s’do kishja frike tani as thue as grep!>> | |
<<Ma s’me durohet!>> - Xhagajdori briti, me krrabe ia ngjiti krahut, mizorisht ia shqeu nje zhangel e ne ajr e ngriti. | |
Desh dhe Dragoni me ia zhgulun misht Ne pulpe te kambes, por dekuri syne Perqark e suell e I kqyri egersisht. | |
Mbasi hujin e pare ne te e shfryne, Mesuesi menjehere I tha atij, Qe ende veshtronte mishin qe ia shqyen: | |
<<Po kush qe ai, qe e paske pase ne brije, e thue lajthite qe iu shmange pak?>> <<Asht fra Gomite Galura emni I tij, - | |
u gjegj, - ene me perzi mbrende cdo batak; kur pat ne dore anmiqte e zotnise s’vet, u suell aq mire, sa t’gjithe e cmojne me hak. | |
Rob ishin e I liroi tue marre ryshfet; Qe matrapaz ne gjithe punet e tija Jo dosido e I vogel, porse mbret. | |
Me Mikel Zanken fort I shkon miqsija; Ish logodoras; kur rrijne tue llafose Per Sarde, nga goja u rrjedhin fjale me mija. | |
Kqyr ate qe I kercllon dhambet tue u kanose! Do flisja me, por shoh se ai sa ma pare Po matet me ma krue mire kete qerose.>> | |
Kryedjalli Ngerdheshanit dreq zuzar, Qe syshe ngerdhucej n’qejf te madh me there, Iu suell e I tha: <<Mos luej, shpend grabitqar!>> | |
<<N’daci me pa o me degjue te tjere, - I frikesuem biseden ai vazhdoi, - Lombardas e toskane ju sjell mejhere; | |
Vec t’mshehen Kthetrafletet me capoj, Shpirtnat keshtu mos t’kene se ke me drashte; E une, I vetem, ulun mbi kete shtoj | |
Per ju do te therras ma shum se gjashte, Ne qofte se fishkulloj, sic jem’ mesue Me ba sa here qe njani kryet qet jashte.>> | |
Turijte coi Turiqeni, se u kujtue, Kryet tundi e tha: <<Degjo se c’kopili Me u zhyte prap ne katran ky ka trillue!>> | |
Por ai, qe ish I rysun ne sherri, Gjegji: <<Me te vertete jam mendjekeq, Qyshe pranoj me fike shoket e mi!>> | |
S’u mbajt ma Shtrembafleta, mbi cdo dreq Ai desh me dale: <<N’kecefsh, - tha, - une revan S’do ngas, qe shpinen tande mire ta ndreq, | |
Por do t’I rrahi flatrat mbi katran; Te zbresim e ta bajme bregun mburoje, Me u talle me dreqen t’shohim a ia mban!>> | |
O ti, lexues, degjo kete goxha loje! Sejcili syte e vet n’ane tjeter solli, I pari ai qe qe ma I rrebte ne goje. | |
Mire navarrezi kohen gjet, mbeshtolli Gjithe forcat e, tue u mshue kambvet, ne cas U hodh edhe prej krahve t’shefit dolli. | |
Te gjithe u mbushen me te forte maras, E ai, qe per deshtimin faj kish vete, I pari u sul tue brite: <<Ta mbrrijta pas!>> | |
Por frikes s’ia kaluen te lehtat flete, Vetime mes valesh I denuemi u mbyt, E ai fluturim u ngrit, me gjoks, perpjete; | |
Jo nryshe nje rosak nuk futet zhyt, Kur e sulmon skyferi ta haje gjalle, E I lodhun ngrihet ky me shpirt ne fyt. | |
Zemrue fort Plakarani, se I kish talle Mkatari, ra pas dreqit fluturim, Gezue prej ikjes, shokut per t’ia kalle; | |
Por, mbasi batakciu nder sy iu shkim, Ai me capoj djallit iu hodh ne shpine, Mbi pise u kaperthyen me t’madh terbim. | |
Dhe tjetri por kish qene nje gjeracine, Shokut ia ngjiti kthetrat e mallkueme E n’cas te dy ne gjol rane me kaptine. | |
I shperndau vetem brraka e pervelueme; Donin, por t’zotet s’ishin mame u ngrejte, Kaq flatrat kishin pise t’vishtullueme. | |
Mjekrroci me te tjere, ate hall tue vrejte, Katerve u dha urdhen me u hjedhe ne breg Me cfurq ne dore; keta at’here me t’shpejte | |
Andej-kendej, ku u tha, zunenga nje shteg, Krrabat drejtuen dy dreqent me I terhjeke, Qe der ne palc katrani-zjarr I djeg; | |
E na I lame ashtu tue u perpjeke. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 29-07-2004, 11:07