Biblioteka Portrete-Monografiki



Redaktor biblioteke
ALI REXHA




SABRI GODO



ALI PASHË TEPELENA


RILINDJA
1972
PRISHTINË



Sabri Godo
ALI PASHË TEPELENA
Redaktor teknik
ABDYLKADER PAGARUSHA

Kryeredaktor
Korrektor
RIZA NOKA
Tirazhi 6000 copë
U shtyp në tetor 1972 në Shtypshkronjën e Ndërmarrjes gazetare botuese e grafike
"RILINDJA" Prishtinë



Pasthënje


I


       Atë vit Omer Vrioni i nxori suliotët nga malet e tyre dhe ata u detyruan përsëri të merrnin rrugët e mërgimit. Fill pas rënjës së Aliut, ushtritë turke nisën një ofensivë të përgjithëshme për të shkatërruar Greqinë dhe Morenë. Odisea shte në Termopile. Ai i shkroi qeverisë një pusullë:
       "Po ju dërgoj këta 30,000 ushtarë, që t'a gjeni vetë fjalën me ta. Unë po kujdesem për të tjerët."
       Odisea, që ishte bërë tani komandant i përgjithëshem në Atikë, i la ata 30,000 ushtarë armiq të kalonin, që qeveria ta ndjente peshën e vërtetë të hordhive osmane dhe të hiqte dorë nga intrigat. Odisea, Marko Boçari, e të tjerë prijës të mëdhenj heroikë, kishin qenë nxënës të Aliut. Jani Koleti, që u bë më pas kryeministër i Greqisë, kishte qenë mjek privat i tij. Këta dhe populli i thjeshtë, s'mund të harronin punën që bënë krerët grekë me Aliun, kur ai mbante mbi supe luftën dhe gjendej i rrethuar në Litharicë.
       - Për vite me radhë vazhduan në Evropë pazarllëqe nga më të çuditshmet, lidhur me kryengritjen në Greqi. Gjithë kabinetet ishin të menjes se, ajo kasaphanë, që nxiste popujt e shtypur, kërkonte një zgjidhje, po asnjëri prej tyre nuk lëshonte tokë, pa përmbushur gjer në fund interesat e veta politike.
       Kështu Greqia vazhdoi të digjej zjarr, në një kohë kur mund t'i kishte rregulluar puntë vetë. Populli do të paguante me sakrifica të padëgjuara, për gjashtë vjet të tjerë, çmimin e një pavarësie të sakatosur, për shkak të pabesisë dhe egoizmit të atyre që drejtonin fatet e tij. Më 1827, Greqia fitoi po aq pavarësi, sa propozonte Ali Pasha shtatë vjetë më parë.