Kujdes gjatë korigjimit të pyetjeve (titujve të seksioneve) ato në të njëjten kohë janë adresa të cilave ju referohemi. Deri më tani ky referim bëhet vetem në fleten hyrse të kapitullit.[1]

Vija detare - vija ajrore. Trajektorja/vija që lidhë dy porte. Apo ka ndonjë shprehje tjetër.--Hipi Zhdripi 3 Korrik 2008 23:15 (UTC)

Shëtita në internet

redakto

--Hipi Zhdripi 16 Korrik 2008 04:28 (UTC)Dola shëtita pakë në internet. Rezulltati: Këmbeva njohuri - pak shtrejtë veç nejse. Shiko këtu http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=97545 dhe këtu http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=97546. Tani nuk e di anëtari i forumit e ka pasur fjalën për dy paraqitjet apo vetëm për njëren. Për këtë shkak vendosa që të hapë fletën hyrse të përmbledhjes për të cilën në moment më ranë në kokë këto rreshta:

HYRJE
Tokajon është një përmbledhje mësimesh mbi lëndën e gjeografisë, nëpërmjet së cilës provohet të arrihet lidhja në mes diturive mbi gjeografin dhe gjeografin si shkencë në vete. Për dallim nga tekstet mësimore të mirëfillta kjo përmbledhje është paraparë si nxitëse për ata nxënës të cilët nuk kanë paraqitur interesin për gjeografin si shkencë por që në përditshmëri kanë dëshirë të kenë njohuri mbi natyrën që e shpjegon gjeografi. Në të njëjtën kohë përmbledhja mund të përdoret edhe nga të rriturit për të shpjeguar dukurit nga lëmi i gjeografisë në të folmen familjare, fëmijëve të tyre ashtu që fëmija të trashëgojë fjalorin familjarë i vetëdijshëm.

Përmbledhja është e përpiluar në atë formë që struktura e lëndës së gjeografisë nuk paraqitet në sipërfaqe, së paku nuk paraqitet me shprehjet tipike të shkencës. Kjo mundëson përdorimin e veç e veç të pyetjeve si lloj argëtimi dhe përdorim e gjitha teksteve si fuqizuese e mësimeve në shkollë.

Përmbledhja është e ndarë në kapituj të cilët ndahen më tutje në pjesë. Në secilën pjesë janë shtruar pyetjet ashtu si shtrohen në të folmen e përditshme me gabime e huazime të shprehjeve nga gjuhët e huaja. Është provuar që pyetjet të shtrohen nga gjitha të folmet e gjuhës shqipe. Këto gabime tentohet që shkall-shkallë të zëvendësohen me shprehje të gjuhës shqipe dhe shprehje tipike nga shkenca e gjeografisë.

Në përmbledhje për të krijuar një rreth të afër me lexuesin dhe arritur qëllimit të krijimit të urës në mes të diturisë dhe shkencës, paraqiten dy figura, Hipi dhe Ekspert Gjeografi. Për deri sa Hipi është një lloj rebeli i gjeografisë, Ekspert Gjeografi, i përgjigjet pyetjeve me shprehje profesionale e shkencore.

Përmbledhja nuk i dedikohet ndonjë moshe të caktuar por në bazë të shprehjeve të përdorura dhe shpjegimeve të dhëna i përshtatët moshës nga e cila nxënësit fillojnë të mësojnë lëndën e gjeografisë në shkollë.

Do të ishte mirë që të provojmë ta përkufizojmë qëllimin. Për këtë mendojë që përmbledhja duhet të jetë urë në mes të folmes së rrugës anë e mbanë teritoreve shqiptare dhe shprehjeve nga shkenca e gjeografisë. Këtë e kam pasur si ide pas kësaj: http://sq.wikibooks.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Hipi_Zhdripi/shkresa_p%C3%ABr_pun%C3%AB/5.

Shpresojë që edhe ti i paraqet përftyrimet e tua se si duhet të jetë fundi i kësaj përmbledhje.

Ups!!! Me siguri që ka lloje të ngjashëme të librave pyetje-përgjegje por nuk e kanë funksionin lidhës familje-shkollë, rrugë-shkollë. Ata që mendojnë se brenda gjitha familjeve shqiptare përdoren shprehje të shkollës jetojnë në ëndrra. Kjo dukuri nuk ekziston asku në botë.--Hipi Zhdripi 16 Korrik 2008 04:28 (UTC)

Nxënësëve u pelqen Gjeografia, mendoj përshkak se ajo disi i përmbledh shkencat tjera. Ideja jote është shum e mirë, më pëlqen,është edhe më tërheqëse pikërisht përshkak te gjuhës që përdor.Planeti 17 Korrik 2008 06:16 (UTC)