Pepili/Komedia Hyjnore/123
K. XVIII Rrethi i tetë (Lugjezeza). Mashtruesit e atyre që nuk të besojnë. - Lugja e parë. - Rrufjanët dhe mashtruesit e femrave. - Venedik Kaçjanemiku. - Jasoni. - Lugja e dytë. - Lajmëtari. - Aleks Intermineli. - Taida.[1]
Nje vend quejte Lugjezeza asht ne hon, Me shkrepa ngjyrehekur I ndertuem, Si qarku nalt, qe rreth e rreth I shkon. | |
Në mes te ketij logu te mallkuem Hapet nje pus I gjane e I thelle sa s’ka, - Do flas ma vonë se si asht I sajuem. | |
I rrumbullakte asht brezi I tokes, pra, Qe ndan kete pus nga ajo e perpjete malore, E ne dhjete lugje gjithe ky brez asht nda. | |
Sikur e kane te pamet do llogore, Keshtjellave shumfish perqark qe u shkojne Dhe mprojne te lartat ledhe madheshtore, | |
Po ate pershtypje lugjet te perftojne; Si dyerët e fortesave I kanë Urat, qe tej llogores te kalojne, | |
Ashtu permbi seicilen lugje t’gjane Shum ura te medha gjithe shkrep e gur Ngrihen e n’fund bashkohen pusit pranë. | |
Na ne kete vend u gjetem at’here kur Iu ulem tok Gerjonit, e poeti Nga e majta shkoi dhe mbrapa tij me muer. | |
Por ne te djathten syni im me mbeti Mbi te denuem te tjere, tjere kerbactarë, Dhe vlonte e para lugje asi rrëmeti. | |
Te gjithe ishin picak ata mkatarë; Nje valë drejt nesh, nje vale shkonte perpjetë Tue ecë ma shpejt se na, siur ma parë | |
Banor’t e Romes, ne te shenjten vjete Te jubileut te madh, kur uren dalin, Menyre te lehte per kete kalim kane gjete, | |
Keshtu disa perballe keshtjelles ndalin Hapin e vet per t’shkue ne Shejtënoren E Sh’Pjetrit, ndersa tjere perballe kane malin. | |
Kendej edhe andej neper shkamboren E zeze pashe djaj brinoca me kamxhike, Qe tue rrahe shpirtnat nuk e matshin doren. | |
Sa shpejt ata t’shkallmuem dijshin me hike Me kerbacin e pare! Asnjanit ma S’I binte mall te dyten here me u fshike! | |
Ndersa ecja, shikimi im me ra Mbi njanin, dhe mendueshem thashe ne cas: <<Me duket kete fytyre diku e kam pa!>> | |
Ta shoh ma mire u ndala n’kambe enkas Dhe prisi u ndal me mue, n’orzezen troke Pranoi qe une te kthej dy hapa pas. | |
E ai shpirt I fshikulluem at’here me koke Te ulun desh t’kaloje, por kot e pat, Se I thashe: <<O ti, qe syte po I hjedh pertoke, | |
Me duket se ta njoh holle ate surrat, - Ti Venedik Kacjanemiku je! C’te coi te tharten salce me e pase per fat?>> | |
E ai m’u gjegj: <<Shum keq ngushtue me ke; Por m’ban me folë e qarta gjuhe e jote, Qe ma kujton aq ambel t’lashtin dhe. | |
Jam ai qe Gizolabelën ia cote Markezit, me u kenaqe me trup te saj, Megjithse per kete turp fliten fjale kote. | |
Por s’jam I vetmi bolonjez n’kete vaje, Sepse si une te tjere ketu do gjeni, Qe shprehjen <<sipa>> e kuptojne me rraje, | |
Ma shum se ka ne mes Savene e Reni; Per t’me besue, ti vetem te mendosh Se bolonjezi asht koprrac si qeni.>> | |
Fjalet pa I krye, nje dreq atij balosh T’ia mshoi kerbac e I briti me terbim: <<Ik! Ktu nuk shiten femna, he kodosh!>> | |
At’here une shkova prane mesuesit tim; Pastaj mbas disa hapash na arritem N’nje vend ku nje ure gjetem per kalim. | |
Me lehtesi te madhe asaj iu ngjitem E, tue u sjelle nga e djathta, u shkeputem Nga ata qe siellen me t’amshuemin ritem. | |
Kur na deri ne mes ures iu futem, Nen t’cilen fishkullon dredha gjithmone, Prisi me tha: <<Ndalu paksa, te lutem, | |
Siellu e veshtro te tjere te patenzone, Qe t’I shikosh qepari s’pate rase, Mbasi po ecnin ne drejtimin tone!>> | |
Nga ura e lashte veshtroja njerz pa mase, Qe vinin varg drejt nesh nga tjetra ane, Dhe n’ta kamxhiku rrin tue u perplase. | |
Prisi, ndonse me pyete s’e cova zane, Me tha: <<Shih c’burre na vjen kesaj terthore, Porsi te tjeret vuejtka, e nuk qan! | |
Edhe ketu e ruen pamjen mbretnore! Ai asht Jasoni, me trimni e urti <<bashken e arte>> ua hoq Kolkve prej dore. | |
Ujdhez’n e Lemnit preku kamba e tij, Mbasi te pameshirshmet gra barbare Gjithe mashkujt kishin fute ne dhe te zi. | |
Atje me ambelsi, fjale lajkatare Izifilin mashtroi, nje vashe te re, Po ate qe duel per shoqe genjeshtare. | |
E braktisi shtatzane, qyqe mbi dhe, Ai faj me te tille vuejtje e ka denue, Vuen per cka I bani dhe t’shkretes Mede. | |
Keshtu peson kush femna ka mashtrue; Ma e para lugje vetem kaq perfshin, Ti shpirtnat pe qe mbrenda jane ndeshkue.>> | |
Kishim arrite ku ura si rrypine E ngushte me pend’n e dyte fill kryqezohet, Qe nje ure tjeter mban pastaj ne shpine. | |
Q’andej degjuem si n’lug te dyte ankohet Nje turme, qe turfullon turijt e ngrate, Rreh vehten me shuplake edhe dermohet. | |
Si myk u ngjeshej brigjeve per t’gjate Avulli I dendun qe nga fundi afshon – T’vinte me vjelle tue pa e tue nuhate. | |
Poshte ka aq terr, sa gja ti nuk veshtron, Ne maje po s’I shkove atij qemer Ure, ku ma qarte syni deperton. | |
Mbrrijtem aty e pame ne ate humnere Njerz zhyte ne ***, thue se ketu kane shfrye Gjirizet e mbare botes menjehere. | |
Ndersa une po kerkoja mbrende me sy, Pashe nje, s’e dij a prift a shekullar, Se n’krye ma shum se tjeret ishte zhye. | |
<<C’po kqyr ashtu? – therriti ai shpirt I vdare, - vec une ty te terhiqkam nder kaq shoke?>> <<Pershtypje kam, - ia ktheva atij qyqar, - | |
se te kam pa dikur terun me floke; ti Aleks Intermineli je, per bese, prandej ia ngula syte une asaj koke.>> | |
Ai briti, tue I ra vehtes grushta krese: <<Miklimet m’hodhen n’kete gjiriz t’peshtire, kjo gjuhe kurr s’me pushoi lajka te qese.>> | |
E prisi tha: <<Hidh syte ma tej, o bir, Qe te arrije shikimi yt I pake Me e vrejtun ne fytyre ate kurve ma mire, | |
Qe, ndye e shprishun, qenka ba si shakë; Me thoj tane *** dermishet, tjeter s’ban Vec co e ul, e u llokocit n’ate brrake. | |
Taida asht, ******; nje jaran Kur pyeti: - A po ma din per nder? – kjo hore Ambel iu gjegj mejhere: - Oh, fort, o xhan! | |
Por mjaft I ngope syte ne kete llogore!>> |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 27-07-2004, 11:51