Muzika/Kompozitorët/O10
Gjuzepe Verdi
{1813-1901}
NË ENCIKLOPEDI
Në vitin 1848, për derisa ishte ende i ri, por kompozitor i sukseshëm, Verdi 35 vjeçar sipërmorri një truall në Sant'Agatan e vogël afër Parmasë. Kjo copë toke nuk ishte shumë larg vendit ku ai lindi si fëmijë i një hotelieri dhe ku kishte marrë mësimet e para për muzikë nga organisti i katundit. Shkollimin e tij, Verdi e zgjeroi në vendbanimin më të madhë fqinjë të vendlindjes, në Buseto (Busseto). Në Buseto, një tregëtar i pasur, dashamiri i muzikës Antonio Barezi (Antonio Barezzi) njohu si i pari talentin e shkëlqyeshëm të 12 vjeçarit Gjuzepe dhe u përkujdes për të me largëpamësi, po si të ishte babë i tij. Përderi sa dështoi tentimi i Verdit të hynte në konservatoriumin e Milanos, Barezi i pagojë ati një studim privat tek Vincenzo Lavigna i cili ishte zënë me punë si dirigjent dhe cembalist në Scala. Më 1836, Verdi u khye në Buseto dhe pasi që shpëtojë nga intrigat mori vendin e organstit dhe të mjeshtrit të kapelës së atyhit. Mirëpo ai aty nuk qëndrojë gjatë. Diçka e tërhiqte në Milano ku me Oberto-në (1839) arriti një sukses të rrespektueshëm. Mirëpo rrespektin si kompozitor i rëndësishëm i operës, i rëndësishëm përkrahë Rihard Vagnerit (Richard Wagner), e fitojë me operen e tij të tretë, të titulluar Nabucco (1842). Angazhimi i Verdit për qëllimet e risorgimetos - e cila gjeti fundin me kurorëzimin mbretërorë të Vitorio Emanuelit (Vittorio Emanuele) në vitin 1861 - shkaktoj që ai të ngritet në nivel të figurës shembullore për Italinë e bashkuar. Verdi, i njohur githëkah, e me nam botërorë, ndërmori udhtime në gjithë Evropën, mirëpo gjithënjë kthehej në truallin e tij në Sant'Agata. Më këtë ai donte të tregonte se ishte krenar që ishte Katunar i Parmasë. Vëllimi prej më shumë se 20 veprave për operë, po të ndahet në mënyrë të vrazhdë në periudha, ato do të ishin tri periudha. Periudha që nga vetë ai quhej vitet galere, në mes të veprave Nabucco (1842) dhe Rigoletto (1851), e cila përshkrohet me operat e tij propaganduese politike kryesisht historike, liri dashëse dhe luftë nxitëse kundër tiranisë. Periudha e mesme e pa njësuar plotësisht dhe me ndërpremje të gjata, shtrihet nga koha e vepres Troubadour (1853) deri në kohën e veprave Don Carlos (1867) dhe Aida (1871). Periudha e fundit e veprimtaris së tij njëherit merret edhe si periudha e fundit e përkryerjes më të lartë të operes italiane të shekullit XIX. Në këtë periudhë Gjuzepe Verdi krijoi veprat Otello (1887) dhe Falstaff (1893).
Oper në katër akte (shtatë pamje), me tekstë të Temistocle Solera-s, për herë të parë shfaqur në Milano, në vitin 1842.
Personazhët: NABUKO (Bariton), Mbreti i Babilonit; FENENA (Sopran), e bija e tij; ABIGAIL (Sopran), skllave, e bija (e mësheftë) e parë e lindur e mbretit; ISMAEL (Tenor), nipi i mbretit të Jerusalemit, Sederxhisë; ZAHARIAS (Bass), prift i lartë hebrej; KRYEPRIFTI I BALIT (Bass); ABDALLO (Tenor), shërbëtor i Nabukos; RAHEL (Sopran), e motra e Zaharias.
Ngjarja zhvillohet në Jerusalemin dhe Babilonin e shekullit VI para krishtit.