SFIDOI JO ARABËT
Tani të shohim se ç’kemi në Kur’an, për arabët dhe jo arabët në atë gjeneratë dhe të gjitha gjeneratat tjera pas tyre.
Të shohim se ç’thotë Kur’ani për rregullat e All-llahut dhe proceset e tij në kohë të cilat ishin inekzistente për njerëzimin në atë kohë si dhe pas tyre. Kemi shumë shembuj por në pamundësi t’i theksojmë të tërat, do të përqëndrohemi në mrekullitë e Kur’anit për jo arabët. Romakët dhe Persët ishin dy popuj që sundonin botën, ishin dy superfuqitë e kohës. Romakët besonin në Zot, kurse persët ishin politeistë dhe ateistë. Më afër zemrës së besimtarëve kuptohet, se cilët ishin në atë kohë. Persët ishin të pa fe dhe këta ishin më afër zemrës së ateistëve. U ndez një luftë në mes këtyre dy superfuqive. U shkatërruan romakët dhe fituan persët. Ishte gëzim i madh, sepse ngadhnyen ateistët kundrejt teistëve. Ishte dëshpruese humbja e një grupi të teistëve. All-llahu ua lehtësoi humbjen atyre, duke ju thënë nëpërmjet Librit të Vet, i cili është i mbrojtur nga çdo shtrembërim, nuk mund të zëvendësohet dhe të ndryshohet Fjala e Tij, leximi i tij konsiderohet adhurim, e Ai thotë:
“Në emër të All-llahut Mëshiruesit të përgjithshëm dhe Mëshirëplotit. Elif, Lam, Mim. U mposhtën romakët. Në tokën më të afërt, dhe ata, pas disfatës së tyre do të triumfojnë përsëri. Brenda disa vitesh. Ç’ështja është në All-llahun që nga para ashtu edhe nga prapa, dhe atëherë besimtarët do të gëzohen. Me ndihmën e All-llahut do të ndihmohen ata që dëshiron, sepse Ai është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirë¬plotë.71
Kur’ani shkon edhe më tutje duke sfiduar :
“All-llahu premtoi e All-llahu nuk e thyen premtimin por, shumica e njerëzve nuk e dinë”72.
Ç’është ky premtim. A mundet që Muhammedi s.a.v.s. të paralajmërojë për rezultatin e një beteje, e cila do të ndodhë në mes romakëve dhe persianëve, dhe atë pas disa vitesh. A është në gjendje një komandant të paralajmërojë rezultatin e një beteje luftarake, qoftë edhe pas një ore të vetme. E ç’mendon ti kur të jepet rezultati i betejes, e cila do të ndodhë pas disa vitesh dhe atë në mes dy superfuqive të kohës dhe përcakton fitoren e romakëve. A ishte në gjendje Muhammedi s.a.v.s. të sigurojë ekzistencën e tij, si dhe të dëshmojë këtë betejë pas disa vitesh. Kjo iu komunikua Ebu Bekrit r.a. ai vuri bast për vërtetësinë e kësaj beteje se do të ndodh, meqenëse Kur’ani është parainformues. Kjo u bë një ç’ështje besimi, bile shumë madhore. Ja pra ky është Kur’ani, fjalë e All-llahut, bazë e gjithë imanit. Informon për një vërtetësi që do të ndodhë dhe atë, për jo arabët, dhe për brenda një kohe të shkurtër. Mohuesit e fesë deklaroheshin, se ajo që thotë Kur’ani, është gënjeshtër, kurse besimtarët ishin stoik në vërtetësinë e saj. Kështu vunë bast dy persona. A mund të mendohet se çka kishte për të ngjarë sikur mos të ndodhte ajo betejë në mes romakëve dhe persëve, ose sikur të ndodhte beteja dhe prap të shkatrroheshin romakët. A do të kishte njeri që të besonte edhe më tutje Kur’anin, ose fenë e re. Sikur të ishte Muhammedi autori i Kur’anit, pse i duhej të rrezikonte veten dhe rrugën e tij. Askush nuk kërkonte shpjegime dhe gjëra të tilla, a është normale të rrezikohet feja e re e tij, për gjëra që nuk kërkoheshin. Askush nuk e sfidoi atë për gjëra të tilla. Por jo, thënësi është All-llahu dhe zbatuesi është All-llahu xh.sh. Ja pra, ishte e sigurt, se kjo ngjarje do të ndodhë, të bindur në këtë, sepse Ai qëndron mbi kohën dhe vendin. Ai nuk ka kurrëfarë pengese, dhe Ai është arkitekti dhe zbatuesi i projektit. Kështu që vërtetë ndodhi lufta dhe fituan romakët ashtu si paralajmëroi Kur’ani.
Por ne thamë, se Kur’ani është transcendental dhe nuk përkufizohet me kohën dhe vendin. Ai do të vazhdojë të egzistojë gjer në ditën e kiametit.
|
Kështu sfidoi Kur’ani pabesimtarët dhe jo muslimanët në kohën e revelatës73 së tij. Ai nuk i sfidoi vetëm arabët, por ai sfidoi të gjithë si pabesimtarët ashtu edhe besimtarët arab dhe jo arab. Ju paralajmëroi, se kjo ngjarje do të ndodhë pas shtatë ose tetë vjitesh. Sfidoi ata mbase do të mbushen mend dhe do të besojnë!
Nëse konsiderojmë, se kemi mbaruar me këtë, atëherë themi se Kur’ani i sfidoi arabët dhe jo arabët gjatë kohës së revelimit të tij. Por ne thamë, se Kur’ani është transcendental dhe nuk përkufizohet me kohën dhe vendin. Ai do të vazhdojë të egzistojë gjer në ditën e kiametit. Si është e mundur të sfidojë gjeneratat e mëtejme? Me siguri që Kur’ani, do të ketë mrekullinë në vazhdimësi. I ofron të dhëna një gjenerate çka nuk ia ka dhënë gjeneratës së më parshme.
Kur’ani kishte dhe ka gjëra, të cilat sikur të interpretoheshin në atë kohë, do të ishin të pakapshme. Këto të dhëna, janë interpretuar në kohën e duhur. Ai ka sfiduar dhe sfidon gjeneratat edhe në ditët e sotme dhe ditët e ardhshme deri në ditën e Gjykimit. |