SUBHANE ALL-LLAH

Njeriu duke qenë zgjuar, i nënshtrohet plotësisht mendjes. Kur është në gjumë atij i ndryshon situata. Duke qenë në gjumë, ai mund të shohë gjëra të cilat nuk i ka parë duke qenë zgjuar.

Marrëdhëniet e njeriut me Zotin janë të shumënumërta. Ato ndryshojnë në vetë natyrën e lidhshmërisë, nga¬se ka gjëra që janë sekrete për të. Njeriu kur është zgjuar p.sh. në jetën e tij të përditshme sheh aq sa ia jep ajo kohë të shohë gjëra të përditshmërisë, ose aq sa ia mundësojnë kor¬n¬i¬zat materialiste kun-drejt gjërave që nuk i njeh fa¬re. Njeriu duke qenë zgjuar, i nënshtrohet plotësisht mendjes. Kur është në gjumë atij i ndryshon situata. Duke qenë në gjumë, ai mund të shohë gjëra të cilat nuk i ka parë duke qenë zgjuar. Shikon gjëra që nuk merren me mend. Ndodh të shikojë veten duke fluturuar, ose nëpër vende të cilat nuk i ka parë kurrë në jetën e tij të përditshme. Mund të shikojë veten duke biseduar me njerëz të ndryshëm, të cilët kanë ndëruar jetë më herët, të flasë me ta për ndonjë problem shkencor, ose shikon gjëra të çuditshme të cilat mendja nuk i pranon në logjikën e tij, ose nuk janë të zanatit të tij. Por, fakti që të habit, është se ajo ëndërr edhe mund të përfun-dojë e përmbyllur. Nuk është syri ai që shikon, por këtë e bën shpirti.
Shpirti ka shqisë të veçantë të të pamurit. Ai mund t’i shikojë ata që janë ndarë nga kjo botë, të bisedojë me ata. Njeriu duke qenë në gjumë, është në një botë tjetër që nuk i përket botës së cilës e jeton duke qenë i zgjuar. Shpirti i tij takohet me nënën, babain ose të tjerë të cilët janë ndarë prej vitesh. Pra, ai sheh njerëz dhe gjëra të cilat nuk i ka njohur me logjikën e kësaj bote.
Shtrohet pyetja: kush e tërheq atë të shohë gjëra, kur ai është sy mbyllur, gjëra të cilat nuk i sheh duke qenë zgjuar, dhe kush e bën ate të shohë gjëra të cilat asnjëherë në jetë nuk i ka parë, e në momentin kur të zgjohet t’i hum-basin të gjitha ato? Si ta shpjegojmë këtë dukuri!? Themi, këtu jemi në një gjendje në të cilin mendja ndalet, sepse ato ndryshojnë nga logjika, jemi të pa përgjigje, prandaj këto i fusim në adresën “Subhane All-llah – Çoftë i lartësuar All-llahu, Atij nuk i gjason askush”. Ne nuk i njohim ligjet dhe rregullat e shpirtit pa prezencën e trupit, po ne gjithashtu nuk i njohim rregullat e shpirtit pasi të ndahemi (vdesim). Këto të gjitha për ne janë sek-rete, mendja është e cektë për këto. Për këtë arsye këto i adresojmë në “Sub-hane All-llah, Atij nuk i gjason askush”.
Ta shpjegojmë këtë term. Nëse them se filani e grushtoi filanin, me tërë fuqinë që e kishte, a ndjej unë gjë? Përgjigja do të ishte, jo. Nuk do të më in-teresonte aq shumë ajo, dhe unë nuk do ta ndjeja dhembjen. Do të më in-teresonte nëse kjo do të ndodhë tek unë, atëherë do ta ndjeja dhembjen dhe forcën e tij, nëse ishte i fortë ose jo. Nëse them se një foshnje më grushtoi me gjithë forcën që kishte, nuk do të ishte interesante, krahasuar me një boksier botëror, i cili do të më grushtonte me gjithë forcën. Këtu ka dallim të duk-shëm. I pari më qëlloi dhe nuk ndjeva grushtimin e tij, kurse i dyti për pak më mbyti. Shikuar për nga veprimi, që të dy e përdorën gjithë forcën që kishin për të më grushtuar. Pra, vepra këtu bazohet në vepruesin. Grushtin e foshnjës as që e ndieva kurse boksieri mundej edhe të mi thyente brinjtë.