Pepili/Komedia Hyjnore/112
K. XVI Rrethi i shtatë. - Brezi i tretë (vazhdim). - Tre florentinët e shquem (Guido Guerra, Tegiao Aldobrandi, Jakopo Rustikuçi). - Ujëvara. - Çfaqja e Gjerionit.[1]
Mbrrijtem ku rrjedha qe nga rrethi I shtate Rrapllon tue u lshue ne tjetrin me potere, Si bletet qe roisin tue zukate; | |
Kur, ja, tri hije bashke u ndane mejhere Nga ‘j trume, qe vrap I binte dromit t’lashte Ne reshje t’eger – flake edhe kumere. | |
Vijshin kah na tue brite me za te vrashte: <<Ndalohu o ti, qe veshe ne kete menyre dukesh se je nga toka jone e mbrapshte!>> | |
Medet, sa plage u pashe neper gjymtyre, Te reja e t’vjetra! Aq u digjej misht, Sa edhe sot me dridh ajo mynxyre. | |
Nga thirrja e tyne prisi krejtesisht U ndal e tha: <<Ti prit aty ku je, Me ta duhet te siellesh njerezisht. | |
Mos t’ish kjo flake, qe ranka si rrufe Mbi kete shkreti, do t’ishja I mendimit T’shpejtoje ti te ata, jo ata tek ne.>> | |
U ndalem. Mekataret prap vajtimit Ia nisen; sa arriten me nje fryme, T’ia dhane te tre rreth vehtes rrotullimit, | |
Si bajne kampionet lakuriq te lyem, Kur ngusht shoshoqin rreken per ta zane, Ma pare se breshen grushtash me shperthyem; | |
Keshtu te tre vertitshin mbi rane Me koke nga une, permbrapa te drejtueme, E rruge te kundert hapit tue I dhane. | |
<<Ne se, - tha njani, - rana e mallkueme ban t’neveritshem ne e lutjen tone edhe fytyrat rjepe e t’pervelueme, | |
ta zbuse sepaku shpirtin fama jone; na thuej kush je ti qe keshtu I gjalle po rreh ne kambe kete vend te patenzone? | |
Ky, qe une gjurmet po ia shklas n’kete zall, Ndonse sot lakur nget e pa lekure, Shoket I kish ne boten lart te rralle. | |
I Gualdrades se mire qe nipi, kur N’jete quhej Guido Guerra, burre me nam, Shum pune pat ba me mend e shpat dikur. | |
Ky tjetri, qe thermon ranen me kambe, Asht Tegiao Aldobrandi, sa jetoi atje mbi dhe nuk pat te keqe fame. | |
E une qe ne nje kryq me ta pesoj Jam Jakob Rustikuci tue u perzhite, Ah shtriga grue shiko se ku me coi!>> | |
Po te kish mujte kush flaken me ma prite, Do t’ishe hjedhe mes tyne fluturim, As prisi them pengese s’do me kish qite. | |
Por mbasi djege e pjeke do t’ishe shqim, Prej frike, jo se une s’pata deshire, Nuk munda t’I marr ngryke me mallengjim. | |
Dhe u thashe: <<Kjo gjendja juej kaq e veshtire Perbuzje jo, por dhimbje me ka zgjue, - E vone do me largohet kjo meshire, - | |
Porsa imzot I ndershem m’u drejtue Me fjale, nga t’cilat se po vijne kuptova Njerez te tille, sic jeni per t’u cmue. | |
Une jam nga toka juej, ku ju sa prova Per pune te larta dhate; perhere nder shoke Une mire kam fole e mire per ju degjova. | |
Tamthin la pas, molle t’ambla shkoj me rroke, Ashtu si me premtoi I drejti pris, Por ma pare qendres do t’I hyj me koke.>> | |
<<Uroj qe sa ma gjate t’I qeverise shpirti gjymtyret tua, - tha persri, - si dhe, mbas vdekjes, emni yt te ndrise! | |
Por ti me thuej: burrni e fisniki Vallë a ka mbetë n’qytetin tonë ndo’j grimë, Apo të dyja janë dëbue prej tij? | |
Sepse Borsieri, që me ulërimë Me turmën tej vrapon, ardhë tash në fund, Me fjalë të veta na ka sjellë aq dhimbë.>> | |
<<Njerzit e rij, fitimet e pafund, shfrenim, mendjemadhsi kane ngjalle ne ty, sa qetesi, Firence, s’po gjen askund!>> - | |
une brita, koken lart, zemren tue shfry; por t’kqyren shoqishojn ata te ngrate, ashtu si kqyret e verteta n’sy. | |
<<Ne qofsh mësue, - me thane, - ti pa u matë keshtu t’verteten tjerve me u perplasë, I lumi ti se e paske gjuhen shpatë! | |
Me dale kesaj terrine ne pac rasë E yjt e bukur perseri me I pa, Kur tu thane <<ishe>> gzim ke per te pasë, | |
Fol e kujtona, mos na len pa za!>> Rrethin tue prishun u leshuen mbi lamën, Me kambet-flatra zune te tre me nga. | |
Nuk mund te thuhet kurr ma shpejt nje <<amen>>, Se sa na u zhduken vrik prej syshe ahera; Me prisin ndoqem te rrekese na amën. | |
Pak fort na kishim ecë, kur zu potera E ujit me u degjue prej nje afersije, Qe me u marre vesh ne na pengoi mejhera. | |
Si ai lum, qe n’sa lumej te asaj brije Te Apeninit, me nje rruge te vet Drejt lindjes nga Monvizo ne det bie, | |
Qe Akvaketa lart gjithkush e thrret, Ma parë se poshte n’lugine hovin ta ndalë, Dhe ne Forli kete emën e humbet, | |
N’ato kreshta gjemon me shkume e valë Te Sh’Benedikt del’Alpe e atje resh, Ku per njemije shtrehimi mund te dalë, | |
Keshtu poshte bregut thik ne shkambij veshë Na pame nje lum te kuq qe shungullonte, Ate qe qyshkur na kish rrapllue nder veshë. | |
Kishe një lak qe mesin ma qarkonte, - Me te kam dashtë me kapë n’cas te veshtire Panterën e larueshme qe m’pengonte; | |
Prej belit une e hoqa ate tersire, Tue iu binde urdhnit qe m’u dha nga prisi, E atij ia dhashe ba lamsh e lidhun mire. | |
Ky brijas tue u sjelle, tek kah midisi, Pa iu afrue fort buzes, me fuqi E hodh gjithe ate litar perposh avisi. | |
<<Pa tjeter do te ndodhe ndo’j mrekulli mbas ketij shej, - thoja me vehten time, - qyshse me sy po e ndjek me aq kersheri.>> | |
Sa I urte duhet te jete njeriu n’veprime Prane kuj te sheh jo vec cka ban perdite, Por din dhe me t’u fute thelle nder mendime. | |
E ai me tha: <<Së shpejti ka me u ngrite C’pres une e c’rreke ti me gjete me mend, Se shpejti nder syte tu ka me u avite.>> | |
Shpesh goja duhet mbyllun pernjimend, Kur te vertetat ngjajne te pabesueshme, Se genjeshtarë me kot kane quejte shum kend, | |
Por s’m’len me heshte sot pamja e mrekullueshme; T’betohem, o lexues, per keto fletë Te Komedise, - paste hire te vazhdueshme, - | |
Se pashe une nje perbindsh drejt nesh perpjete Tue ca mu si me not mjegllen e ndyte, - Me trandë dhe ate zemer qe nuk trandet lete, - | |
Si merr me dale nga deti ai qe asht zhyte, Spirancen per te nxjerre per shkamb ngujue O tjeter gja, dhe jepet me qite kryet | |
Trupit tue I dhanë, kambët tue kruspullue. |
- ↑ Nxjerr më 22 Gusht 2009 prej forumishqiptar.com, Komedija Hyjnore - Dante Aligieri, plasuar aty nga Veshtrusja më 27-07-2004, 11:48