Përkufizimi i ngjyrave në HTML
Në përgjithësi për ngjyrat në HTML
redaktoNgjyrat në gjuhën HTML, mund të përkufizohen për shumë raste dhe varësisht nga rasti në rast kanë paksa dallim. Kështu për shembull janë rastet:
- te ngjyrat e përgjithshme të para dhe prapa skenës
- te ngjyrat e shkrimit të copave të tekstit
- te ngjyrat e tabelave
Në të vërtet gjitha këto të dhëna në HTML, nga ana e këshillit W3, ndër kohë janë shpallur si të pa vlefshme (deprecated), d.m.th sipas standardit të ri nuk ka vend për to. Shkak i tërheqjes së tyre nga standardi është përkufizimi me ndihmën e të ashtuquajturës Stylesheets. Sepse sipas këshillit W3, HTML-ja nuk është përgjegjëse për optikë por gjuha CSS. Mirëpo edhe për kundër vendimeve të tyre, ja vlen që të shikohen përkufizimet e ngjyrave në HTML, pasi që në CSS përdoren të njëjtat shënime për ngjyrat. Mirëpo në CSS, ka edhe mundësi tjera më të zhvilluara. Në pjesën Të dhënat për ngjyra në CSS, tema do të shtjellohet nga këndvështrimi i CSS-së.
Në HTML, në përgjithësi, ngjyrat përkufizohen sipas dy mundësive:
- nëpërmjet dhënies së vlerave RGB në formë heksadecimale për ngjyrën e dëshiruar (RGB=Red/Green/Blue)
- nëpërmjet dhënies së emrit të ngjyrës.
Për të ju shmangur varësi nga shfletuesit, vlerat për ngjyra futen në formë heksa decimale (RGB). Në këtë formë të dhënies së vlerave mund të zgjidhen më shumë ngjyra, rreth 16,7 milion ngjyra.
Në anën tjetër për të ju shmangur përkufizimit të ndërlikuar të formës heksadecimale, disa përdorin formën sipas emrit të ngjyrave. Në këtë formë zgjedhja e ngjyrave zakonisht bëhet brenda 16 ngjyrave të standardizuara zyrtarisht. Ka edhe emra tjerë për ngjyra tjera, por ato nuk janë të standardizuara d.m.th interpretimi i tyre është në varësi të plotë të shfletuesit.
Të dhënat RGB për ngjyrat
redaktoPër përkufizimin e ngjyrave në mënyrën heksdecimale, duhet që e dhëna të jetë e përbërë nga vargu i tri vlerave, për të kuqen, për të gjelbër dhe për të kaltër (vlerat RGB)
- Shembull
<body bgcolor="#808080"> <!-- skena e regjistrit bojë hiri të mbylltë --> <table bgcolor="#00C0C0"> <!-- skena tabelës bojë kaltër në të gjelbër --> <hr color="#CC00CC"> <!-- vizë ndarësja bojë vjollcë -->
- Shpjegim
Çdo përkufizim i ngjyrave me numra heksadecimal ka 6 shifra dhe ka skemën #RRGGBB
.
Së pari shkruhet shenja rrjetë #
(gatte) pas së cilës vijën 6 fushat për përkufizim. Dy fushat e para, qëndrojnë për vlerat (sasinë) e ngjyrës së kuqe, dy fushat e mesme për vlerat e ngjyrës së gjelbër dhe dy fushat e fundit për vlera të ngjyrës së kaltër.
Shifrat heksadecimale janë:
0
(ka vlerë si numri dhjetorë 0)1
(ka vlerë si numri dhjetorë 1)2
(ka vlerë si numri dhjetorë 2)3
(ka vlerë si numri dhjetorë 3)4
(ka vlerë si numri dhjetorë 4)5
(ka vlerë si numri dhjetorë 5)6
(ka vlerë si numri dhjetorë 6)7
(ka vlerë si numri dhjetorë 7)8
(ka vlerë si numri dhjetorë 8)9
(ka vlerë si numri dhjetorë 9)A
(ka vlerë si numri dhjetorë 10)B
(ka vlerë si numri dhjetorë 11)C
(ka vlerë si numri dhjetorë 12)D
(ka vlerë si numri dhjetorë 13)E
(ka vlerë si numri dhjetorë 14)F
(ka vlerë si numri dhjetorë 15)
Siç po shihet shifra heksadecimale mund të ketë 16 gjendje. Për secilën vlerë të ngjyrës (Kuq, Gjelbër, Kaltër) gjenden të gatshme dy shifra. Në praktik kjo i bije 16x16 (=256) gjendje për secilën nga këto tri ngjyra themelore.
- Vini re!
Secili ekran që pranon VGA-në, mund të veprojë në bazë të 16 ngjyrave themelore.
Shfletuesi Netscape për veprime të brendshme dhe veprime të varura nga platformat mundëson 216 ngjyra standarde. Kjo kuti e ngjyrave, në internet është zhvilluar si një lloj kutie standarde për zhvilluesit.
Më tepër mbi kutizat e ngjyrave dhe rendësin e tyre gjeni në pjesën Kutizat standarde të ngjyrave
Po ashtu për të lehtësuar përkufizimin e ngjyrave do të përpiqem të krijoj edhe pjesën Boja.
şş PIF== Emrat për 16 ngjyrat themelore ==
Për të kufizuar një ngjyrë me ndihmën e emrave të ngjyrave duhet që në vend të vargut të shifrave për vlerat RGB, të shënohet emri i ngjyrës së dëshiruar. Emrat e ngjyrave të shënuara në shembullin e poshtëm janë pjesë përbërëse e HTML që nga versioni 3.2 dhe kuptohen nga shumica e shfletuesve në treg.
- Shembull
<body bgcolor="black"> <!-- skena e zezë e regjistrit --> <table bgcolor="aqua"> <!-- skena bojë kaltër e çeltë e tabelës --> <hr color="red"> <!-- vizë ndarësja bojë kuqe -->
- Shpjegim
Shënoni emrin e ngjyrës së dëshiruar në vendet ku është i lejuar shënimi i të dhënave për vlera të ngjyrave.
Pasqyra e emrave të lejuar për ngjyrat është paraqitur në figurën e më poshtme. Aty krahas emrave të ngjyrave janë dhënë edhe vlerat e shprehura në shifra heksadecimale.
Kutiza e ngjyrave VGA (16 ngjyra) me emrat përkatës. Mbishkrimet tregojnë emrat për ngjyrën përkatëse të lejuar në HTML dhe CSS. Shënimet e shifrave heksdecimale janë njoftime plotësuese dhe shërbejnë për kontroll.
black | #000000 | gray | #808080 | ||||
maroon | #800000 | red | #FF0000 | ||||
green | #008000 | lime | #00FF00 | ||||
olive | #808000 | yellow | #FFFF0
== == |
navy | #000080 | blue | #0000FF |
purple | #800080 | fuchsia | #FF00FF | ||||
teal | #008080 | aqua | #00FFFF | ||||
silver | #C0C0C0 | white | #FFFFFF |
Emrat e ngjyrave te "Netscape"
redaktoPër të përkufizuar ngjyrën me ndihmën e emrit të ngjyrës, shënoni në vend të shifrave heksadeimale për vlera të RGB-së, emrin e ngjyrës së dëshiruar. Emrat e veçantë për ngjyra, interpretohen nga shfletuesit e firmës "Netscape" dhe "Internet Explore".
<body bgcolor="brown"> <!-- skena e bojë kafe e regjistrit --> <table bgcolor="darkblue"> <!-- skena bojë kaltër e mbyllët e tabelës --> <hr color="pink"> <!-- vizë ndarësja bojë vjollcë e çiltër -->
- Shpjegim
Shënoni emrin e ngjyrës së dëshiruar në vend e lejuar për vlerat e ngjyrave.