Antonin Dvoraku
(1841-1904)
NË ENCIKLOPEDI


Bedrih Smetanas (Bedŕich Smetana) dhe bashkatdhetari shtatëmbëdhjetëvjeçarë Antonin Dvoraku ja arritën që të shkrinë principet e romantikës klasike me elementet e folklorit vendas dhe më këtë të radhiten në nivel të muzikës kombëtare çeke. Për deri sa Smetana arriti nam në programe muzikore, Dvoraku në radhë të parë ishte një kompozitorë i muzikës absolute. Si biri i një hotelieri dhe kasapi, së pari ju deshtë që të merrte zanatin e të atit para se ta linte të studionte muzikën. Si i ri nevojat e jetike ai i mbulonte me punën e tij si organist dhe muzikant i orkestrës. Nxitjet vendimtare për krijimtari muzikore i mori nga Johanes Brahmsi (Johannes Brahms). Brahmsi kënaqej me muzikën e Dvorakut e veçanërisht me melodiken e rrjedhshme të tij, Prej inatit po du me dalë prej lëkurës kur po shohë se çka ju bie ndër mend njerëzve ashtu pa mundu - kishte thënë njëherë. Në të vërtet shumë vepra të Dvorakut nuk duken problematike në krahasim me mundimet titanike të dëshirës së Betovenit apo me melankonlin e Brahmsit. Me gjithë këtë, Dvorek nuk ishte i muzikanti i thjeshtë popullor ashtu si ai shpesh paraqitet nga të tjerët. Ai ishte një artist që kishte një vetë kritikë dhe shumë punime të hershme të tij i cilësonte si të pa pjekura. Për të zotërimi i formës ishte veçoria që vlerësohej më së larti edhe në copëza të vogla.

Në një pjesë të mirë të literaturës evropiane, Antonin Dvorakun e gjejmë të shënuar si Antonin Dvorak por edhe si Antonín Dvořák .

simfonia e 7-të në d-moll op.70
simfonia e 8-të në g-dur op.88
simfonia e 9-të në e-moll ("nga bota e re"} op.95
serenada
overtyra koncertesh op.91,92 dhe 93
poema simfonike op.107,108,109 dhe 110
vallëzimet sllave op.46 dhe 72
koncerte për violiçelo dhe orkestra h-moll op.104
punime tjera për orkestra