Mrekullitë e Kur'anit/Thënjet se Kur’ani ka kundërthënie

THËNJET SE KUR’ANI KA KUNDËRTHËNIE

Sikur ta harxhonjnë të njejtën kohë të kësaj njollosjeje të Kur’anit në studim dhe njohjen njëmendtë të Kur’anit, do të ishte shumë më e përparuar kjo shoqëri dhe do të bindeshin në madhështinë e Kur’anit.

Kjo pyetje e cila gjithmonë i ka preokupuar orientalistët, si dhe ata të cilët e luftojnë këtë fe. Gjithmonë e sulmojnë atë duke thënë, se Kur’ani ka “shumë kundërthënie”. Ata harxhojnë kohën e tyre për ta njollosur Kur’anin. Sikur ta shpenzojnë të njejtën kohë të kësaj njollosjeje të Kur’anit në studim dhe njohjen të njëmendtë të Kur’anit, do të ishte shumë më e përparuar kjo shoqëri dhe do të bindeshin në madhështinë e Kur’anit. Qëllimi i tyre starton që në fillim në zhveshjen e mrekullive të Kur’anit. Ajo që është më madhore në Kur’an, ajo edhe sulmohet. Por, më e rëndësishmja është se Kur’ani është fjalë e All-llahut. Etiketimi dhe njollosja e tij nga orientalistët, se aty ka kundërthënie ose gjëra që kundërshtohen njëra me tjetrën, janë të pa baza. All-llahu i Lartësuar është i pagabueshëm. Ai nuk harron, në të nuk ka kundërthënie ashtu siç kanë njerëzit. Nëse dikush e etiketon Kur’anin me ndonjë kundërthënie, qëllimi tij është që të mohoj madhështinë e Tij dhe mrekullinë e tij, duke filluar me etiketimin e parë, se Kur’ani është libër i “Muhammedit s.a.v.s.” e jo i Zotit xh.sh.
Është për t’u habitur, është shumë interesante se mrekullia e Kur’anit ju del përpara atyre që duan ta njollosin atë.Ata nesër do të jenë dëshmitarë të saj, duke u munduar t’a luftojnë atë. Ata e qartësojnë edhe më tepër mrekullinë, paraqesin një gjë që ishte e fshehur dhe e pa njohur për ne. Ata në të vërtetë kanë dhanë një kontribut me ato supozime, sepse janë paraqitur të tjerë për t’iu kundërvënë thënieve të tyre. Ka ndodhë që gjatë studimit të tyre, ta kuptojnë, se vërtetë Kur’ani është libër mrekulli, i zbritur Muhammdi s.a.v.s.
Të fillojmë nga fillimi. Orientalistët thonë, se Kur’ani është fjalë njeriu. A është e vërtetë kjo? Do të fillojmë të polemizojmë temë pas teme, mbase do të ishte më mirë të ishte një libër i veçantë.