Mrekullitë e Kur'anit/Sa e ruajmë Kur’anin dhe sa e praktikojmë atë

SA E RUAJMË KUR’ANIN DHE SA E PRAKTIKOJMË ATË

Mrekullia e Muhammedit s.a.v.s. ishte edhe vetë programi tij. Kjo bëri që mrekullia ta ruaj programin dhe programi ta ruaj mrekullinë.

Thamë se Kur’ani, në shumë aspekte, dallon dukshëm nga mrekullitë e pejgamberëve të tjerë. Secili pejgamber kishte mrekullinë dhe pro¬gr¬a¬m¬in e vet. Musai a.s. si mrekulli kishte shkopin, kurse për program kishte Tevratin. Mrekullia e Is¬ait a.s. ishte mjeksia, kurse programi i tij ishte Inxhili. Kurse, mrekullia e Muhammedit s.a.v.s. ishte edhe vetë programi tij. Kjo bëri që mrekullia ta ruaj programin dhe programi ta ruaj mrekullinë. Më parë, besimtarët ishin të ngarkuar që librat e shenjta t’i mësonin përmendësh.
Çka ndodhi me ata që u ngarkuan nga All-llahu për t’i mësuar ato libra përmendësh? Me kalimin e kohës, gjeneratat e më¬parshme, i kryenin me neglizhencë obligimet me të cilat ishin të ngarkuar nga i Lartësuari. Kjo bënte që ato thënie të All-llahut të harrohen, ose ato që nuk ishin haruar, të pësonin devijime. Disa nga thëniet ata i citonin, e disa tjera nuk i citonin fare. Pra, kështu ata ndryshonin thëniet, duke i shtuar nga vetëvetja, dhe thonin se këto ishin fjalët e All-llahut. Këto ndryshime, ata i bënin për shkak të përfitimeve të tyre të çastit. Përderisa ata ishin të obliguar që t’i mësojnë përmendësh ato libra, ata nuk e mbajtën fjalën. Ata futën në këto libra thënie nga vetvetja, kështuqë tradhëtuan veten dhe pësoi devijimi i tyre.
Por, kur All-llahu zbriti Kur’anin, në një nga ajetet e Tij tha :
“Vërtetë ne e zbritëm Kur’anin dhe ne do ta ruajmë atë (nga ndryshimet që mund të pësojë ky libër)”.
Kështu tha, sepse vetë Kur’ani është mrekulli, dhe përderisa është mrekulli, pa tjetër kjo përbamajtje duhet të qëndrojë e pandryshuar, përndryshe do të humbë të qenurit e tij mrekulli. Së dyti, sepse All-llahu i kishte provuar më parë njerëzit me të mësuarit e tyre përmendësh në librat e mëparshme. Nuk qenë në gjendje ta ruajnë dhe pësoi devijimi. Këtu vërejmë një gjë shumë të rëndësishme, na qartësohet neve se mrekullia e Kur’anit është edhe në vetë përkujdesin e drejtëpërdrejtë dhe nën mbrojtjen e All-llahut të Lartësuar. Ruajtja e Kur’anit bazohet në dy drejtime:

Mënyra e praktikimit të Kur’anit dhe shkrimit të tij,
Mënyra e mësimit përmendësh

Neglizhenca jonë ndaj mësimit përmendësh të Kur’anit është bërë karakteristikë e kohës sonë dhe duke mos patur shumë nga ata që e nxenë Kuranin përmendësh shtohet tirazhi i tij ndër njerëz qofshin ata edhe jo muslimanë.

Mësojmë se praktika dhe shkrimi i tij gjatë shekujve ishte i dobët, kurse sa i përket të nxënit përmendësh në çdo shekull sa vinte e rritej në mënyrë të furishme numri i atyre që mësonin përmendësh. Sot Kur’anin e kemi në çdo zyrë, nëpër shtëpi, nëpër vetura, me një fjalë, e kemi në çdo vend. Shumë nga ata që nuk e besojnë, atë e shkruajnë me lloj lloj zbu-kurime, p.sh. gjermani e ka shtypur Kur’anin në një fletë të vetme dhe e ka zbukuruar atë, edhe pse ky person nuk e ka lexuar fare Kur’anin në jetën e tij. Shohim japonezin i cili bën vepra arti në të, poqëse e pyet pse nuk e bën këtë me librat e tjera ai do të përgjigjet se nuk e di. Do t’i përgjigjemi ne, ata janë të magjepsur me të. Sepse tani All-llahu është mbrojtësi i Kuranit, e jo si në librat tjera të shenjta. I gjithë ky kujdes rrjedhë nga All-llahu e jo vepra e njeriut. Ti kur e sheh këtë Kur’an nëpër shtëpi nëpër vetura ose gjetkë dhe e pyet zotin e shtëpisë ose veturës se a e studion ose e lexon këtë Kur’an? A e kryen na¬m¬azin sipas regul-lit? Do të përgjigjet, jo. Atëherë po e pyete pse e ruan Kur’anin në shtëpi ose veturë? Nuk di të përgjigjet ose do të thotë e ruaj për bereqet.
Neglizhenca jonë ndaj mësimit përmendësh të Kur’anit është bërë karakteristikë e kohës sonë dhe duke mos patur shumë nga ata që e nxenë Kur’anin përmendësh bën që te shtohet tirazhi i tij ndër njerëz qofshin ata edhe jo muslimanë. Nga kjo konstatojmë se All-llahu do të na e bëjë të qartë se Ai është mbrojtësi i Kur’anit, Ai e bën këtë që të mos pësojë ndryshime. Si dhe konstatimi tjetër është se sado të zvogëlohet numri i hafizave9 do të rritet tirazhi i Kur’anit në botë sepse njerëzit janë ngarkuar në praktikimin e tij kurse All-llahu në ruajtjen e tij. Tani të shohim pikën e dytë të rëndësisë së Kur’anit të qenurit e tij mëshirë për njerëzinë. Kjo është një nga mrekullitë e tij. All-llahu i Lartësuar dërgonte pejgamberë nëpër vende dhe shoqëri të ndryshme. Ajo bëhej për ti plotësuar nevojat e tyre si dhe për ti ud-hëzuar në rrugën e Tij. Secili popull paraqiste nevojat sipas karakteristikave të jetës së tyre. Kjo e bënte të nevojshme dërgimin e pejgamberëve për të plotësuar kërkesat e tyre, por, ka ndodhur që All-llahu të dërgojë nganjëherë në të njejtën kohë më tepër se një, ose dy të dërguar (pejgamber) për ti plotësuar nevojat e shumta të tyre. psh Ibrahimin a.s dhe Lutin a.s. i ka dërguar në të njejtën kohë për të vetmen arsye se popujt në atë kohë ishin të shkëputur dhe nuk e njihnin njëri tjetrin. Ka ndodhur që një popull të jetojë dhe të zhduket pa patur njohuri populli tjetër i të njejtës kohë por në vend tjetër. Atëherë nuk ishte përparimi i kohës sonë dhe lidhjet ndërmjet tyre kanë qenë të rralla. Ashtu siç ishin të ndarë edhe problemet i kishin të ndryshme. Kishte nga ata që nuk ishin besnikë, kishte nga ata që besonin idhujt si dhe kishte nga ata që ishin shkatërrimtarë. Me përparimin e shkencës bota u bë një shoqëri. Nëse ndodhë diçka në Amerikë do ta ndëgjosh atë për disa sekonda në Egjipt. Po ashtu nëse ndodhë diçka në Japoni do ta dëgjosh për disa minuta në Evropë. Pra, ndërlidhja bëri që të njihemi më mirë, më shpejtë dhe më lehtë. Kjo bëri që të jemi më të afërt ndërmjet vete. Duke qenë se ndërlidhja u shpeshtua dhe u lehtësua edhe nevojat u bënë të njejta. U arrit që nëse një vend (shtet) ankohet do të vërejmë se ankesa ka arritur shumë shpejt në shtetet e tjera. Kjo të detyron të kërkohet dhe të gjendet një shërues. psh. thirrja në mosbesim dhe në komunizëm lëshoi farë në mbarë botën, nuk la vend pa u shtrirë. Sistemi monetar dhe kamata është shtrirë në mbarë botën. Ngrënja e pasurisë pa të drejtë dhe vjedhja janë në shumë shtete të botës. Nga kjo konstatojmë se nevojat janë bërë të njejta dhe këto nevoja kërkojnë ilaçin e njejtë. Islami është fe universale, sëmundja e njejtë kërkon ilaçin e njejtë, pra, edhe kjo është një nga mrekullitë e Kur’ani Kerimit. All-llahu i Lartëmadhëruar ia ofroi njerëzimit ilaçin unikal para se të paraqitet nevoja (sëmundja) e përbashkët dhe me këtë All-llahu i parapriu shkencës njerëzore.