LAVDI ALL-LLAHUT (EL-HAMDULIL-LAH)


Kopertina
faqe
- Hyrje -

Faqe 1
Në emër të All-llahut Mëshiruesit të përgjithshëm, Mëshirëplotit

Me emër të All-llahut, Mëshiruesit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit Hyrja, në Kur’ani Kerim, fillon me Fatihan, ose ndryshe me nënën e Librit, kurse, kjo fillon me: Bismil Lahir Rahmanir Rahim (Me emër të All-llahut, Mëshiruesit të Përgjithshëm, Mëshirëplotit). Ar-syet e falenderimit janë të shumta, ne falenderojmë dikë, që kon-siderohet të jetë për hirë të qenjësisë së Tij. Në të, ka veçori, që e bëjnë të meritueshëm falenderimin. Falendërojmë cilësitë e dikujt. Gjithashtu, edhe kur shohim diçka të bukur, sikur diamantet e rralla, apo kur mburremi dhe kënaqemi me bukurinë e tyre, apo kur shohim lule të bukura, etj. Lavdërimi është edhe, atëherë, kur kujtojmë begatitë ose precizitetin e përgjithshëm, si dhe përsos-mërinë e tyre. Kur na shërben një njeri, do t’a falenderonim atë, për mirësinë që na bëri. Nëse na jep diçka, gjithashtu, do t’a falen-deronim. Njeriu falenderon edhe, atëherë, kur lakmon të arrijë diku. Njeriun, të cilin, e njohim se është bamirës, e falenderojmë, ngase presim ndonjë të mirë nga ai. Për të arritur te e mira, thurrim ose përpilojmë lëvdata të ndryshme për të.

Njeriu falenderon edhe nga frika, dënimi ose ekzistenca e nënshtrimit. Kur dikush bën gabim dhe kur tjetri ka kompetenca për t’a dënuar në çast, por ai nuk e bën atë. Me këtë gjest paraqet një lloj mëshire ndaj tij, ai padyshim se do t’a falenderonte për zemërgjërësinë dhe mëshirën e tij, përkundër së drejtës së tij për t’a dënuar.

Këto, do t’i konsideronim, si disa elemente kryesore të falen-derimit. Kur ne vërejmë se, të gjitha këto elemente, i ka All-llahu, ne e ndiejmë veten të obliguar që t’a falenderojmë Atë.

Mirësitë e Tij nuk numërohen, Ai gjithnjë jep, i hap dyert e mbyllyra dhe i lehtëson rrugët e jetës. Jep shëndet dhe pasuri. Parapëlqen punën, dhe shpërblen shumë mirë. Ai është Dhurues i Pafund, Ai asnjëherë nuk merr, sepse nuk ka nevojë për ne. Ne, as s’e shtojmë, e as e pakësojmë pasurinë e Tij. Depot e Tij, nuk zbra-zen kurrë. Askush nuk mund t’i numërojë dhe llogaritë mirësitë e Tij. All-llahu xh.sh., në Kur’ani Kerim, thotë:

“…dhe nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e All-llahut, s’do të arrini t’i llogaritni ato” .[1]

Me gjithë përparimin e lartë, që kemi arritur tani, ne nuk jemi në gjendje t’i numërojmë mirësitë e All-llahut të Lartësuar, si ato të jashtmet, po ashtu dhe të brendshmet.

Si përfundim, mirësitë e All-llahut, nuk mund të llogariten. Sikur të vendosnim t’a falendërojmë Atë, për secilën mirësi, nuk do të na mjaftonte e tërë jeta jonë.

Është mëshirë e All-llahut, që t’a falenderojmë me dy fjalë: Lavdi All-llahut. Është për t’u çuditur se, kemi njerëz të cilët kërko-jnë të falenderohen me orë të tëra, për një të mirë që ia kanë bërë dikujt, dhe në fund, mbase, nuk janë të kënaqur, ose nuk do t’u mjaftonte ky falenderim.

All-llahut xh.sh., me të gjitha madhështitë e Tij që ka, i mjafto-jnë vetëm dy fjalë El’Hamdu Lil’lah - Lavdi All-llahut. Për ta kuptuar se sa është mundësia e Tij, dhe sa shpërblehet falenderimi ynë ndaj All-llahut të Lartësuar, mirësitë e të Cilit nuk i numërohen në këtë botë dhe në ahiret, duhet t’i shohim ato në jetën e përditshme dhe, njëko-hësisht, do t’i shohim ato edhe në ahiret. Ai na jep më tepër, se secili njeri që mund të na japë. Na kthen të mirën me të mirë në ahiret, dhe na përgatit jetë të kënaqshme në këtë botë. Na jep shumë më tepër, nga ajo që mund të marrim ne këtu, dhe sikur, e gjithë fuqia dhe mundësitë tona njerëzore, të bashkohen për t’a falenderuar, nuk do të mjaftonte, por ja, që Atij, i mjaftojnë vetëm dy fjalë: El’Hamdu Lil’lah.

Atij, i Cili, kujdeset për të gjitha krijesat e Tij, i mjaftojnë vetëm këto dy fjalë dhe, këto fjalë, janë në fillim të hyrjes, në Kur’an, El’Hamdu Lil’lah dhe, gjithashtu, në përmbyllje të lutjeve tona. I Lartësuari thotë: “…ndërsa lutja e fundit e tyre do të jetë: Lavdi, është për All-llahun - Zot i botërave”[2] . Falenderimi qëndron në këtë jetë dhe në ahiret, qëndron derisa krijesat janë në jetë si edhe atëherë, kur çdo gjë të kthehet tek Ai.

Do të ishte shumë e vështirë që njerëzimi të gjente formë falen-derimi për All-llahun. Sado të mundoheshim për të gjetur formë falenderimi të kënaqshëm, nuk do të arrinim t’a gjenim atë, që e meriton dhe i takon Atij. Për këtë arsye, All-llahu, na mësoi që në fillim të librit të Tij, si t’a falenderojmë Atë, në mënyrë që, të gjithë robërit e Tij t’a falenderojnë njëlloj. Çdo njeri ka nevojë t’a falen-derojë Atë, por atyre edhe u kërkohet që t’a bëjnë këtë.. Meqenëse, robërit duhet t’a falenderojnë Atë, ata nuk do të ishin në gjendje t’a gjenin mënyrën e duhur të falenderimit të All-llahut të Lartësuar, prandaj u është kërkuar kjo formë.

Meqenëse na mësoi se si t’a falenderojmë, Ai dha mundësi të barabarta dhe të shumta, si për itelektualët, ashtu edhe për njerëzit e rëndomte apo analfabetë. Mënyra se si ta falenderojmë, ishte një dhuratë tjetër për ne dhe, për këtë meriton një falenderim të ve¬ça¬ntë, prandaj duhet t’a falenderojmë. Pra, kur njeriu duhet t’a falen-derojë All-llahun për mirësitë e Tij, ai duhet pra, t’a falenderojë, Atë, edhe për mënyrën se na mësoi se si t’a falenderojmë. Me këtë lloj të kuptuari, robi do të ishte vazhdimisht falenderues, kurse All lla¬hu gjithnjë do të jetë i falenderuar.

Para se t’a fuste fjalën: El’Hamdu Lil’lah, në buzët tona, i Lartë¬madhëruari, krijoi begatitë, të cilat do të lidhen me El’Hamdu Lil’lahin. Nëse i hedhim një vështrim, radhitjes së gjërave dhe mirë¬sive, do të shohim se ato begati të All-llahut na udhëheqin gji¬thnjë, ato gjithmonë janë para nesh, dhe nga kjo, ne, kuptojmë se ato janë të krijuara para krijimit të njeriut. All-llahu krijoi qiejt, tokën dhe përcaktoi rizkun[3] .

Kur, njeriu u krijua, me fjalën ‘bëhu’, të gjitha begatitë ishin prezent. Bile, kur All-llahu krijoi babën e njerëzimit, Ademin a.s., ai jetoi në xhen-net, pa ndier lodhje e as ankesa. Çdo gjë ishte e bo¬llshme për të. Ademi ishte njeri pa kohë të shkuar dhe, edhe pse i tillë, All-llahu ia kishte servuar begatitë atij. Ato, e pritnin atë, për t’i dhënë një jetesë, të cilën nuk e kishte ndërtuar vetë. Ajo ishte ndër-tuar nga i Lartësuari All-llah.

Kjo do të ishte një hyrje e fjalës El’Hamdu Lil’lah. Kjo ishte një hyrje e domosdoshme, me të cilën obligohemi t’a falenderojmë All-llahun, për të gjitha begatitë, të cilat na dhuroi.

Kjo ishte një hyrje, e cila duhej t’i paraprinte secilit kapitull të këtij libri, si: All-llahu dhe Gjithësia, Dyshimi dhe Ekzistenca, Pamja e Gjërave dhe Realiteti Tyre, Mrekullia e Isra-së dhe Miraxh-it.

Pra të fillojmë fjalimin tonë.

Referencat
  1. Kur'ani, Ibrahim 34
  2. Kur’ani, Junus 10
  3. Rizku, çdo gjë që është e nevojë e domosdoshme për njeriun është rizk, e këtë secili e ka të garantuar (kom.Përkth)

Kopertina
faqe
- Hyrje -

Faqe 1