qytetin. Mirëpo edhe pse kishte përpjekje në vitin 1992 për të arritur këtë qëllim, zyret ishin të përgatitura dhe e parandaluan një gjë të tillë. Më tej në shpjegime thuhet se Nosterdami fletë për orë policore dhe kjo interpretuesit i shtynë të mendojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për një natë të thjeshtë por ndoshta për një vit të tërë dhe atë sipas interpretimeve të tyre duhet të jetë viti 1994.

Parashikimi i paraqitur me radhë fletë për Britaninë e Madhe dhe është titulluar, "Britania e Madhe në Evropë 1992-1996". Nga vargu II, 65 Britania e Madhe bëhet pjesë e një aleance të madhe Evropiane; Kombet do të humbin sovranitetin e tyre. Në një vit të gjithësisë do të atakohet SHBA-ja.

Në shpjegime thuhet se në kohën e Nosterdamit, Britania e Madhe nuk ka ekzistuar dhe se ajo disi nuk vërehet nga "zhurma" e valëve të ndodhive në Evropë. Ndërsa parashikimin, interpretuesit e shpjegojnë me futjen në përdorim të njësisë së përbashkët monetare dhe krijimit të unionit monetar të Bashkimit Evropian. Pastaj më tute autorët e librit e përziejnë punën dhe nga data e futjes së sistemit monetar të bashkimit Evropian 7 prill dhe 5 maj 1996 dalin mes viteve 1991-2001 në të cilën kohë kombet humbin sovranitetin e tyre për të krijuar aleancën e madhe Evropiane - dhe ndoshta nuk e humbin të gjitha Republikat e Bashkimit Sovjetik. Ndërsa Evropa, që nga shpërbërja e Perandorisë Romake më 1600, nuk ka parë diçka të tillë. Viti i marrjes së këtij vendimi të madh thuhet të jetë viti 1994 - vit i paraparë për futjen në përdorim të sistemit të njësuar monetar në Bashkimin Evropian. Pastaj autorët dalin - gjithnjë duke i pështillu e përzier rreshtat - te nëntori i vitit 1990 dhe merren me Margaret Theçerin dhe dorëheqjen e saj. Ku thuhet se vendimi për këtë sistem monetar ishte edhe një ndër shkaqet e rëndësishme të asaj dorëheqje. Po ashtu duke kapërcyer në thënie tjera, thuhet që Nosterdami ka parashikuar se Margaret Theçeri do të rikthehet në vitin 1995 si udhëheqës e konservatorëve por në opozitë dhe nga ky funksion do të bëjë rezistencë për krijimin e Super-Evropës. etj. etj.

Parashikimi me radhë është mbi Zvicrën e bankave dhe është titulluar "Mashtrimi shkatërron sistemi financiar të Zvicrës 1995" nga vargu X,22.

Në radhë është parashikimi për Rumaninë, i titulluar "Mihali, kthehet prapa në Rumani 1992" nga vargu III, 65 Rumania, nga vendet tjera të revolucionit e ndarë, e mashtron vetën. Rumania do t'ju bashkohet kur Mihali do të kthehet. Ai paraqitet dhe thithë mërin e vendit të tij në shërimin e frikës së tmerrshme. Pasojnë shpjegime të gabuara.

Turqia, Greqia dhe Sadami merren nëpër gojë në parashikimin me radhë që mbanë titullin "Turqia lufton kundër Greqisë - Sadam Hyseini në lindjen e afërt 1991-1998" vargu III, 65 Turqia dhe Greqia e hapin përsëri luftën, përderisa Qiproja bie në jugë Sadam Hyseini e lëkundë fuqinë tonë në zhdukje. Ai ndërlidhë tabelën e dominosë, zhurmë, gjak. Pasojnë shpjegime pas shpjegimeve sidomos rreth Sadamit. Të gjitha në moton diku duna me ja qëllu. Çka duket krejt normale kur të kihet parasysh çfarë hapësire i është dhënë ati në ekranet e televizioneve perëndimore.

"Izraeli mundet nga fqinjët e tij arabë 1995-1998" quhet parashikimi i nxjerr nga vargu III, 65 që thotë Pa rojën - e Amerikës së nxehtë - Lufta kundër palestinezëve. Një rreth i përbërë nga Egjipti, Siria dhe nga Iraku është shumë i fortë për ne. Ata shkatërrojnë një tokë të djerrët, sa mund të shohë unë. Interpretuesit, japin shpjegime e shpjegime por ne jemi dëshmitar që gjitha ato shpjegime janë "xero".


< 4
faqe
- 5 -

6 >