SHENJAT PARALJAMËRUESE PËR NGJARJET E ARDHSHME ME RËNDËSI


Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11
Paraqitja e yllit flokat

Paraqitja e yllit flokatë në qiell është shenjë apo paralajmërim për shumë ngjarje tjera që do të ndodhin në vitet pas shekullit XX.

Kur ylli flokat të shndëris gjatë javës

Dy shkëlqime diellore do të zbulohen
Natën si roje një qen do të lehë
Prifti i parë kur ta braktië regjionin.

Vargu mbi zbulimin e dy shkëlqimeve diellore në shumë interpretime për Nostradamusin shpjegohet si çregullime në vasion të shprehura gjatë ndërrimit të orbitës së tokës, por detajisht për këtë dukuri nuk ka përshkrime më konkrete.

Ka edhe komentues të tillë që këtë varg nuk e shpjegojnë si çregullim në vasion, por si eksplodim i bombës atomike në një luftë të mundshme katastrofale për njerëzimin.

Pas lajmeve të paraqitjes së disa yjeve të çuditshme afër Tokës, ka pasur disa tentime që të deshifrohet edhe viti i ndodhjes, gjë që ka kaluar pa u dëshmuar në praktikë. Si vit i mundshëm i kësaj ngjarjeje ishte në opcion edhe 1987-ta. Në këto vite, realisht kishim paralaj-mërime të shkencëtarëve astronomikë për një katarstrofë e cila i afrohet Tokës përmes një meteori në formë të yllit me bisht, por kjo u evitua pa ndikime serioze për planetin e Tokës.

Le të jetë ashtu edhe në të ardhmen.

Vargu i katërt i këtij kuatrani, gjatë ndodhjes së fenomenit me «dy shkëlqime diellore», thotë se «prifti i parë do ta braktisë regjionin». Me «priftin e parë» ska dyshim se kemi të bëjmë me Papën, i cili do të kthehet nga një udhtim i tij i rëndësishëm.

Dy vargje tjera:

Kur Ylli flokatë qiellit të fluturojë

Tre sundimtarët do të jenë në grindje

Pa pasur nevojë t'i komentojmë këto vargje, le të vazhdojmë me vargun tjetër që pason:

Atyre dhe paqes termetet u kanosen.

Koha ku do të grinden tre sundimtarë do të përcillet me tërmete të mëdha katastrofale.

Paraqitja e peshkut përbindësh në Adriatik

Nga shenjat konkrete të fillimit të ngjarjeve në vazhdim , pa dyshim, në parathëniet e Nostradamusit është paraqitja e një peshku përbindësh në Detin Adreatik.

Në lidhje me këtë peshk të çuditshëm thuhet:

Në Krustumium nga Deti Adriatik

Do t' paraqitet një qenie e çuditshme
Me trup peshku dhe kokë njeriu
Që do t'i shpëtohet kurthës.

Para disa vitesh në disa mjete të informimit publik ishte botuar lajmi spektakular se peshkatarët italianë gjatë peshkimit në ujërat e Deti Adriatik kishin takuar një peshk të çuditshëm, por ky lajm, përveç efekteve senzacionale mediale, nuk ishte e dëshmuar si e saktë.

Nga Adriatiku dhe në viset Sabine

Përbindëshi i tmerrshëm do të lundrojëy
Dhe kur ky peshk nga toka dhe deti
Me valët e deti në breg do të hidhet.

Pasi të paraqitet ky peshk i çuditshëm në brigjet e Detit Adriatik...

Atëherë nga deti dhe muret

Do të duket armiku.

Shkaku ekziston, por nuk dihet qartë;

Në peshkun kur hekuri dhe letra të gjenden

Kush luftës i rreket nga jasht o t' dali
Detit shpejtojnë anijet e tij
Tokës latini do t'i afrohen.


Lajmërimi i mesisë dhe religjionit të ri

Paraqitjet e mesive (profetëve) si predikues të rinj fetarë dhe paralajmërues të fjalës së Zotit, janë specifike për shumë perioda të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Karakteristikë e lajmërimit të tyre nuk është vetëm koha e paraqitjes, por edhe vendi, gjegjësisht regjioni gjeografik. Mesitë e gjertanishme gjithmonë janë paraqitur në Lindje, duke i përhapur më vonë mësimet e veta në tërë rruzullin tokësor. Në librat e vjetra të shenjëta, ardhja e një mesie gjithmonë parathuhet nga mesia e mëparshme dhe disi, edhe pse jo koha e saktë dhe vendi, dihet parimisht se ai do të vijë. Në religjionin e fundit islam, religjion ky më i përhapur në tërë rruzullin tokësor, nuk parathuhet ardhja e mesisë tjetër në të ardhme dhe decidivisht konstatohet se Pejgamberi a.s. Muhamedi konsiderohet si profet i fundit.

Sigurisht që të gjitha këto rrethana i ka ditur edhe Nostradamusi, por sidoqoftë, ai në një periudhë të ardhshme kohore qartë e parathotë ardhjen e mesës dhe ate nga gjiri i religjionit krishter dhe konkretisht nga një regjion i Evropës perendimore.

Si zakonisht, lindja e mesisë do të jetë modeste, pa ndonjë pompozitet të madh në fillim:

Nga perendimi i skajshëm i Evropës do t'jetë

I lindur fëmja në shtëpinë e mjerë (varfër)
Shumë do t'i ndjekin fjalët dhe hapat (e tij)
E tërë lindja do të jehojë nga kjo.

Më tej vazhdon:

Nga trejata ujore do të lindë

Ai të cilit e enjtja festë do t'jetë
Nami, fama dhe forca do t'i rritet
Me shtrëngatë kah lindja do të rrjedhë.

Me këtë kuatran parathuhet se religjioni i ri edhe pse predikuesi është nga Perëndimi, do të fillojë nga Lindja, për t'u përhapur më vonë edhe në viset tjera të Perëndimit. Trejata simbolizon treshen krishtere (ati, biri, shpirti i shenjtë). Kurse me ujore nënkuptohet regjioni apo shteti nën simbolin e horoskopit të ujorit. Disa studiues si shtet të mundshëm e supozojnë Britaninë e Madhe.


Metodat dhe aftësitë përmes cilave Nostradamusi i ka realizuar parathëniet e veta.

Aftësia e jashtëzakonshme e regjistrimit të ngjarjeve para se të ndodhin ato, nuk ishte e rastësishme te Nostradamusi. Sipas shkrimeve të vetë autorit dhe dëshmive bashkëkohës, familja e tij ka qenë trashëgimtare e një fisi çifut IS-HAR që kishte për detyrë t’i ruajë shumë librat e vjetër të okultizmit, të magjisë dhe të alkimisë, librat këto që datonin që nga kohët e Davidit dhe Solomonit. Disa anëtarë të këtij fisi dallonin me aftësi të veçanta trashëguese të parathënies së gjërave.

Këtë aftësi të trashëguar të fisit të vet e përshkruante qartë edhe vetë Nostradamusi:

Pra, ky fis Is-har ka qenë i njohur

Me dhuratën e madhe dhe është i aftë
Që ta dallojë dhe ta vërejë atë (gjërat)
Që do të jetë në të gjitha kohët

Mu nga këta libra, Nostradamusi me përpikëri është njoftuar me metodat e ndryshme të shkencave të fshehta okuliste. Gjatë punës së tij rituale, përdorte ndërmjetësues të ndryshëm fizikë: ekstraktet e bimëve të ndryshme, pasqyrën vizëlluese dhe enën ose globin e mbushur me ujë. Me lutje dhe me disa erëra të bimëve që i digjte, binte në një trans, ashtu që në atë gjendje psikike, i vrojtonte ngjarjet që duhet të ndodhnin. Me këtë ritual, siç e përshkruante edhe vetë, ftonte “engjëllin mbrojtës” me të cilin komunikonte.

Gjithmonë parathëniet e veta i ka kryer natën.

Qëndroj në mbrëmje pranë pasqyrës mistike

Duke qenë vetëm mbi karrigen e bakrit
Shkëndija e vogël del nga vetmia
Dhe bënte atë që konsiderohej e pabesueshme.
Me shtagë në dorë, lënë ndërmjet degëve
Lagur në ujë, edhe skajet e ndritshme, (por) edhe këmbën
Frika, dhe zëri (me) dridhmë, (vjen) përtej mbajtësve”

Këtu na përshkruan se si , para se të fillonte me parathënie, rrinte afër globit me ujë dhe priste që të arrijë frymzimi hyjnor në të. Kur nuk kishte sukses me ujë, provonte me zjarr. Duke mbajtur në dorë degën e dafinës, me të cilën prek “shkamin” ku ulej (trekëbëshin), ftonte engjëllin e vet mbrojtës, e quante BEL, për t’iu ofruar dhe për t’i ndihmuar në qartësimin e vizioneve për ngjarjet e ardhshme.

Kontakti me engjëj ishte i pashmangshëm në ritualet e Nostradamusit. I ftonte rregullisht ata, në çdo ritual parathënës, dhe me ta sillej me një respekt të veçantë. Ndaj tyre kishte gjithmonë konsideratë. Pasi merrte shërbimin e kërkuar, i falënderohej në atë mënyrë që linte përshtypje sikurse ato ishin me të vërtetë krijesa reale fizike. Të përkujtojmë ritualin e parathënies tek bijtë e Katarina Mediqit. Pasi e kryen vrojtimin e caktuar të parathënies së fatit të tyre, tri herë e përsërit formulën e lejimit për largimin e engjëllit që i ndihmoi gjatë tërë kohës sa kishte këtë vizion të qarta për ardhmërinë e tyre. Lejimi i largimit, njëkohësisht ishte edhe si një lutje falënderimi.

Këtë ritual , siç e përshkruante edhe vetë, e bënte në këtë mënyrë:

Në emër të Zotit të madhërishëm,

Lejoj largimin nga kjo pasqyrë
Të të gjithë engjujve që janë lëshuar në të
Dhe përherë paqja e zotit
Le të jetë midis nesh.

Fenomeni në tërsi, por edhe metodat rituale të përdorura gjatë procedurës së arritjes gjer tek parathëniet e caktuara, për logjikën tonë materialiste janë plotësisht të pakuptimta dhe totalisht të pasqarueshme me principet e ligjshmërive të edukatës sonë materialiste. Duke vepruar kështu, ai dëpërtonte në një kohë ciklike, në një kohë absolute totale ku e tanishmja shndërohet në të përhershmen. Frymëzimi që buronte nga e përjetuara e momentit, e kaplonte dhe e preukuponte. Pastaj, në mendjen e tij jehonin përcepcionet, emrat dhe fjalët të cilat shpeshëherë edhe vet nuk i kuptonte.Gjersa shpirti i tij shëtiste nëpër hapsirë të pakapshme hyjnore, trupi përjetonte një proces të paparë transformues. Gjithmonë pas ritualit të caktuar, kishte djersitje të trupit të përcjellë me shenja të konsiderueshme rraskapitëse dhe dridhma të shprehura të gjymtyrëve.

Se sa ishte kjo punë e rëndë jo vetëm psikike, por edhe fizike, shihej nga letra dërguar të birit të vetë Cezarit, të cilin e këshillon që ai kurrë të mos merrej me këso gjërash. Po ashtu djegien e të gjitha librave të trashëguara të astrologjisë,magjisë, dhe okultizmit, disa e shpjegojnë me frikën nga përndjekja e inkuizicionit. Mirëpo, për-kundrazi, ky akt kishte të bënte me asgjësimin e tyre që ato të mos trashëgohen nga i biri. Në botimin e Letrës drejtuar të birit, Cezarit, shkruante:

Unë (librat) i kam shndërruar në hi

Që ( ti) më vonë të mos biesh në lajthim
Kur t’i eipesh gjurmimit, në argjend dhe ari
Ta shndërrosh zhivën, metalin dhe dheun.

Pra, një këshillë e sinqertë prindore me plot dashuri dhe respekt ndaj të birit, që ai të mos e vazhdonte rrugën e babait dhe kur të mos merret me këto shkenca okuliste, edhe pse sipas traditës familiare, trashëgimia duhej t’i takonte atij


Faqe 9
faqe
- 10 -

Faqe 11