Mrekullitë e Kur'anit/Pyetja e cila nuk është për t’u ditur

PYETJA E CILA NUK ËSHTË PËR T’U DITUR

Të shohim edhe një nga shumë mrekullitë e Kur’anit, i Lartësuari thotë:
“Atë ditë, nuk do të pyetet rreth mëkateve të tij, as një njeri e asnjë xhin” 37
Dhe thotë në një kaptirë:
“Mandej, aty ndalni ata, sepse do të pyeten“.38
Në ajetin e parë, mohohet të pyeturit, në të dytin vërtetohet, se do të pye-ten. Si mundet kjo? Këtu orientalistët shfrytëzojmë nga rasti, për të thënë se kemi të bëjmë me kundërthënie. Si mund All-llahu të thotë, “se atë ditë nuk do të pyetet rreth mëkateve të tij, as njeriu e as xhini”. Pastaj të thotë: “Mandej, aty ndalni ata, sepse do të pyeten”.
Kjo kundërthënie është rezultat i harresës nga Muhammedi a.s.i cili harron sikuse edhe të gjithë të tjerët.
Ata thonë ashtu, sepse nuk e kuptojnë mirë pyetjen. Kjo pyetje ka dy kup-time. Njëra është, ata nuk do të mirren në pyetje që të dëshmojnë për veten e tyre. Nxënësi kur e pyet arsimtarin, e pyet për të mësuar, ose për të ditur. Kur arsimtari e pyet nxënësin, e pyet atë, për të mësuar apo për ta mësuar. Me siguri arsimtari ia di të metat nxënësit, e pyet atë me qëllim, që nxënësi të jetë vetë dëshmitarë i mosdijes së pyetjes të parashtruar nga arsimtari. Ai nuk është në gjendje të debatojë, bile as të thotë u kujtova tani, sepse ai nuk ka lexuar asnjë fjali rreth asaj pyetje. Pyetjet e provimeve nuk i harton Ministria e Arsimit, sepse ata nuk e dijnë atë që nxënësit e dijnë. Testimi i nxënësit është dëshmi e rezultatit të tyre nëse është i shkëlqyer, i dobët ose nxënësi s’është përgjigjur fare.
Kështu pra Kur’ani thotë:
“… atë ditë nuk do të pyetet rreth mëkateve të tij as njeriu e as xhini” Ndalohet pyetja për të ofruar njohuri, All-llahu e di mirë për mëkatet e tyre. Ai i di, prandaj ai nuk është i nevojshëm për pyetje që të dijë, nuk ka nevojë, sepse e di nga ata, sepse Ai është më i ditur se ata dhe për atë, nuk ka pse të pyet. Pyetësi është më i ditur se i pyeturi e nuk nevoitet pyetje për të ditur dhe për këtë arsye tha:
“atë ditë nuk do të pyetet rreth mëkateve të tij, as njeri e as xhini”
Kurse në ajetin e dytë: “Mandej, aty ndalni ata, sepse do të pye-ten”. Ju do të pyeteni sepse do të vërtetoni realitetin e ndodhisë së dhënies së llogarisë. E jo të thoni, se këtë All-llahu nuk e ditka. Tani është koha e llogarisë, për të dëshmuar për veten tuaj! Ky është komenti i ajetit të parë dhe të dytë. Ku është ajo kundërthënie që supozojnë orientalistët në Kur’an. All-llahu i Lartësuar flet për mohuesit e Zotit dhe gënjeshtarët, dhe thotë:
“Dhe do të thonë: Vaj për ne, kjo qenka dita e gjykimit! (All-llahu do të thotë) Kjo është dita e ndarjes (Dita e Gjykimit) që ju e përgënjeshtronit. Ne do tu themi (engjujve) tuboni ata, të cilët ishin mizorë, si dhe bashkëmendimtarët e ty¬re, edhe ata të cilët adhuroheshin prej tyre, përveç All-lla¬hut, dhe shpini ata drejt Xhehennemit. Mandej, aty ndalni ata, sepse do të pyeten”39
Çështja këtu nuk është për të ditur, por çështja është për ata që do të mirren në pyetje, e që do të jenë dëshmitarë për veten e tyre. Kjo ishte ajo që ju e përgënjeshtronit. Kjo ishte ajo që ju e adhuronit, me përjashtimin e All-llahut. Tani pra erdhi koha e dhënies llogari për të qenë dëshmitarë për vetëveten tuaj në Ditën e Gjykimit. Kudo që ishit, adhuronit gjithçka, me përjashtim të All-llahut. Do të pyeteni cilin e adhuronit tjetër përveç All-llahut. Pastaj do t’u thotë All-llahu:
“(Atë ditë do të pyeten) Ç’keni që nuk po ndihmoheni ndërmjet vete. Pse nuk po ju ndihmon askush, pse tani nuk po ju ndihmojnë ata që ju i adhuronit”.
Këtu nuk pyeten për të mësuar, por, për të qenë dëshmitarë të vetes së tyre, sepse bartnin barrën e tjetërkujt. Të shohim tani ajetet tjera të cilat janë në shënjestër të supozimeve të orientalistëve. Thotë i Lartësuar
“ Askush nuk do ta barrtë barrën e askujt “40
Në një vend tjetër thotë:
“Askush nuk do ta barrtë barrën e askujt “41
Në një vend tjetër thotë:
“Askush nuk do ta barrtë barrën e askujt “ 42
Pastaj në kaptirën el Ankebutë thotë:
“Por ata, me siguri do të bartin barrën e vet, e me atë, edhe barë të tjera “ 43

Si është e mundur kjo? Nga caktimet e Zotit ishte që “Askush nuk do ta bartë barrën e askujt “. Diku tjetër thotë: “Por ata, me siguri do të bartin barrën e vet, e me ate të veten barrë të tjera“. A nuk është kjo kundërthënie, kjo është një nga harresa dhe moskujtimet e thëna më parë të Muhammedit. Ata dëshirojnë që kështu të jetë, por, për fat të keq të tyre, ata harrojnë se Kur’ani është mrekulli dhe shumë preciz. Iu themi atyre: “Askush nuk do ta bartë barrën e askujt“. Kjo do të thotë se çdo njeri është përgjegjës për mëkatin e vet. Por kemi nga ata që do të bartin me barën e vet edhe barën e të tjerëve. Kush janë këta? Këta do të jenë ata persona të humbur, të cilët janë munduar t’i largojnë edhe të tjerët nga rruga e All-llahut. Bartës në ajetin e parë është ai bartës i të humburit. Nëse unë jam i humbur dhe tjetri i humbur, secili nga ne e bartë barën e vet për vete. Secili është bartës i humbjes së vet. Po kush është ai i cili bartë edhe barën e tjetrit. Ai person i cili është i humbur për vete por nuk kënaqet me ate që ka në vete dhe ndikon që edhe të tjerët të humbin. Ndikon tek njeriu besimtar dhe mundohet që t’ia prishë besimin dhe ndikimi i tij bëhet shkaktar që mund që ta bind ate që ai ta mohojë All-llahun, këta persona quhen të humbur. Këta nuk kanë vetëm barrën e tyre por kanë pjesë edhe nga bara e atyre që ndikuan në humbjen e tyre. Kjo vërtetohet në ajetin e All-llahut në kaptirën en Nahl:
“Në mënyrë që ditën e gjykimit të bartin tërë barën e vet, por edhe një pjesë të barës së atyre, të cilët i kanë mashtruar pa dije…” 44
Pra, ata që ndikojnë t’i mashtrojnë të tjerët dhe vazhdojnë të propagandojnë në jobesim dhe ateizëm do të bartin edhe një pjesë të dënimit të atyre që ndikuan në mashtrim. Supozojmë se unë, takoj një njeri i cili nuk pi pije alkoholike dhe mundohem në çdo mënyrë që ta bindi ate që ai të pi alkohol dhe ai bie në grackën time. Ai do të ketë dënim sepse gaboi që e theu urdhërin e All-llahut për ndalim të alkoholit, kështu që ajet i parë thotë: “Askush nuk do ta bartë barën e askujt” ka për qëllim të humburin. Kurse ajeti tjetër thotë: “Por ata, me siguri do të bartin barrën e vet, e me ate të veten barrë të tjera”. Kjo ka për qëllim, ata që ndikuan në mashtrim dhe dëshiruan t’i humbin edhe të tjerët. Këta do të bartin edhe një pjesë të dënimit të atyre që i mashtruan dhe u drejtuan drejt rrugës së mëkateve dhe gabimeve.

Pra, ata që ndikojnë t’i mashtrojnë të tjerët dhe vazhdojnë të propagandojnë në jobesim dhe ateizëm do të bartin edhe një pjesë të dënimit të atyre që ndikuan në mashtrim.

Këto ishin disa nga “kundërthëniet” e orientalistëve të cilët ia mveshin Kur’anit duke thënë se Ai është shkruar nga njeriu, kurse për ne, ata na shërbyen që të vërtetojmë se aty nuk ka kundërthënie, por aty është mrekullia e Kur’anit të Madhëruar. Kurrë nuk do të hasim në kundërthënie në Kur’an, por, gjithmonë do të shohim se aty është një precizitet dhe retorikë e pa imagjinuar.Vërejmë se fjalia dhe kuptimi janë në harmoni të plotë ato, nuk largohen njëra nga tjetra dhe në të njejtën kohë nuk japin të njejtin kuptim për të njëjtën gjendje. Disa të humburve dhe disa orientalistëve nuk u mjaftoi kjo. Ata nuk u kënaqen vetëm me kundërshtimin e kundërthënieve por thonë se kemi kundërthënie të ligjeve të natyrës nga ana e Kur’anit. Kjo është një shpifje e madhe e tyre dhe kjo do të jetë pjesa tjetër e asaj që do të flasim.