ALL-LLAHU DHE GJITHËSIA


Hyrje
faqe
- 1 -

Faqe 2
Kur flas për All-llahun e Lartësuar, për ekzistencën, shoh se një shumicë njerëzish, duken se janë të etur, për këtë çështje. Këtë e prezentojnë me dualizëm ose mohim. Këta e humba¬sin veten, duke u munduar të argumentojnë teori të humbura, të ci¬lat, në përpjes-tim me të vëtetën, janë hiç gjë.

Para se të filloj fjalimin, dëshiroj të them se bara mbi shpenzimet janë tonat, sepse secilit që mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi në fe¬në e tij, e kjo pastaj e bën ate të mëkatojë, duke u përpjekur t’i shpj¬e¬gojë dyshimet që i paraqiten për ekzistencën e Hyjnisë. Kjo bu¬ron në brendi të secilit mëkatar ngase ate diçka vazhdimisht e brenë, e përjeton dhe e ndien, se një ditë do të merret në pyetje, e ajo është ahireti[1] , si dhe një ditë, do të takohet me All’llahun. Kjo ndj¬enjë e ngacmon njeriun vazhdimisht, e shtyn atë të dyshojë në fe, t’i nënshtrohet mëkatit, duke e mashtruar veten se nuk do të merret në pyetje e as nuk do të dënohet.

Filozofët janë munduar, me vite të tëra, të fusin dyshim në fetë qiellore. Ata orvaten që, me oratoritë e tyre, besimtarët t’u nën¬shtrohen logjikës së tyre. Por, disa filozofë të tjerë, shtojnë duke pohuar se feja është adhurim, ndërkaq, lirimin nga feja, e konsi¬de¬rojnë çlirim. Konsideroj se, të dy mendimet janë të gabuara.

Imani[2] në Zot është një gjë që ka gjurmë, dhe për këtë njerëzimi është orvatur shumë. Secili orvatet në mënyrën e vet, dhe prej saj pret rezultatin. Kjo nënkupton, se është një polemikë, e cila nuk do të përfundojë kurrë. Njeriu, vazhdimisht hulumton të arrijë me ar-gu¬mentet e veta forcën e kësaj ekzistence. Kurse, kjo i përket metafizikës ose argumenteve mohuese, që orvaten të argumentojnë ekzistencën e kësaj force. Ne e dimë, dhe e njohim All-llahun nga natyrshmëria jonë njerëzore, sepse Ai, gjendet në brendi të qenies sonë, e cila, vërteton ekzistencën e Tij. Për ndryshe, njeriu nuk do të shkrinte energji në këtë polemikë. Shohim zemërime të shumta të njerëzve, që i ngacmojnë thellë, edhe pse materialisht mund të qëndrojnë mirë. Numri më i madh i vetëvrasjeve është në shtetet materialiste, që janë më të zhvilluara. Ata, edhe pse kanë arritur rezultate të larta, që shumë vende materialistësh do t’i kishin lakmi për jetën luksoze që bëjnë, shprehin pakënaqësitë dhe zemërimin e tyre, sepse nuk kanë arritur t’a realizojnë harmoninë ndërmjet vetes dhe gjithësisë. Kjo harmoni, do të arrijë tek ta, vetëm nëse kanë iman dhe e pasojnë programin e Tij.

Le të lexojmë një ajet të Kur’ani Kerimit, i cili e ngacmon be¬si¬mtarin, ai ajet është ajetul Kursij (ose që njihet tek ne si tespih dova):

“All-llahu është Një, - nuk ka hyjni tjetër përveç Atij, i Gjallë, qëndron …”[3] Fjala i Gjallë, vetëkuptohet se Ai është përjetësisht i Gjallë, Ai nuk e shijon vdekjen. Ai, krijoi jetën dhe vdek-jen. Fjala ‘qëndron’, ka kuptimin se Ai qëndron me mbretërinë e vet.

Mendoj se kjo duhet sqaruar pak më gjërësisht. Disa njerëz, be-sojnë se All-llahu i Lartësuar, krijoi gjithësinë, pastaj përcaktoi në të edhe rregullat e saj. Pasi i krijoi rregullat, atë e la të lirë, pa ndonjë ndërhyrje në të. Shpjegojmë se, kjo jetë vazhdon sipas rregullave të caktuara prej Tij. Janë regulla shumë precize, të cilat nuk ngatërro-hen me kohën, dhe ato nuk ndikojnë në asgjë. Përkundrazi, All-llahu i Lartësuar, na paralajmëron se krijoi këtë gjithësi, përcaktoi regullat e saj dhe njëkohësisht na bëri me dije, se Ai Qëndron mbi të, është mbikqyrës i mbretërisë së Tij, Ai këtë, nuk e le vetëm për asnjë moment.

Nga kjo nënkuptojmë se, All-llahu i Lartëmadhëruar, si mbikqyrës, na siguron dhe na mëson, që ne nuk duhet të mërzitemi për këtë. Ai vendosi rregullat e kësaj gjithësie, pastaj kërkoi nga ne, të bazohemi në të dhe t’i ndjekim rregullat e Tij. Ne nuk jemi në gjendje të ndryshojmë asgjë, sepse Ai qëndron mbi mbretërinë e vet, Ai mund t’i hapë dyert dhe të realizojë ato gjëra, të cilat neve i dimë se janë të pamundura. Kur proceset nuk funksionojnë, atëherë njeriu ndien dridhje dhe frikë dhe menjëherë klith duke thënë: ‘O Zot’. Përderisa, ai beson bindshëm se Ai qëndron mbi gjithësi, njeriu besimtar është i qetë, ai e di se e drejta do t’a mundë të padrejtën dhe të pamundurit do t’a mundin të keqen ose tiraninë. Pra, kur ai drithërohet për All-llahun, ai sinjalizon shenjat e njohjes së fuqisë së All-llahut, dhe atëherë kur atij i duket se proce-set po pengohen dhe se nuk po i përgjigjet askush, mbështetja e tij është në All-llahun, i Cili qëndron mbi gjithësinë në çdo kohë dhe çdo vend. Me këtë bindje, ai lirohet nga brengosja dhe ajo i shndërohet në shpresë dhe çlirim.

Haxherja, kënaqësia e All-llahut qoftë në të[4] , duke mos e ditur se në atë vend ka ujë, e la foshnjën, pranë pusit Zem zem, dhe filloi të endej poshtë e lartë në kërkim të ujit. Ftesës së saj, nuk ju përgjigj askush. Pas shtatë vrapimeve njëra pas tjetrës, prej një kodrine në tjetrën, ajo u lodh dhe filloi të brengoset tmerrësisht. Në këtë situate që gjendej, foshnja duke lëvizur këmbët apo thembrat në tokë, doli uji. Dihet se foshnjet nuk posedojnë forcë sipas log-jikës tonë, por ja që uji doli!

Muhammedi s.a.v.s., kur me qëllim të propogandimit të thirrjes së vet, e pësoi nga vizita e tij në Taif , u keqtrajtua, dhe mori fyerje të shumta nga populli, All-llahu ia mundësoi të shihte mrekullitë më madhështore me shkuarjen e tij në qiell. All-llahu ia mundësoi Isra-në dhe Miraxhi-n, vetëm për ta bindur të dërguarin e Tij. Pastaj, Muhammedi s.a.v.s,. e ndryshoi formën e thirrjes në Islam, si të atyre në Mekkë, ashtu edhe të atyre, që e vizitonin atë. Më vonë, erdhi një delegacion nga Medina, të cilët ia dhanë besën për sigurimin e tij, gjë që solli deri te hixhreti ose migrimi dhe deri te ngadhnjimi i Islamit.

Nëse ne do të rrëfenim për jetën tonë, do të tregonim për pengesat që kemi patur, pastaj si janë mbyllyr dyert, pastaj bren¬go¬sjet e tmerrshme që i kemi përejtuar etj. Mbledhjet i transferojnë problemet, por, ato, nuk i zgjidhin ato. Kur arrijmë deri aty, ku nuk ka rrugëdalje, atëherë shohim çudinë, befas hapen rrugët andej nga nuk e kujtojmë fare. Pra, All-llahu qëndron mbi gjithësi dhe është mbikqyrës, atëherë kur njeriut besimtar i dridhet e gjithë qen¬ia e tij dhe kur është më brengosës, ndien qetësi dhe çlodhje, sepse All-llahu dëgjon dhe sheh, Ai Qëndron mbi mbretërinë e Vet dhe nuk e le vetëm atë asnjëherë.

Vazhdon ajeti kerim: “Atë nuk e merr as kotja e as gjumi” (nuk e merr). Ai nuk fle kurrë dhe nuk tronditet. Me këtë thënje, All-llahu, sikur i jep njeriut forcë dhe bindje, në veçanti atyre, që pës¬ojnë tronditje nga problemet e jetës. Atij do t’ia kthejë bindjen dhe sigurinë: Atë nuk e merr as kotja. Ai pra, nuk tronditet për asnjë moment të vetëm. Kur njeriu e dëgjon këtë nga All-llahu, ai bëhet i qetë dhe bindet, se Krijuesi tij qenka gjithnjë zgjuar, Ai nuk kotet dhe kështu i sheh të gjitha mizoritë dhe tiranitë: Atë nuk e merr as kotja. Njeriu i rëndomtë, gjatë natës, fle i qetë, sepse e di që Ai nuk fle, Ai sikur do t’i thotë njeriut besimtar, fli i qetë dhe lirshëm, e mos u frikëso, sepse Unë nuk fle, Unë të mbroj qofshë në gjumë ose zgjuar, mos e zemëro veten, dhe mos mendo se do të të vijë ndonjë armik. Para shkuarjes në shtrat, për të fjetur, largoi zemërimet dhe brengat, sepse Unë nuk fle dhe të jesh i bindur dhe i qetë plotësisht, se je nën mbrojtjen Time të vazhdueshme. Njeriu, do të flejë shumë qetë, nëse në hyrje ka përcaktuar një roje, ose kur e di të paktën, që ndonjëri prej tyre, nuk do të flejë natën. Si ju duket, kur All-llahu ju siguron se jeni nën mbrojtjen e Tij? Si do t’a ndiejë njeriu veten, duke qenë në dijeni se atë e ruan Fuqia, e cila krijoi gjithësinë?

Me këtë ndjenjë, besimtari, jeton gjithmonë, është i qetë, i bin-dur se është në sigurinë dhe mbrojtjen e All-llahut të Lartësuar, si në kohërat e qeta pa luftëra, ashtu edhe në kohërat e vështira.

Vazhdon, ajeti Kur’anor, t’a shtojë harmoninë e sigurisë se njeriut me gjithësinë, edhe më shumë, kur Ai i thotë:

“…të Tij janë çdo gjë, që është në qiej dhe në tokë…" Kjo është vazhdimësi e qetësisë dhe bindjes për njeriun, thujase All-llahu i Lartësuar i thotë njeriut, ngase ke frikë? Nga rizku i së nesërmes, që nuk e di nëse do të marrësh ose jo, si rezultat i punës prej së cilës mundet të mos shpërblehesh, nga paraja, e cila, të është e nevojshme dhe nuk mund t’a kesh? Paramendo ti, që çdo gjë, që është në qiej dhe në tokë, është mbretëri e Imja, ia Jap atij që dëshiroj dhe ia ndaloj atij që dua. Nga është ky zemërim dhe kjo urrejtje, nëse Unë kam dhe jap, prej nga ky mendim kur Unë pose-doj edhe shumë gjëra që ti nuk i sheh? Mjer ti, nga frika e ditës së nesërme dhe nga frika e ndjenjës tënde, se je i vetëm në botë. Por, Unë jam Gjallë, nuk vdes, jam përgjithmonë dhe ekzistoj. Unë nuk fle dhe nuk tronditem, e as nuk kotem.Çdo gjë është nën pat¬ro¬na¬zh¬in Tim. Përderisa ti je robi im dhe më ke besuar, të jesh i bindur dhe i qetë në caktimet e Mia. Përderisa e furnizoj atë që nuk më ka besuar, edhe pse kam kërkuar që të kujdesesh edhe për ata që mëkatojnë, si mundet të mendojë besimtari, që mos t’i përgjigjem atij, që më beson dhe është i bindur në Mua?

Vazhdon ajeti Kur’anor: “…Kush mund të bëjë shefaatë (ndërmjetësim) tek Ai, pa lejen e Tij…” Prej këtij ajeti, kuptojmë se, askush nuk mund të shërojë, askënd, pa lejen e Tij.

Me fjalë të tjera, ti mos u frikëso nga askush në botë, sado tiran të jetë ai, dhe mos u trishto nga fuqia e dikujt. Të gjithë këta, nuk mund të të lëndojnë ty, pa lejen Time. Ata, të cilët e thërrasin All-llahun, janë të afërmit e Tij. Secili tiran ose mizor, në tokë, është shumë larg All-llahut të Lartësuar.

Vazhdon ajeti Kur’anor: “…Ai e di ç’ka para tyre (të kaluarën dhe të tashmen) dhe pas tyre (të ardhmen) dhe ata s’mund të arrijnë diturinë e Tij pa vullnetin e Tij…” Dëshira e All-llahut, është që të shtojë edhe diçka më tepër në bindjet tona, për të besuar .

Atë, sa për qetësinë e zemrave tona besimtare. Asnjëherë, mos mendo se Unë nuk e di ç’po ngjan, dhe çka po të përgatitet ty. Unë di se ç’mendojnë ata, dhe ç’kanë planifikuar, di të gjitha ato që janë të shfaqura e që nuk janë të njohura për ju. Sepse, Unë, jam ai, që vendosi për veprën, për nijetet, sepse Unë jam sekreti i tyre. Prandaj, ti mos u frikëso, se mund të më shpëtojë gjë, ose se dikush, nga krijesat e Mia, mund të më fshehë diçka, qoftë ajo edhe sekret në veten e tyre. Atë, nuk mund t’a mashtrojë askush. Në Kur’an, i Lartësuari thotë: “…Ai di sekretet dhe çdo fshehtësi”[5] . Domethënë, All-llahu i di të gjitha sekretet.

Shtrohet pyetja: ç’është sekreti?

Një e përbashkët, mes dy gjërave. Një gjë, që e bëra dhe e fsheha ndaj dikujt, ndaj shokëve ose familjarëve të mi. Ky është sekreti. Pra, një gjë që fshihet nga të tjerët. Një gjë, që thuhet ose kërkohet të jetë sekret dhe ai të mos përhapet askund. Mbetet sek-ret në vete, ajo nuk duhet të dalë nga goja. Edhe kjo, që mbetet vetëm në veten e tij, nuk mund të fshihet nga All-llahu i Lartësuar. All-llahu, i përhap këto sekrete, nëse është varianti i tij, i vetëm për të. E ti ngase frikohesh, nëse Zoti yt i di të gjitha, si dhe çka të mundon ty kur Zoti yt nuk fle, ti pse nuk qetësohesh ?

Edhe më tutje, vazhdon ajeti: “…dhe ata s’mund të arrijnë diturinë e Tij, pa vullnetin e Tij…”. Çfarë do të thotë kjo? Dituria e All-llahut është e paarritshme, askush nuk mund të ketë di-turi, përveç atij, që Ai i jep me dëshirën e Vet. Pra këtu kemi:

Dituri të dhuruar nga dëshira e Tij, pasi ta ketë zgjedhur per-sonin.
Dituri e dhuruar, për mbarë njerëzimin.
Dituri, e cila është në vet qenien e All-llahut, dituri, të cilën, nuk ia jep askujt.
Dituria e parë, iu përket të zgjedhurve të Tij ose pejgamberëve, evlijave (njerëzve të mirë). Kjo shpalosje është vetëm ndërmjet All-llahut dhe të zgjedhurve të Tij. Këtu nuk kemi për çfarë të flasim asgjë, ata kanë dhunti të caktuara. Ato nuk janë tema të përgjith-shme, prandaj këtu nuk ka vend për polemikë.
Dituria e dytë, i është dhuruar mbarë njerëzimit, ajo njihet si di-turia materialiste. Kjo dituri, është një prej dhuntive të All-llahut, kjo jepet ose zbulohet kohë pas kohe, gjeneratë pas gjenerate. Kjo di-turi ka datën e lindjes të përcaktuar nga All-llahu i Lartësuar. Nëse ndodh të lindë ndonjë dituri e re, do të shohim shumë dijetarë duke hulumtuar dhe duke u orvatur për arritjen e saj, për të cilën e ka dhënë pëlqimin All-llahu xh.sh. Por, nëse kjo dituri nuk zbulo-het prej mundit ose hulumtimit njerëzorë, atëherë dëgjojmë zëra që thonë se ishte një rastësi. Thuajse, dikush ishte duke kërkuar diçka, e ai, rastësisht, zbuloi diçka krejtësisht tjetër gjë. Ky zbulim, i cili nuk erdhi si rezultat i rregullave të hulumtimit, por erdhi në mënyrë krejt të rastësishme, mund konsiderohet si një shpalosje e All-llahut, sepse kësaj diturie i ka ardhur koha e lindjes. Ne jemi vetë dëshmitarë të kohës, kur shkencëtarët turren dhe hulumtojnë diçka shumë të rëndësishme për t’a zbuluar, dhe çuditërisht, dhe krejt papritmas zbulohet diçka e re, e papritur fare.

Një risi, që njerëzimi nuk e kishte idenë fare, për të, më parë. A thua, si ndodhi kjo? Njerëzit janë të prirë të thonë, ndodhi rastësisht, por e vërteta e saj është se ka ardhur koha e lindjes së asaj diturie, për njerëzimin. Kjo ndodh, ngase ka dalë prej sekretit të diturisë së All-llahut, e kjo do të arrijë tek dituria njerëzore me fjalën ‘kun’ (bëhu), ngase koha e lindjes është caktuar që nga ezeli[6] .

Kjo, është dituria e njerëzimit, kurse në diturinë, që ka të bëjë vetëm me All-llahun e Lartësuar, nuk mund të arrijë askush. Për këtë arsye, ne, ajetet e All-llahut i marrim në kuptim të përgjith-shëm, sepse i Lartësuari na bën me dije se, sado të jetë dituria e atyre, të cilët provokojnë dhe sado të armiqësohen me ty, dije se All-llahu e di dhe se dija e Tij është mbi dijen e tyre dhe e di, se cila dituri e shkatëron atë dituri, ose e pengon atë. E gjithë kjo, tregohet që besimtari t’a ndiejë veten të qetë, në caktimet e All-llahut. Meqë është në siguri të plotë dhe ajo vjen nga All-llahu i Lartësuar, ai du-het t’a ndiejë veten të mbrojtur, sepse ka mbështetjen e qiellit.

Para se t’a kalojmë këtë temë, e shoh të udhës të sqaroj një diçka shumë të rëndësishme, e pastaj, me këtë, t’a përmbyllim domethënien e kësaj. All-llahu i Lartësuar jep gjërat, nga të qenurit Zot - Rububije dhe nga të qenurit Hyjni -Uluhije. All-llahu i Lartësuar i ka ofruar njerëzimit, duke i dhënë të gjitha dhuntitë Ru-bubije (të qenit Zot). Kështu thotë i Lartësuari:

“Dhe kur, Zoti yt, nxori nga ijet e bijëve të Ademit, pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmitarë ndaj vetvetes së tyre (dhe i pyeti): A nuk jam Zoti juaj? (Ata iu përgjigjën): Po si jo, ne dëshmojmë, kështu që, në ditën e Kijametit, të mos thuani se ne ishim të padijshëm (indiferent) ndaj këtij (mësimi).[7]

Pse All-llahu nuk tha, a nuk jam Unë Hyjnija juaj, dhe të dësh-moni në Hyjninë tuaj, ngase kjo ishte një dhënie e Zotit, All-llahu është Zot i botëve, është dhurim, nga të qenurit Zot.

Dhurimet, që i jep nga të qenurit Zot, janë të barabarta për të gjitha krijesat. Secilës krijesë, që e krijoi All-llahu, i jep, nga të qenurit Zot. Psh., All-llahu i Lartësuar, krijoi gjithësinë dhe ia nënshtroi njeriut. Gjithësia ka forca të shumta dhe ato janë më të fuqishme, më të mëdha, se njeriu, por, ato, i janë nënshtruar njeriut, me urdhër të All-llahut të Lartësuar. Dielli, toka, erërat dhe shumë forca të tjera të mëdha, në univers, janë shumë më të mëdha se njeriu. Dielli, ka mundësi t’a djegë tokën, me gjithë ç’ka në të. Sikur, toka, të ndryshonte pak nga lëvizjet e saj (rotacionin ose revolucionin), njerëzimi do të zhdukej, gjithashtu edhe erërat mund të shkatërojnë, uji ka forcën e fundosjeve. Sikur të ndaleshin shirat, toka do të thahej dhe jeta do të shkatërrohej.Të gjitha këto fuqi, si dhe shumë të tjera, të cilat vlejnë për t’a mbajtur baraz-peshën e gjithësisë, janë më të fuqishme dhe më të mëdha se njeriu, por, që të gjitha këto i janë nënshtruar njeriut. Dielli, nuk e ka lirinë e vet, të lindë ose mos të lindë, sot ose nesër. Uji, nuk mund t’a fundosë tokën ose t’a thajë atë, duke ikur gjetiu. Toka, nuk mund të ndalet nga rrotullimi saj. Të gjitha këto, shikuar si forca, janë gjigante dhe të tmerrshme. Këto, i janë nënshtruar njeriut, me urdhër dhe dëshirë, prej All-llahut. Këto, nuk e posedo-jnë lirinë dhe nuk kanë kurrëfarë alternative të zgjedhjes. Si të tilla, këto, nuk munden t’a thyejnë urdhërin e All-llahut, sepse nuk kanë alternativ tjetër.

All-llahu iu jep të gjithëve. Ai iu jep, sepse është Zot për të gjithë. All-llahu, nuk bëri kurrëfarë dallimi mes njerëzve, ata nuk i dalloi, nëse janë besimtarë ose jo besimtarë. Ai, iu mundësoi të gjitha krijesave, t’a shijojnë diellin dhe, ai, lind për të gjithë njëlloj, pa marrë parasysh bindjet e tyre, teiste ose ateiste.Toka jep frutat e saj, si për besimtarët ashtu edhe për jobesimtarët. Shiu bie ndër popujt besimtarë dhe jobesimtarë. Rregullat tokësore janë dhurim i të qenurit Zot. Ai, i cili, punon tokën mirë dhe përkujdeset për të, vazhdimisht nxjerr përfitime të majme, qoftë ai besimtar apo jobe-simtar. Ai, i cili, nuk përkujdeset për tokën dhe nuk e mbjell, ai nuk do të arrijë asgjë, sado të jetë besimtar e i devotshëm. Do të përfi-tojnë nga dituria e All-llahut, ata njerëz, që iu shpaloset dituria e All-llahut, prej teknologjive bashkëkohore. Ai i jep atij, që involvo-het në përparimin e kësaj bote, dhe ata, që mundohen, do të korrin atë që kanë mbjellur. Shohim se, All-llahu i Lartësuar, në cilësinë e të qenurit Zot, nuk dallon një njeri prej tjetrit. Rregullat e caktuara prej All-llahut, në tokë, janë të lidhura ngushtë me procesin e kri-jimit, ata që angazhohen, do të përfitojnë nga këto procese, pa marrë parasysh kush janë ata, besimtarë ose jobesimtarë. Për këtë arsye, All-llahu i Lartësuar, kur kërkoi nga qenia njerëzore të dësh-mojë ndaj vetes së vet, i tha “A nuk jam Zoti juaj”? Përveç atyre dhuratave të Zotit, më lartë thamë, se kemi edhe ato Hyjnore. Këto dhurata u përkasin, vetëm atyre, që besojnë All-llahun , që dësh-mojnë se “nuk ka Hyjni tjetër përveç All-llahut”[8] . Besimi, këtu kuptohet, si dëshmia mes njeriut dhe Zotit të tij. Për këtë ar-sye, vërejmë se ajetet e Kur’anit Kerim, në suren el Bekare, fillojnë me këto thënie: “Elif, Lam, Mim.[9] Ky është Libri, në të cilën nuk ka dyshim, është udhëzues (hidajet) për Muttekinët (përudhërit)[10]. Të cilët, besojnë në sekretet dhe ata, të cilët e falin namazin dhe ata, që shpenzojnë (në rrugën e All-llahut) nga rizku, që ju kemi dhënë Ne. Dhe të cilët, beso-jnë në atë që t’u revelua ty dhe, atyre, që iu është reveluar para teje dhe, ata, që e besojnë Ahiretin. Këta, janë në përudhje nga Zoti tyre dhe këta, janë të shpëtuarit. [11]

Shohim se All-llahu i Lartësuar, në Kur’ani Kerim, iu ligjëron vazhdimisht besimtarëve me thënjet “O ju që keni besuar”. Për të përfituar nga dhuratat e Hyjnisë, kushti kryesor është besimi në All-llah. Ky dhurim, është prezent në Kur’ani Kerim, ai është imani, ky mund të jetë edhe sekret, besimi në ringjallje, pastaj marrja në pyetje, pastaj rruga e jetës, nëse do të jetë e sigurtë, e qetë dhe e këndshme. Ky është përshkrim nga All-llahu i Lartësuar, në Librin e Tij, për ata që besojnë. Dhuratat, që dalin nga Hyjnia, i përkasin jetës së mirë në këtë botë dhe në ahiret. Ato, janë për besimtarët, që e njohin All-llahun, si krijues, dhe nuk i bëjnë shok, Atij. Ata, e ndjekin këtë rrugë, sipas përshkrimeve të All-llahut, për këtë jetë, që është sqaruar, për ne në Librin e Tij. Në këtë rrugë, gjenden shpjegimet dhe mënyra e përmirësimit për secilin, që ka marrë rrugën e shkatërrimit. Aty, shoqëritë do të gjejnë etikën dhe moralin e lartë, e cila, të shpie në një jetë të lumtur, në një jetë të sigurt dhe me plot begati.

Në të shumtën e rasteve, ne, marrim për udhëzim legjislaturën njerëzore. Kjo, më pas, na bën, të kemi kokëçarje të mëdha në shoqëri. Sikur ne, të merrnim legjislaturën e All-llahut të Lartësuar, do të kishim një zhvillim dhe një jetë shumë më të lumtur dhe më të plotë.

Arsyeja është ngase, mundësia dhe përudhja e njeriut, dallon dukshëm nga mundësia e All-llahut të Lartësuar. Përderisa, All-llahu e krijoi qenien njerëzore dhe gjithësinë, Ai është më i ditur, se kushdo tjetër. Ai e di më mirë, çka e gëzon dhe çka është më e mirë për jetën njerëzore.

Besimtari, i cili, e ndjek rrugën e All-llahut xh.sh., e ndien, në vete, dhuratën e Tij dhe gjithmonë është i qetë. Kur, zbriti thënja e All-llahut, për Muhammedin s.a.v.s., “…dhe All-llahu do të të mbrojë prej njerëzve…”, Muhammedi s.a.v.s., i urdhëroi mbro-jtësit e tij, të mos kujdesen më për të. Ai, këtë ajet Kur’anor e kup-toi menjëherë, kështu që ju tha: tani e tutje, nuk kam nevojë për mbrojtje, sepse nuk ka fuqi më të madhe, se sa fuqia e All-llahut. Atij nuk mundet t’i afrohet dhe t’a dëmtojë askush. Omerin[12] , e shihnin duke fjetur, nganjëherë, nën hijen e hurmës, pa mbrojtës. Ky, ishte i bindur, në thënjen e All-llhut: “Atë (All-llahun) nuk e merr as kotja e as gjumi”. Omeri flinte i qetë dhe pa brenga, nën hijen e pemëve, me plotëbesim në All-llahun e Lartësuar. Ai nuk fle -thoshte Omeri,- dhe nuk ka më të fuqishëm dhe më mbro-jtës se Ai, edhe sikur t’i marrim të gjithë mbrojtësit e botës. Kjo bindje, e shtyri atë, që të flejë i qetë, nën hijet e pemëve, duke mos e mbrojtur askush. Këtu, kemi të bëjmë me imanin, me të qenurit apo jo besimtar. Të besuarit, në All-llahun e Lartësuar, është të be-suarit me plotëbindje, se Ai është forca më e madhe e mundshme. Të largohesh nga të gjitha paragjykimet dhe qëllimet, të jesh i mbështetur në fuqinë që Ai krijoi, duke patur parasysh se dhe këtë gjithësi e nënshtroi për ty. Duke besuar, se kjo force, nuk i ngjason askujt në dituri, në krijim, në mëshirë, në hakmarrje etj., prej cilësive të All-llahut xh.sh. Kur imani hyn në zemër, nuk duhet të krahasohet dituria jonë, me diturinë e Tij. Kur, i Lartëmadhëruari, të thotë: bëje këtë, ne, nuk kemi kompetenca t’i themi, pse? Mund të bëhet polemikë, vetëm, nëse kemi të bëjmë mes dy mendjeve të përafërta. Mendja dhe mundësia e njeriut, është e pakrahasueshme me mundësinë e All-llahut. Gjithashtu, nëse na urdhëron, të mos veprojmë diçka, ne nuk kemi kompetenca t’a pyesim: pse? Si është e mundur, që ne t’a krahasojmë diturinë tone, me të Tijën. Vëre-jmë se, shumë njerëz, marrin guximin dhe mundohen të polemizo-jnë me All-llahun xh.sh., duke e ndier veten kompetent. Polemizo-jnë All-llahun, me programet e veta, të cilat i kanë skicuar për njerëzimin. Iman në All-llah, do të thotë t’i dorëzosh të gjitha mundësitë dhe njohuritë njerëzore, në mundësitë dhe diturinë e All-llahut të Lartësuar. Këtë, do t’a konsideroja si një hyrje në imanin njerëzor. Kjo hyrje, do të vinte në sajë të mendimit dhe planifikimit së gjithësisë dhe shenjave të saj.

Disa njerëz, këtë, e quajnë adhurim. Kështu, e tërë feja, kon-siderohet adhurim. Ne, gjithashtu, konsiderojmë se feja është ad-hurim i All-llahut të Lartëmadhëruar. Por, adhurimi i All-llahut xh.sh., dallon nga adhurimi i njeriut. Nëse, një njeri kërkon që të adhurohet prej teje, ai, ka për qëllim të marrë nga ty ose nga en-ergjia jote, të gjithë potencialin e mundshëm që ke, dhe atë ia bashkangjit forcës së vet, që është më e madhe dhe më e fuqishme, pastaj, me bashkimin e këtyre forcave, mundohet t’i realizojë ambi-ciet e veta, për qëllimet e tij, ose të përbashkëta. Nëse arrin, që këtë person t’a adhurojnë një grup njerëzish, ai pastaj do të kërkojë, që të gjithë të punojnë për të, kurse, ai vetë, fillon t’a rritë vazhdimisht luksin për vete. Adhurimi i njeriu, konsiderohet thjesht një robëri, e cila, i sjell dobi personit të adhuruar. Në Islam, kjo nuk pranohet.

Adhurimi i All-llahut të Lartësuar, është përforcim i ideve dhe mundësive të tua, e cila, të jep mirësi dhe begati. Dhuntitë e All-llahut, vazhdimisht, shtohen për ty. Ky lloj adhurimi, shkon në fa-vorin tënd. All-llahu i Lartësuar është i pasur dhe të Tijat janë gjithë ç’ka në botë. Ai është sundues, është pronari i të gjithëve. Pasuria, është e All-llahut, ajo transportohet nga një dorë në një tjetër, pastaj në tjetrën, e kështu me radhë. Secili njeri, nuk merr tjetër, përveçse rizkun e vet. All-llahu i Lartësuar, thotë: “…dhe meshkujt kanë pjesë, prej asaj që e kanë fituar…[13] Për t’a sqaruar këtë urtësi, rizku, i cili vjen ose fitohet, nuk është pjesë vetëm e jotja, në të, ka pjesë gruaja, fëmijët, dhe një numër, nga krijesat e All-llahut. Shpeshherë habitemi me atë njeri koprac, që nuk kënaqet me atë që e ka furnizuar All-llahu. Do të pyes me plot çudi, a thua pse vepron kështu, dhe ndoshta, a se mundon së qortuari, mënyrën e tillë të veprimit. Përgjigjja do të ishte, se kjo pasuri, të cilën e ka fituar dhe për të cilën ai kujdeset, nuk do të thotë se është rizku i tij. Ajo, është pasuri dhe rizk, edhe i krijesave të tjera, në Islam ai konsiderohet vetëm një kujdestar i devotshëm, derisa, ajo, t’ju arrijë atyre. Pra, ai nuk mund të shpërndajë prej saj, e as të kënaqet me të, por ajo duhet të qëndrojë pa u prekur, derisa të ar-rijë tek pronari i vërtetë.

Adhurimi i All-llahut të Lartësuar është adhurim në dhënie. Dhurata të All-llahut, për robin e Tij. Të All-llahut, janë pasuritë e qiejve dhe të tokës. Ai nuk e dëshiron adhurimin tonë, me qëllim përfitimi nga ne, që me atë pasuri, ose punë, ose mund tonin, të ar-rijë rezultate të mira. Ai është, i Cili, na furnizon, na dhuron mirësi, dhe na begaton nga mundi ynë. Ai na lehtëson, kur kemi vështirësi, i hap dyert e mbyllura për ne. Adhurimi i All-llahut është për të mirën e robit. Ai është përgjithçka, me shumicë, për robërit, bega-titë, në të, janë pasuria, shëndeti, fëmijët, përkujdesjet për robërit nga çdo e keqe dhe prapshti etj. Adhurimi jonë ndaj All-llahut, e bën, Atë, të na ndihmojë në të gjitha lëmitë. Ai nuk kërkon nga ne, që të ndihmojmë Atë. Adhurimi ynë, për All-llahun, është ajo që ne e kërkojmë me mirëdashje, që Ai të na ketë në konsideratë dhe të jetë me ne. Kurse adhurimi ndaj njeriut, konsiderohet marrje e mundësive, djersës dhe veprimtarisë së njeriut tjetër. Ky është një dallim i pakrahasueshëm ndërmjet tyre.

All-llahu i Lartësuar, i ka premtuar, robit të Tij besimtar, jetë më të mirë. Kur, Ai, më thotë: bëj kështu, padyshim, se ma do të mirën dhe me këtë unë do të arrij në kënaqësitë e kësaj bote dhe në ahiret. Veprimi im, nuk e shton sundimin, e as pasurinë e Tij. Po ashtu, edhe mos veprimi im, nuk e bën të varfër Atë, sepse, Atij, nuk i mungon asgjë. Shikuar nga këndi i besimtarit, njeriu me iman të plotë, nëse e ndjek rrugën e All-llahut, ai ka zgjedhur jetën e mirë, ai nuk bazohet në mundësitë e veta, por ai është mbështetur në mundësitë e All-llahut të Lartësuar, që nuk ka shok dhe të Cilit, nuk i përngjet askush. Kurse, nëse shikojmë nga këndi i jobesim-tarit, ai do të polemizojë, ose filozofojë dhe do të parapëlqejë diçka, që është sipas tekeve dhe mundësive të tija. Dallimi mes besimit dhe mosbesimit është të zgjedhësh mes jetës të përshkruar prej All-llahut të Lartësuar, mundësitë e të Cilit janë të panumërta, të pa-kufijshme, që nuk ndikohen nga rregullat e logjikës sonë, diturinë e të Cilit nuk arrin askush, dhe mes jetës së përshkruar nga ne, e cila është thurur sipas mendjeve tona të kufizuara dhe të mbushura përplot pasione.

Në të gjitha revelatat qiellore, All-llahu kërkoi nga ne, të studio-jmë dhe të hulumtojmë ajetet, gjegjësisht, shenjat e Tij. Pse u urd-hëruam me këtë, nga All-llahu Lartësuar? Me siguri, sikur të ekzis-tonte vetëm një argument i vetëm, që do të mundej të njolloste All-llahun, ai nuk do t’a kërkonte atë studim nga ne. Ai kërkoi nga ne, të studijojmë, së pari, vet qenien dhe krijimin tonë. Ai, i cili, do të kundërshtonte studimin, ai do të ishte i dyshimtë.

I tilli, asesi nuk do të kërkonte të hulumtohej sa më mirë, përkundrazi ai do të mundohej t’a pengonte ose t’a tërhiqte shiki-min rreth shenjave të tjera, dhe kështu do të vepronte derisa, të bindej se personi është hutuar dhe nuk është në gjendje t’i vërejë mangësitë. Kurse, ai, që të thotë: studio, mendo dhe shiko me pre-cizitet, është i plotëbindur në veprën e tij. Dëshira e Tij, është që njerëzimi të bindet dhe të besojë, në ekzistencën e Tij. Ai, gjithashtu, kërkon, që të njihen sa më mirë mundësitë dhe vlerat e Tij, sepse në këtë mënyrë, do të dëshmojnë për madhështinë e krijimit.

Për ta kuptuar më mirë këtë, do të sjell edhe një shembull. Kur hyni për të blerë diçka, pa marrë parasysh se ku gjendeni, dhe vjen pronari ose prodhuesi i artikullit, që ju dëshironi të blini, ju do të ndodheni para dy situatave: Nëse malli është i rregullt, dhe i ka kaluar disa here testet, prodhuesi do të kërkojë nga klienti që t’a kontrolljë mirë atë, bile disa herë. Pse e bën këtë? Sepse ai është i bindur në rregullsinë e prodhimit të mirë, që ai ka.. Ai duke qenë i bindur, kërkon pa frikë që artikulli i tij, të kontrollohet disa herë.

Por, nëse malli nuk është i rregullt, dhe nuk ka siguri në të , prodhuesi i mallit do të mundohet të t’a hedhë në çdo mënyrë, dhe të të tradhtojë. Ai do të orvatet, në çdo mënyrë që të të hutojë, derisa të bindet, se nuk po e vëren dobësinë e mallit që e ke para duarve. All-llahu i Lartësuar, kërkoi nga ne që të studiojmë dhe të hulumtojmë lirshëm, në krijesat e Tij. Ai na thotë se gjithësia është një nga shenjat e dukshme, sikurse dhe vet qenia njerëzore. I Lartësuari thotë: “Ne do t’ju mundësojmë atyre të shohin Shenjat Tona, në të gjitha horizontet edhe në vetë qenien e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se (Kur’ani) është i vërtetë…”[14] Për cilat ajete (shenja) flet i Lartëmadhëruari? Ai, me këtë, po i sfi-don të gjithë. Ai e di mirë ç’ka krijuar dhe se si i ka përsosur ato.

Kjo sfidë, që të studiojmë shenjat, krijesat e Tij, dhe po ashtu edhe vetë qenien tonë, nuk do të kërkohej, nëse thënësi s’është vet krijuesi. Ai është All-llahu, i Cili, vendosi shenjat dhe mrekullitë në këtë kozmos, që të argumentojnë Madhërinë dhe Mundësitë e Tij të pakufizuara.

Kur studiojmë kozmosin, vërejmë madhështinë e All-llahut xh.sh. Ky duhet të jetë, qëllimi i parë, për njeriun. Të studiohet kozmosi dhe të njihen krijesat e All-llahut. Njeriu, i cili, i studion këto, nëse nuk i është nënshtruar All-llahut, nuk do të jetë i lumtur.

Njeriu e mori amanetin, ashtu siç na mëson, i Lartësuari, duke thënë: “Vëretë, Ne u kemi ofruar amanetin[15] qiejve dhe tokës dhe bjeshkëve, por ato refuzuan të ngarkohen me atë dhe, u frikësuan prej tij. Ndërsa, përsipër e mori njeriu. Pa dyshim, ai u bë mizor (ndaj vetes) dhe i pakujdesshëm (ndaj konsekuencave)”[16] .

Ç’është amaneti? Me amanet, këtu nënkuptohet liria e të zgjed-hurit, pa ndonjë presion nga jashtë. All-llahu, në këtë ajet, e kon-sideroi njeriun injorant të vetëvetes, në momentin e pranimit të kësaj barre, pra të këtij amaneti. Ky ajet, jep të kuptohet se ai nuk kishte njohuri, nuk ishte në gjendje t’a kuptonte rëndësinë dhe peshën e atij amaneti.

Do të sjell një shembull, i cili do të na e lehtësojë pak më tepër. Të supozojmë se, një njeri erdhi tek unë, më dha një sasi lekësh dhe më tha: Po i le amanet tek ti. Dhe vazhdon të vijë kësisoj tek unë, çdo muaj, ose shpesh here, duke më sjellë vazhdimisht lekë dhe duke më thënë: këto para janë amenet tek ti. Por pas një ko¬he, unë fillova t’i shpenzoj, sipas tekeve të mija. Por, një ditë pro-nari, vjen dhe më kërkon të gjitha paratë. Si t’ia kthej paratë e tija, kur unë i kisha shpenzuar të gjitha? Kjo i ndodhi edhe kësaj bote. All-llahu na dha begati të panumërta, dhe na tha, kënaquni sa të doni, por një gjë ta keni parasysh, kjo është barrë dhe amanet për ju. Mos u rebeloni, mos vidhni, mos e keqpërdorni këtë begati në adresa të të tjerëve. Njeriu e pranoi këtë amanet, por ja që Shejtani[17] , një krijesë tunduese, shfrytëzoi nga rasti, pasiqë njeriu e mori përsipër këtë barrë, pra (lirinë e të vepruarit) dhe kur All-llahu i tha bëje këtë, ai u përgjegj: jo nuk e bëj. Duke qenë në këtë situate, nuk i vendosi dëshirës së tij të lirë, asnjë rregull dhe presion.

Ndërkohë, që njeriut ia ofroi lirinë e të zgjedhurit, atij ia paraqiti edhe përgjegjësinë. Pastaj All-llahu i dërgoi vazhdimisht shpallje, si shenjë përudhjeje për në rrugë të drejtë. Kurse amanetin, të cilin e mori përsipër, ishte ai, që krijesat e tjera nuk e morën. Prej këtu, njeriut iu mundësua liria e të zgjedhurit lirshëm, të veprojë ose mos të veprojë. Të gabojë ose të mëkatojë. Përderisa, njeriut, i kërkohet një gjë të bëjë, ai është i lirë edhe të refuzojë. Si edhe, nëse i kërkohet që mos t’a bëjë, edhe kjo është në disponimin e tij, t’a bëjë ose jo. Njeriut i është mundësuar, por kjo nuk iu mundësua maleve, as diellit e as hënës, e as yjeve. Dielli nuk mund t’a thyejë urdhërin, të thotë sot nuk do të lindi ose nuk do të perëndoj. Yjet, nuk kanë kompetenca, të duken këtë mbrëmje, ose të mos duken natën tjetër. Po ashtu edhe melaiket nuk kanë liri të zgjedhjes, ato veprojnë vetëm atë që iu thuhet. Kurse njeriu, i cili e mori barrën e amanetit, e ka lirinë e të zgjedhurit në këtë botë… dhe çfarë bëri ?

Injoranca e tij parafytyroi shumë gjëra. Adhuroi shumëçka, ato që askujt nuk i shërbejnë, e as nuk e dëmtojnë. Adhuroi diellin, zjarrin, gurët, idole të ndryshme, kafshë të egra. Vazhdoi të ad-huronte çdo gjë, që e parafytyronte injoranca e tij. E humbi she-jtani nga All-llahu i Lartëmadhëruar, i Cili është Krijuesi i gjithësisë. Vazhdoi njeriu të mos jetë mirënjohës i begative të All-llahut. I har-roi revelatat, ato, të cilat, zbritën për ndriçimin e njerëzimit, nga mëshira e Tij, për një jetë të qetë dhe të mirë. Po, ai filloi të bëjë edhe ligje të veta, duke i injoruar ligjet e All-llahut. Tek njeriu, ngadhnjyen ndjenjat dhe pasionet, filloi t’ju nënshtrohet atyre dhe vazhdimisht të largohet nga e vërteta. Kështu e kapluan depresionet dhe zemërimet e kësaj bote. A thua, çfarë e shtyri njeriu të veprojë kështu, kur All-llahu ia zbriti atij Kur’anin, me një retorikë të përso-sur, dhe atij, ia tregoi cilësitë e shejtanit dhe prezencën e tij, në vet qenien njerëzore. Ai na tregoi se si shejtani e mashtroi Ademin: “a të tregoj ty për pemën e amshueshmërisë dhe për mbret¬ërinë e pazhdukshme”[18]

Si duket njeriu kërkon dy gjëra në këtë jetë:

Jetë të amshueshme pa mbarim

Pasuri të bollshme që nuk shterron

Dëshiron të jetojë, e të mos vdesë kurrë dhe pasuri të bollshme, për plotësimin e epsheve të tij. E gjithë kjo dëshirë, të mos ndikojë edhe në shterrjen e pasurisë së tij. Të ketë thesar, që nuk do të numërohej. Kështu, shejtani ndikoi dhe mundi i tij pati efekt, mashtroi qeniet njerëzore. Të gjithë këta zotëra, që shpiku njeriu, ishin ose rezultat i iluzioneve të tij, të cilat e tërhiqnin kah rizku në këtë botë, ose iluzion për t’a mbrojtur nga sëmundjet, gjegjësisht nga vdekja. Shikuar në vija të trasha, këto janë motivet, që e dre-jtojnë njeriun të adhurojë, sipas pasioneve të tij. Realiteti është kre-jtësisht i kundërt, zotërat e tyre nuk veprojnë, as në njërën, e as në tjetrën. Ata, nuk përmbajnë as mirësi e as dëme, as për dikë tjetër, e as për vetet e tyre. Aty, gjithnjë mbretëron frika, dhe këtë, she-jtani, e mbjell në qenien njerëzore jobesimtare. Atyre ua shton frikën, deri në atë shkallë, sa të besojnë se ka edhe diçka tjetër mbi ta, që është edhe më e lartë se aty, ku ata gjenden, dhe kështu vazhdon t’i hutojë, vetëm e vetëm, që mos t’a përmendin All-llahun e Lartësuar.

Këto iluzione shtien frikë në qenien njerëzore, këto ndikohen shumë lehtë, për shkak të mosbesimit. Njeriu me plot iman , e di fare mirë se, All-llahu është me të. Ai, e di, se kjo forcë, ka mundësi t’a mbrojë, t’a ruajë, të kujdeset për të, kur ai është edhe në gjumë.

Ai, i cili, ka besim ose iman të plotë, nuk ka nevojë për ata njerëz ose “zotëra”, sepse ai është i mbështetur tek All-llahu. Dal-limi mes tyre, është se njëra është forcë njerëzore, kurse, tjetra është forca e All-llahut të Lartësuar. Nëse e le forcën absolute dhe bazo-hesh në ato, që nuk kanë as dobi e as dëm, atëherë, ajo do të jetë një injorancë prej nesh, dhe kjo, pastaj, do të ndikojë në iluzione të reja të ndryshme, që nuk do t’i përkasin të vërtetës. Këtë injorancë, e pasojnë ndjenjat dhe pasionet e jetës, sa për t’i realizuar dëshirat.

T’a shpjegojmë këtë pikë. P.sh. unë kam një pasuri, por ja që nuk kënaqem me kaq dhe dëshira ime është të arrij edhe më shumë nga ç’kam. Dua të arrij me çdo kusht, edhe pse është pa djersë dhe pa ndonjë mënyrë të zgjedhur. Jeta e kënaqësive, që më është treguar në Kur’an nga All-llahu, nuk më duket jetë e mirë. Urdhërat ‘mos vepro’, më neverisin dhe nuk më pëlqejnë. Unë jam një individ në shoqëri. Kur unë pranoj pasurinë, e cila nuk më përket mua, me siguri që miliona njerëz të tjerë kanë të drejtë në pasurinë time.

Prandaj, All-llahu ia ka ndaluar atij të kujdeset për mua. Sikur të isha ai, i cili do të planifikoja mirë, do t’a dija se pasuria e huaj, nuk do të më mbronte, sikur pasuria ime. Por ja që, unë dua që të kam pasuri të pashterur. Këtu, shejtani është aktiv dhe vepron. All-llahu na ka treguar brenditë e shejtanit, deri sa e njohëm. Por hiqem se nuk dëgjova dhe përqëndrohem në atë, që më thotë mendja ime, të pasurohem në çdo mënyrë. Në ç’mënyrë nuk është me rëndësi, rëndësi ka të pasurohem sa më tepër, që është e mundur, të kam pasuri të pa shterur. Ky passion e bën njeriun të veprojë i kornizuar në vete, e bën egoist. Duke qenë se All-llahu e dinte mirë këtë pas-sion të njerit, Ai e pyeti mbarë njerëzimin (ose shpirtërat e tyre, para se krijoheshin për këtë botë. kom. i përkthyesit): “A nuk jam Unë Zoti juaj? (të gjithë u përgjegjën) Po, si jo …” Ky lloj indi-vidi i kornizuar ose egoist më brengos, e ndiej atë, ashtu siç e ndiej ndëshkimin që më pret prej mëkatit të bërë. Gjithnjë jam munduar, me gjithë energjinë time, qoftë ajo edhe iluzionale, të mbrohem dhe njëkohësisht të përkujdesem ndaj atyre, që e lënë ligjin e All-llahut, atyre që hamendja dhe epshi i udhëzon dhe shkojnë pas dë¬shirave të tyre. A mund të mendoj se ai, ose ky, mori rizkun tim, ose të vazhdoj t’a bindi veten padrejtësisht, se ky do të jetë personi, i cili do të më mbrojë nga dënimi i All-llahut. Mundohem t’a qetësoj veten, duke ia larguar vetes zemërimin tim, që e ka kapluar mbarë njerëzimin me këtë vetëshkatërim, ose deri në atë masë, saqë jemi zhytur tmerrësisht në mëkate. T’a thjeshtëzoj këtë: Nëse e marrim një djalosh të bukur dhe ia sjellim misin e botës dhe i themi kjo va-jzë sonte është e jotja. Por, në të njejtën kohë, ia hapim derën tjetër dhe do t’i tregojmë edhe zjarrin, dhe i themi atij: pas kësaj nate do të hidhesh në zjarr. A mendoni se ai do të bëjë mëkat? Me siguri, se jo. Por, përderisa ndëshkimi është i pavërejtuar, ne nuk e shohim atë, shejtani ndërhyn në brenditë e qenies njerëzore dhe mundohet t’a bindë atë, se nuk ka kurrëfarë dënimi. Ky iluzion, shndërohet në dëshirë emocioni dhe pasioni, sepse epshi e dirigjon atë. Pastaj edhe ia lejon vetes t’a dëmtojë tjetrin, ose ia merr të drejtën tjetrit. Kështu, personi, duke i arsyetuar dyshimet e veta, arrin deri te mo-himi në ekzistencën e All-llahut. Njeriun mëkatar, më së shumti, do t’a gëzonte, që dikush t’a siguronte atë, se All-llahu nuk ekziston. Porse All-llahu ekziston, dhe vetë dyshimi në ekzistimin e All-llahut është dëshmi për ekzistencën e Tij, dhe kjo është edhe tema e kapitullit të ardhshëm.

Referencat
  1. Jeta e amshuar (njeriu kalon nëpër katër jetë, në bark të nënës, në këtë botë, në jetën e varrezave dhe në ahiret ose në jetën e përjetshme), (ko-ment i përkthyesit).
  2. Besimi i pastër në Zotin- monotoizmi i vërtetë.
  3. Kur’ani, Bekare 255
  4. Gruaja e Ibrahimit a.s., babait të pejgamberëve (përkth.).
  5. Kur’ani, Taha 7
  6. Ezel, nga dituria e përjetësisë ose infinitit
  7. Kur’ani, Araf 172
  8. La ilahe il’lall-llah (nuk ka Hyjni tjetër, përveç All-llahut)
  9. Sipas fusnotës, së përkthimit të Kur’anit, nga z. Feti Mehdiu. Elif, Lam, Mim. Njëzet e nëntë kaptina në Kur’an, fillojnë me një ose me disa shkronja, në fillim të disa kaptinave janë verseti i parë ose pjesë e versetit të parë. Me anë të këtyre shkronjave, u tërhiqet vëmendja, atyre që e lexo-jnë ose e dëgjojnë Kur’anin, për përmbajtjen që pason. Gjithashtu, këto shkronja, përkatësisht, shenjat e tyre, kanë edhe kuptimin të veçantë, por kanë edhe vlera simbolike.
  10. Muttekinë, janë personat, të cilët ruhen nga mëkatet dhe janë të devot-shëm.
  11. Kur’ani, Bekare 1-5
  12. Khalifi i dytë musliman
  13. Kur’ani. Nisa 32
  14. Kur’ani, Fusilet 53
  15. Komentatorët e Kur’anit, japin shumë shpjegime rreth fjalës amanet. Di-kush mendonte se është namazi, tjetri sheriati, etj. Komenti i autorit të këtij libri bëri një shpjegim të pa dëgjuar më parë dhe kështu i dha një kuptim shumë më të gjërë dhë më të qartë kësaj fjale (kom. i përkth.)
  16. Kur’ani Ahzab 72
  17. Shejtani, është një krijesë si edhe ne, por ai është krijuar nga zjarri, i takon familjeve të xhinëve.
  18. Kur’ani, Ta Ha 120

Hyrje
faqe
- 1 -

Faqe 2