MIQËSIA ME KATARINA MEDIQIN


Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5
Edhe pse tejet i errët dhe i pakuptueshëm, nuk ka dyshim se tek renditja e ceturijeve të parathënieve të Nostradamusit, ka ekzistuar një çelës i përsosur i deshifrimit kronologjik të ngjarjeve në vijim. Se sa ka qenë miqësia e madhe në mes të Katarina Mediqit dhe Nostradamusit, dëshmon fakti se këtë çeëls nuk e ka ditur askush, çuditërisht as më të afërmit e vet, siç ishte i biri CEZARI, ndaj të cilit kishte një dashuri dhe respekt të veçantë, por fshehtësinë e madhe ia ka besuar Katarina Mediqit. Ajo ka qenë e njoftuar për mënyrën e deshifrimit të centurieve të Nostradamusit, por jo të gjithave.Vetëm për ngjarjet që do të ndodhin gjatë një periode të caktuar kohore, gjegjësisht gjer më vitin 1792, kur duhet të vije deri tek ndërrimi i mënyrës së llogaritjes së kohës. Kjo edhe realizohet gjatë Revulucionit Francez. Kalendari i vjetër zëvendësohet me kalendarin e ri republikan .

Katarina Mediqi (1519 - 1589) ishte bashkëshortja e Heriut II. Pas vdekjes tragjike të bashkëshortit, në një dyluftim, bëhet mbretëreshë e Francës (1547 - 1559). Ishte nëna e tre djemve - mbretër të Francës: Franji II, Karli IX dhe Henri III. Kjo miqësi shumë e madhe me Katarinën dhe autoriteti i saj i pakonte-stueshëm, shpeshëherë i’a kanë shpëtuar jetën Nostradamusit nga përndjekjet e vazhdueshme të inkuizicionit.

Të dytë së bashku kishin karakteristika gati të njëjta: e donin Italinë si dhe preperatet e ndryshme kozmetike dhe eliksiret. Por, para së gjithash, më së shumti i bashkonte pasioni i dyanshëm për njohuritë mistike të shkencës së okultizmit. Katarina Mediqi, edhe pse ishte mbesë e papës Klimenti VII, kurrë nuk është nguruar që publikisht të merret me okultizëm.

Mbretëresha Katarina, një ditë, e kishte ftuar Nostra-damusin në oborrin mbretëror, duke kërkuar nga ai që të para-thoshte fatin e tre djemëve të saj. Në dhomën speciale të ndërtuar për kët qëllim, Nostradamusi e fillon ritualin duke e ftuar së pari egjullin e vet për ta ndihmuar në këtë profetizim.Kjo kërkesë i realizohet tek pas 45 mbrëmjeve të njëpasnjëshme. Në pasqyrën speciale magjike nga çeliku, Nostradamusit i paraqitet salla luksoze mbretërore rreth së cilës bijtë e Mbretreshës duhej silleshin. Sa herë që do të silleshin rreth kësaj salle, aq vite do të sundonin si mbretër të Francës. Frasoa II ju soll sallës vetëm një herë, Karli IX 14 herë, kurse biri më i vogël, Henri III, 15 herë. Edhe vetë Katarina befasohet kur në pasqyren magjike vëren siluetën e paraqitur pas birit më të vogël, që sillet 21 herë rreth salle. Në këtë siluetë e dallon figurën e qartë të Henrik Burbonskit.

Me këtë ritual, Nostradamusi i parathotë Katarinës se pas vrasjes së birit të saj më të vogël, Henrit III, do të shuhet vargu i sundimit të mbretërve nga fara e fisit VALO e cila, tani për tani, kishte pushtetin në Francë. Atë do ta zëvendësonte Henrik Burbonski, që do të jetë në fronin mbretëror plot 21 vjet.

Ashtu edhe ka ndodhur!

Katarina Mediqit, pas kësaj parathënieje të qartë dhe bindëse, i mbetej vetëm kurajoja se përmes bijve të saj do të sundonte Frencën plot 30 vjet.

Nuk kanë mbaruar parathëniet e Nostradamusit për Katarinën dhe bijtë e saj vetëm në rrethanat e përshkruara si më lart. Nostradamusi e kishte paraparë vdekjen e mbretit Henri II, dhe në këtë parathënie po ashtu ishte në vazhdimësi edhe mbetje vejë e Mbretreshës.

Zonja në pushtet do të mbetet vetëm

Pasi që i pari do të shuhet në mejdanin e nderit
Shtatë vite do të vuaj nga dhembja
Pastaj jetë të gjatë do të ketë në kohët e
konflikteve të mëdha.

Për karakteristikat gjakpirëse dhe vrazhdësisë së birit të dytë të Katarinës, mbretit Karlit IX, i cili sundoi Francën plotë 14 vjet, Nostradamusi kishte parathënë kështu:

Mbreti i egër kur ta ushtroj

Dorën e tij të përgjakur, me zjarr, hekur dhe shpatë
Kudo populli do të jetë i frikësuar
(do) Të shohin shumë të varrur nga qafa dhe këmbët.

Gjatë sundimit të Karlit IX, në një konflikt të shkaktuar, Mbreti tregohet shumë gjakpirës dhe tejet i vrazhdë. Ai, jo vetëm që ka urdhëruar mundime dhe likuidime të mëdha të përgjakura, por edhe vetë drejtëpërdrejt ka marrë pjesë në këto ekzekutime.

Dora e tij gjakatare ka qenë e përzier edhe në natën e kobshme të Bartolomeut, që ka ndodhur në Pariz, në mbrëmjen e festës së shën. Bartolomeut, më 24.08.1572, ku me bekimin edhe të vetë Papës, vetëm brenda një nate, janë likuiduar dhe masakruar pa mëshirë, me mijëra hunigotë të besimit protestant.


Faqe 3
faqe
- 4 -

Faqe 5