PSE NDODHIN NDRYSHIMET
Ngase kemi të bëjmë me një përshkrim shumë preciz, ndodhin ndryshime në shkronjë e cila pëson ndryshime në çdo fjali, dhe ndodhë që edhe në vetë fjalinë p.sh. Iu dhamë për të pirë, do t’iu japim për të pirë, janë në shumë vende të përsëritura.
“…Dhe Zoti i tyre do t’u japë të pijnë pije të pastërta.”
Kurse ajeti tjetër thotë :
“ (O Pejgamber) Sikur t’i përmbaheshin (banorët e Mekkes) rrugës së drejtë, Ne do t’u lëshonim ujë me bollëk.”
Pse nuk ka thënë: Sikur t’i përmbaheshin rrugës së drejtë , Ne do t’ju lëshonim ujë me bollëk. Fjala në arabishten seka është e të njejtit kuptim eska, që të dyja shprehje janë të një veprimtarie, por ku është dallimi në mes tyre. A mund të jenë vetëm sinonime ose kanë një ndryshim derisa të mos përsëritet kuptimi. Kemi thënë se çdo ndryshim shkronje ka Urtësinë e vet, çdo ndryshim përkufizon ndryshimin e kuptimit dhe shohim se fjala seka përdoret gjithnjë në mënyrën urdhërore e cila nuk ka ngarkesë e as ndihmesë, kurse eska është në urdhërore, por me vete e ka ngarkesën dhe ndihmesën. Kështu është në këtë botë.
“ …Ne do t’u lëshojmë ujë me bollëk “
Ky lloj urdhëri ka ngarkesë dhe mund. Ne gjetëm për ta ujë, dhe e bëmë të bollshëm pa ndonjë mund dhe lodhje, ai është nëpër puse. Për ta hequr etjen, patjetër do të shkojë ta nxjerë ujin nga pusi, ose t’ia sjellë ndonjë njeri tjetër. Këtë kuptim e ka eska, edhe pse uji është nga All-llahu, është i bollshëm nga mundësitë e All-llahut të Lartësuar. Fjala e All-llahut Seka
“Dhe Zoti i tyre do t’u japë të pijnë pije të pastërta”
Kjo është në xhennet. Aty nuk ka kurrëfarë ngarkese. Nëse ndjen etje, ujin e ke para gojës tënde. Në xhennet nuk ka ngatërresa, ngarkesa, kurrëfarë mundimi e as kurrëfarë pune. Në xhennet ajo që nevoitet dhe i kujtohet do ta ketë para vetes.
All-llahu i Lartësuar, e ka dalluar me një shkronjë fjalinë e cila e ka të njejtin kuptim, dhe është nga e njejta materje, por fjala e parë ka të bëjë me xhennetin, kurse e dyta me këtë botë.
|