SHKAQET E MUNDSHME TË PAQARTËSISË NË VEPRAT E NOSTRADAMUSIT


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7
Nostradamusi në shkrimet e veta poetike parathënës (centurijet) ka qenë tejet enigmatik, mistik dhe i pakuptueshëm Shumë shtete dhe kontinente ekzistuese nëpër kuatrane i quan me emra të ndryshëm. Ngjarjet që i parashikon nuk janë kronologjike, shumë kuptime janë të mjegulluara, andaj kjo u jep të drejtë kundërshtarëve të tij që atë ta konsiderojnë si fantazier, ose thjesht poet me poezi që nuk kanë kurrfarë vlera artistike.
Me plot të drejtë parashtrohen pyetjet:
Përse ka vepruar ashtu Nostradamusi?
Përse nuk ishte më i qartë dhe më decidiv?
Përse shkrimet e tij kanë aq rëndësi, kur ato vërehen vetëm atëherë kur ndodhin ?

Këto dhe shumë pyetje tjera praktike mbeten ende të pasqaruara dhe në suaza të supozimeve logjike. Përgjigjet dhe sqarimet e mundshme në këto pyetje mund t’i klasifikojmë në disa supozime më afër logjike:

Në rend të parë, ceturiet e Nostradamusit nuk janë të paqarta, mistike, të mjegulluara; ato mund të deshifrohen vetëm kur zbulohet çelësi magjik i renditjes së tyre logjike nga njerëzit e ngritur dhe ekspertë. Këtë ai e ka bërë me vetëdije të plotë që parathëniet i tij të mos jenë vegël e keqpërdorimeve nga vetëdija e ulët e njerëzve të gabuar.

Në një kuatran të tij ai ua tërheq vërejtjen lexuesve të vet:

Le të mendojnë pjekur ata të cilët

i lexojnë këto vargje.
Dhe nga to budallenjtë dhe astrologët barbarë
të qëndrojnë në distancë
Kush do të veprojë ndryshe qielli le ta mallkojë.

Së dyti, prejardhja e tij etnike dhe koha kur ka jetuar, marrja me okultizëm, magji dhe parathënie kanë qenë të dënuara me vdekje. Nostradamusi ishte çifut, ashtu të themi i natyralizuar, d.m.th prindërit e tij e kishin pranuar krishterimin. Si fëmijë dhe një njeri me prejardhje çifute, përherë ishte në sytë e shoqërisë së atëhershme ku mbisundonte kisha. Nëse kjo rrethanë përputhet edhe me marrjen e tij me parathënie dhe okultizëm, atëherë Inkuizicioni e kishte bërë punën e vet (kallja për së gjalli në turmën e druve). Për “veprimtarinë e vet të dyshimtë” disa herë është marrë në pyetje nga autoritetet e Inkuizicionit, prandaj edhe lëvizjet e tij të shpeshtë prej një rajoni në rajonin tjetër, përshkruhen pikërisht si preventivë nga përgjegjësia dhe dënimi i mundshëm.

Së treti, supozohet se ai duke i njohur mirë fshehtësitë e ligjeve natyrore, ka qenë i vetëdijshëm se gjërat që duhet te ndodhin nuk mund të pengohen.

Së katërti, Nostradamusi ka jetuar në shekullin XVI, prandaj disa gjëra dhe zbulime të mëvonshme gjatë shekujve për të kanë qenë tejet të pakuptueshme dhe është normale që ai ato nuk ka mundur t’i emërtojë me emra të tyre të vërtetë. Shumë shtete dhe popuj që kanë ekzistuar në atë kohë, tanimë nuk ekzistojnë. Aeroplanin e sotëm ai nuk ka qenë në gjendje ta emërojë me këtë term por gjithnjë e quante si një “zog metali që gjuan zjarr ” ose eksplodimet i quan si “diell i zjarrtë” etj. Pastaj, është shumë karakteristike edhe loja dhe ironia me emrat e disa qyteteve që i përshkruan qartë, por përherë i emërton me simbolikë, si bie fjala: “qyteti i luleve ” “qyteti midis dy lumenjve” e shumë terma, që unë më tepër i kisha quajtur si terma poetike, e që e mjegullonin dhe vështirësonin kuptimin e parathënieve të tij.

Nuk duhet çuditur aspak pse veprat e Nostradamusit janë mistike dhe të paqarta, përkundrazi, do të jetë çudi më e madhe se si është e mundur që edhe pas 400 viteve të mos jenë të sqaruara kuptimet e tyre?


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7