natyrore, ato janë shumë më të ndërlikuara. Njerëzimi i ditëve tona edhe përkundër rritjes së saktësisë si nga aspekti kohor dhe ai hapësinorë për parashikime të shumta ende nuk ka arritur të dalë jashtë parashikimeve që njerëzimi i ka bërë pa ndihmën e mekanizmave dhe aparaturave që ne sot kemi. Me fjalë të tjera njerëzimi sot, ka arritur shkallën e llogaritjeve të shumë parashikimeve por nuk ka arrit ti kalojë parashikimet e kohërave të lashta. Po të shikohet historia e njerëzimit në pika ekstreme të saj mund të shihet se i ngjanë shembullit të fëmijës dhe të rriturit ku secila gjeneratë e saktëson parashikimin më shumë se tjetra dhe shpesh arrin e shndërron atë në llogaritje ekzakte por parashikim të ri nuk jep.

Kështu që për ne parashikim i vërtetuar mbetet se nesër është ditë e re, e nëse jemi gjallë do të jemi më të vjetër se sot ndërsa interpretuesit e parashikimeve të Nosterdamit, botuesit e parashikimeve të tij, parashikimet e tyre në një pjesë të madhe i kanë realizuar.

Si do që të jetë ku ka tym ka edhe flakë dhe në këtë moto do të shikojmë interpretimet që janë bërë.

Më këtë qëllim të shikojmë një botim të vitit 1991 me titull origjinal Nosterdamus - The End Of The Millennium diçka si Nosterdami - Fundi i Shekullit. Ky libër si duket është përkthyer dhe përshtatur edhe në gjuhët tjera. Në fillim të libri jepen shpjegime të shkurta për metodat e deshifrimit. Si do që të jetë unë nuk e kamë ndërmend të studiojë metodat por qëllimi është parashikimi dhe realiteti. Kështu që pjesën e parë të librit mund ta harroji sepse janë "parashikime" për ngjarje që kanë ndodhur. Si bie fjala parashikimet për Papën Palin e parë i cili ka vdekur 33 ditë pas emërimit të tij. Pastaj parashikimi për martesën e Princit të Uelsit me Dianën e Spencerve për të cilën thotë se ajo do të bëhet mbretëreshë dhe do t'i ndihmojë mbretit për të rimëkëmbur monarkinë e tejkaluar. Parashikimi për ardhjen në krye të Bashkimit Sovjetik të Mihail Gorbaçovit dhe efektet e ndodhitë të njohura për ne sot. Parashikimi për anijen kozmike Çelenxher, për Çernobilin etj. etj.

Interesant duket parashikimi më i përfolur, parashikimi për Sadam Hyseinin. Por edhe ky parashikim duket interesant pasi që në njëfarë mënyre jemi konfrontua më shumë me ngjarjet e luftërave që kanë ndodhur në atë regjion se sa me ngjarje në regjionet tjera. Pastaj vijnë me radhë parashikimet për bashkimin e Gjermanisë, parashikime që edhe një individ i informuar mirë mund ti ketë bërë në vitin e botimit të librit.

Problemet fillojnë me vitet, të themi, pas vitit të 4-5 të botimit të librit të cilat janë të paraqitura në pjesën e katërt të librit.

Në këtë pjesë parashikimi i parë është titulluar "Gjermania në Evropë 1991-1994"/ Thuhet të jetë nxjerr nga Vargu III, 65. Edhe këtu është paraqitur një varg në gjuhën frënge me disa shkronja që sipas autorëve ndihmojnë për të kuptuar shpjegimin e deshifrimit. Mirëpo nuk mund të kuptohet se autori i parashikimeve a e ka përdorur shënimin BRSS për Bashkimin Sovjetik apo autori i interpretimit ja ka fut vetë BRSS. Si do që të jetë, në vargje thuhet: Gjermania e bashkuar do të ndryshojë Evropën. Do të gjejë fijen e artë e cila shtrihet deri tek Bashkimi Sovjetik: një fije e hekurt në jug. Njerëzit ëndërrojnë për një epokë të re e të sigurt në gjithësi. Lypin dituri shkencore.

Parashikimi me radhë është titulluar "Paris - natë e rrezikshme 1991-1995" nga Vargu X, 22 Nëpër qytetin Paris do të vërshojnë banda të rinjve dhe si ujq të uritur do të lodrojnë dhe do të rrahin njerëzi të cilët nuk frikohen të dalin nëpër rrugë natën, kopuk të pirë që donë të marrin jetën e njerëzve. Dhe pastaj pasojnë shpjegimet në të cilat thuhet që mes vitit 1991-1995 një nata e bujshme e parazit do të shndërrohet në natë të bandave që do të terrorizojnë


< 3
faqe
- 4 -

5 >