Pepili/Komedia Hyjnore/129
K. XIX Rrethi i tetë. - Lugja e tretë. - Simoniakët (tregëtuesit e gjanave të shenjta). - Papa Nikolla III.[1]
Simon o magjistar, ndjeksa qyqare, Gjanat e Perendise ju nuk I keni Per hir e miresi, por grabitqare | |
Per ar e per argjend po na I shkerdheni; Koha ka ardhe per ju burise me I ra, Mbasi ne t’treten lugje grumbull jeni. | |
Der n’maje t’ures tjeter kishim rra, Qe binte mu ne mes te pusit t’zi Hapun perpara sysh me t’shti hata. | |
O dije e pambarueme, sa urti Tregon ne qiell e toke, n’kete grope te thelle, Meritat sa I shperndan me drejtesi! | |
Une pashe nder ije e n’fund te asaj shpelle Gropa germue ne shkamb ne cdo drejtim Njilloj te rrumbullakta pre me zell. | |
Ma t’gjana e te medha ktij synit tim S’iu duken se ato qe ka Shen Gjoni Im I bukur, perdore per Pagezim. | |
Nje asosh, pak vjet ma pare, kunder zakoni E theva, se mbrende njani ish tue u mbyte: Kjo qe arsyeja, tjeter mos kerkoni! | |
Ne gojen e cdo grope rrinte zhyte Nje mekatar, e dale I kishin pak Kambet perjashta, tjeter s’shihnin syte. | |
Nga flaket idhtë u digjnin shputat-gjak, Per gryke kaq rrinin tue shkapetë kercejte, Sa me kepute cdo prange edhe cdo lak. | |
Sikur perhapet dridhshem flaka krejt Mbi sende t’lyeme vetem ne syprine Mbi thembra e gishta munda zjarr me vrejte. | |
<<Pris, kush asht ai qe rreh me tane furine kambet, - I thashe, - mbi gjithe shoket e tjere e qe nje flake ma e ndezte po ia lepin?>> | |
<<Ne qofte se don, - mesuesi tha at’here, - une po te zbres paksa ne kete terthore, prej tij do ta kuptosh pse vuen ate tmer.>> | |
<<Cka deshron ti, due une, - fola ksodore, - ty te kam pris, mbas teje bahem copa, ti e di, ne se une due me e pa ate zgore.>> | |
Ne te katerten lugje me coi hopa, U sollem pak e zbritem ne te majte, Ku flaket thelle velojshin neper gropa. | |
Prisi gjithnje shpejtonte tue me mbajte Dersa atij I mbrrijta permbi varr, Qe me ato kambe aq fort ishte tue qajte. | |
<<Cili je ti, qe t’paskan fute ne zjarr, o shpirt I keq, si hunin poshte me krye? – fillova, - fol me mujsh, qe vesh ta marr!>> | |
Une rrija porsi frati, qe rrefye Ka gjaksorin e prape, qe e kane vorrue, E fratin thrret, se vdekjen don me shty. | |
<<Mos je ti ngri ne kambe, - me briti mue. – Mos je ti Bonifaci bri ksaj grope? Per disa vjet me mend qenkam gabue. | |
A thue kaq shpejt me pasuni u ngope, Per t’cilen me genjye nuk pate frike Te bukren grue, edhe pastaj e rope?>> | |
Pergjigja me habiti, asnje cike Une nuk po dija tash se nga t’ia mbaj, S’po dija c’te pergjigjem ne ate pike. | |
Virgjili at’here: <<Nderdyzash mos e mbaj, Thuej: nuk jam ai, s’jam ai qe ti kerkon!>> Si me urdhnoi, vendosa t’I bëzaj. | |
Kambet shkapet shpirti ne ate hon, Pastaj tue fsha e si tue qa me lot Me tha: <<At’here prej meje cka deshron? | |
Ne qofte se me më njofte s’te duket kot, Qysh se I ke ra ksaj grope tatepjete, Dije se I veshun Papë qeshë per do mot. | |
E qeshe ari I madh me te vertete, Klyshve te mij vec ndeja tue pertype: Si paret nalt, ktu u futa vete n’kulete. | |
E Papve tjere me krye une u kam hype, Qe kishen para meje paten shite, Shoshojne n’kete zgaverr shkambi rrijme tue shtype. | |
Ma poshte do shtypem edhe une nje dite Nga ai, qe ma muer mendja se ti je, At’here kur une te pyeta krejt pa prite. | |
Porse kjo flake, qe kambet m’djeg si rrfe Me krye teposhte ngulun keshtu per dreq, Shputat atij ma pak ka per t’ia nxe. | |
Mbas tij do vije nje ma I luejtun mec, Bari I pa-kanu nga prendon dielli, Qe mbrende do te na mbylle si mos ma keq. | |
Jazon I ri do jete, si del mirfilli Ne <<Makabejt>>; per qef si mbreti I shkoi, Keshtu ai I Frances ktij do I shkoje mbas trilli.>> | |
Une nuk e dij n’kete pike c’ka me terboi Qe I pergjegja troc une me kete meter: <<Aman, me thuej, vizar sa I kerkoi | |
I Lumi Zot ma s’pari Shejtit Pjeter, Kur celsat e bekuem ia lshoi nder duer? Vec <<m’eja mbrapa!>> m’duket s’I tha tjeter. | |
As Pjetri as tjeterkush Matise s’I muer Ar e argjand, kur t’gjithe e paten zgjedhe N’ate vend, qe shpirti I zi I Judes buer. | |
Pra mire e ke, e deshte vete kete zgjedhe; Ruej me kujdes parate e asaj bote, Qe aq kryenalte me Karlin t’shtyne me u sjelle. | |
Sikur nderimi I madh t’mos me ndalote, Qe kam per ata celsa aq me nam, Qe mbajti dikur n’dore zotnija jote, | |
S’do gjeja fjale sa duhet me te name; Lakmija juej gjithe boten ka shkretue, Tue ngrite te kqijte, t’miret tue I shkele me kambe. | |
Paj vec per ju, Bari, paska mendue Ungjilltari, kur pa ate mbi uje, Me mbretnit e asaj bote tue kurvnue, | |
Ate, qe shtat krenë I dolen si mos kuj, Nga dhjete brinat qe kishte muer fuqi, Dersa per t’shoqin s’qe virtyti I huej. | |
Ju zotin n’ar e argjand na keni ngri E c’ndryshim ka prej jush nje idhujtar? N’adhrofte ai nje, adhroni ju njemij! | |
Ah, Konstantin, per sa t’kqija qe fare, Jo kthimi n’fe, por ajo e zeze dhurate, Qe muer nga ti I pasni At I pare!>> | |
Ndersa une ia kendoja kete urate, O pse idhnimi o ndergjegja e brete, Si I terbuem shqelma qiste ai krahthate. | |
Mendoj se prisit tim kjo gja I pelqete; Shihej se ambel n’shpirt kumbue I kishte Kjo fjala ime, fjale e nje s’vertete. | |
Prandej tue m’rroke nder krahe si nje ferishte Me ngriti e me shterngoi fort per krahnuer, Dhe asaj rruge iu ngjit, pershkue kah ishte. | |
As nuk u lodh qe m’mbante ashtu me duer, Dersa ne maje t’ures s’pat arrite, Qe shkon nga e katra n’pesten pende kaluer. | |
E aty me ambelsi barren tue zbrite, Per shkamb e gur me priu ai ne nje shteg, Ku mezi do kalonin deri dhite; | |
E menjehere iu futem tjetrit breg. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 27-07-2004, 11:52