Pepili/Komedia Hyjnore/117
K. XVII Rrethi i shtetë. - Gjerioni. - Brezi i tretë (fundi). - Dhunuesit kundër natyrës dhe artit (fajdexhijtë). - Zbritja në rrethin e tetë.[1]
<<Ja bisha me te mprehtin bisht te gjatë, qe malet can, rrxon ledhe t’armatueme, ajo qe perlyn boten me lëngatë!>> | |
Kështu tha prisi e bishen e shemtueme Me shenje ku na po ecnim e therriti Te ndalej mbi bregoren qe kalueme. | |
Shembllesa e turpshme e njimtise arriti, Me koke e trup permbi shkambij tue u rrase, Por bishtin n’buze te honit nuk e qiti. | |
Me njeri t’drejte fytyra I kishte gjase E miresi te prunjte nxirrte ne pah, Gjithe pjesa tjeter – gjarpen I pamasë; | |
Tane lesh e me capoj e kish cdo krah, Nder brij, mbi krahanor edhe mbi shpine Me rrotullake e neje ish gjithkah. | |
Me I ngjye e me I qendise ma mire nuk dine Tartar e turq pelhuret, ne pune dore Arakna kurr s’e cfaqi kaq mjeshtrine. | |
Si taket qe me balle rrine ne ranore, N’sa pjesa tjeter mbrende ne uje ngel shtri, Si atje, ku rron gjerman makuti prore, | |
Kastorët bahen gati per gjueti, Ashtu shtaza mizore vend kish zane N’ate rryp shkambor, qe ranen rrok unji. | |
Dhe rrihte bishtin, qe mbi hon kish lane, Me bigen e helmueme shah perpjete, Sikur hagrepi kur sulmon me t’ngrane. | |
<<Le ta ndryshojme pak rrugen qe ka mbete, - tha prisi, - dhe bajme mire me iu afrue shpirtzezes bishe, qe rri atje mbeshtete!>> | |
Prandej nga e djathta nisem me kalue Dhjete hapa buze gremines, n’short me ra, Ranes e flakeve me iu largue. | |
Krejt afer saj kur u afruem na, pra, Ndeje permbi rane, humneres jo shume lark, Do njerez mekatare më ra me pa. | |
<<Qe t’kesh ide te plote c’ka ne kete qark, si vuejne te shohesh e per cfare denim, ti shko e hyn mes shpirtnash atje varg; | |
por mos vono me ta ne bisedim; nderkaq une do t’I flas ksaj egersine, qe te na marre mbi supa fluturim.>> | |
Keshtu tha prisi. Buze asaj gremine T’rrethit te shtate u nisa vetmitar Kah shpirtnat e denuem n’ate skaj shkretine. | |
Dhimbja ne lot shperthente, tash e pare Luhatshin duert me gjete nje fare shpetimi Nga rana e flaka qe po I digjte zhar. | |
Ashtu dhe qejt ne vere nga zemerimi Me u shpetue rropaten me turij e Me putra zekthave nga I idhte thumbimi, | |
E miza e pleshta dbojne. Nder ato hije Kur syte I ngula, ndeje nen flaket rraste, Asnje nuk njoha mes asaj morije. | |
Ne qafe te gjithve u varej nga nje traste Me ngjyre e shenje t’vecante, rrijne tue e shikuem Thue duen me pa n’se I kane perplot a zbraste. | |
Si u futa dalngadale nder te denuem, Mbinje traste verdh dicka te bruzte dallova, Luan dukej ne ftyre e ne t’qendruem. | |
Pastaj, kur me shikim mbare I kalova, Nje tjeter krejt te kuqe, flake e gjalle, Siper me ‘j pate si qumesht bardh veshtrova. | |
Njani, qe kish nje dose te bruzte ne balle Te kuletes se vet bardh porsi bore, Me tha: <<Neper kete grope cka lyp ti, valle? | |
Shko! Por pse I gjalle je fute n’kete vend te gjore, Ta dijsh se fqinin tim Vitaliani Ne t’majten time do ta shoh n’kete zore. | |
Mes fiorentinve rashe une padovani, Shpesh klithja e tyne n’veshe me oshetin: - Te na le t’vije kalorsi yne sovrani, | |
qe do te kete tre sqepet mbi takfine!>> E drodhi nofllen, gjuhen nxori jashte Porsi mezati hunden kur lepin. | |
E une se po vonoj nisame drashte, Mbasi vete prisi m’kishte porosite, Prandej u ktheva e I lashe n’ate jete te vrashte. | |
Mesuesin une e gjeta tue me prite Siper kurrizit te asaj shkerbe. Me tha: <<Mos t’leshoje zemra me u korite! | |
Me shkalle te tilla tash do zbresim ne; Ne mes po rrij e para po t’ve ty, Se mos ti ndonje dam prej bishtit ke.>> | |
Si ai qe ethesh kartane kaperthye, Irnue e tha, vjen tue u nxi nder thoj E dridhet po te shohe hije me sy, | |
Keshtu u ngjetha, lart kur ai me ftoi; Por, si sherbtori para zotenise Trim, turpi burre me u ba me detyroi. | |
Si dijta une I kceva mbi kurris; Deshta me I bza, por zani krejt m’u muer E fjala s’duel: <<Me perqafo, o pris!>> | |
E ai qe me ndihmoi sa hera kur N’rreziqe rashe, si hypa, pa vonue Me kapi e me shterngoi fort per krahnuer | |
Dhe tha: <<Gerion, tash mundesh me flutrue, Gjiret por ban t’medha, ulu ngadale, Mendo se c’peshe te re te kam ngarkue!>> | |
Si shkoqet lundra bregut, vale mbi vale, Ashtu rreshqiti ai nga shkambi I zi E, porsa ndjeu se s’kishte gja me e ndale, | |
Koken e suell ku kish bishtin e tij, Qe porsi ngjale ne hapesi e shtriu Edhe me flete cau rrugen per ajri. | |
Besoj se frike me shume Feton fatziu Nuk pati, kur I hiken frejt prej dore E qielli flake, si e shihni, vetetiu; | |
E as Ikarios, kur ne sfere qiellore Nder flete ndjeu dyllin tue iu shkri, bab’-shkreta Ndersa I briste: <<Rruge te keqe more!>> - | |
Se sa une pata, pezullue kur mbeta E rreth e qark gja syni s’me shikonte, Vec bishes qe me mbante n’flatra t’veta. | |
Ajo ngadale, ngadale ne qiell notonte, Sillej e zbriste, e une nuk ndjeja gja Vec ajrit, qe nga poshte e n’ftyre m’freskonte. | |
Ne veshe nderkaq m’erdh nje zhaurime hata N’e djathte, ku lumi binte thik teposhte, E shtriva koken ndonje send me pa. | |
Nuk ndeja ma aq lirshem tue zbrite poshte, Kur flaket pashe e klithje e vaje degjova, Prandej une tue u dridhe shterngova kofshte. | |
Per zdrypje e rrotullime u kujtova Vetem at’here, kur ne ate vend per seri Mundime e vuetje nga cdo ane hetova. | |
Si, lodhe nga fluturimi igjate, skyferi Kah s’vren as zog as vove, me ra nis vete, N’sa I zoti bret: <<Pse ule?>> - e ai I mjeri | |
I lodhun zbret ku u ngrit aq krahalete, Me gjire t’hapta shkon e zen nje vend Larg mjeshtrit, I idhnuem e kryeperpjete; | |
Keshtu Gerioni, neper ajr si u end, U ul e ra rranze atij shkambi thik Edhe, si na shkarkoi, I egri shpend | |
Si nje shigjete fluturuese humbi vrik. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 27-07-2004, 11:49