PARAPRINË NATA APO DITA
Kur të shohim ajetet e Kur’anit: “…dhe as nata s’është para ditës …”47
All-llahu xh.sh. në suren Ja-Sin thotë: “As dielli nuk duhet ta arrijë hënën, dhe as nata s’është para ditës …”
Fjala këtu është për rregullat e gjithësisë. Dielli nuk mund ta arrijë hënën, sepse siç është thënë nga shkencëtarët, ato lundrojnë nëpër orbita të veçanta. Kjo e vërtetë shkencore është zbuluar tani pak para disa vitesh, kurse Kur’ani e ka sinjalizuar që para katërmbëdhjetë shekujsh. “…dhe as nata s’është para ditës…”.
Pra, dita s’është para na¬tës dhe as nata s’është para ditës. Kjo jep të kuptohet, se nata dhe dita ishin prezente në të njëjtën kohë, e kjo nuk mund të ndodhë nëse toka nuk është e rrumbullakët.
|
Këtu, All-llahu për qëllim kishte të eliminonte një realitet të gabuar. Arabët thonin se nata është para ditës. Tek arabët dita fillonte pasi të perëndojë dielli. Kështuqë, muaji Ramazan vërtetohej pasi të perendojë dielli në fund të muajit Shaban, Bajrami vërtetohej në perendimin e ditës së fundit të muajit Ramazan. Nëse arabët thonin se nata është para ditës kjo nënkuptonte se dita nuk është para natës.
Këtu kemi të bëjmë me dy të vërteta. Nata është para ditës, si dhe dita nuk është para natës. All-llahu këtë e la pa e kundërshtuar, sepse ishte një e vërtetë. Ai ju tha atyre se thënja juaj është e vërtetë, por, këtu shtoi edhe thënien: “edhe nata s’është para ditës”.
Pra, dita s’është para natës dhe as nata s’është para ditës. Kjo jep të kuptohet, se nata dhe dita ishin prezente në të njëjtën kohë, e kjo nuk mund të ndodhë nëse toka nuk është e rrumbullakët. Ky nuk është kuptimi i fundit i këtij ajeti. All-llahu xh.sh. dëshiroi ta përmirësojë këtë realitet, dhe e bëri të qartë se nata dhe dita ekzistojnë në të njëjtën kohë në rruzullin tokësor. Me këtë na sinjalizoi për realitetin e krijimit të tokës. Sikur All-llahu ta krijonte tokën në formë të rrafshtë në momentin kur ajo u krijua, dielli do të ishte prezent, dhe atëherë do të thonim se dita është para natës, sepse nata erdhi më pastaj. Por, All-llahu na thotë se as dita dhe as nata, nuk e parakuptojnë njëra tjetrën sepse janë të krijuara në një kohë. Kjo është argument se toka është krijuar në formën e rumbullakët. Forma e vetme është kjo e cila e vërteton se nata dhe dita janë krijuar (u gjendën) në të njejtën kohë.
Kjo e vërtetë u vërtetua atëherë kur mendja e njeriut u angazhua dhe filloi të hulumtojë thellë në kuptimet e ajeteve Kur’anore. Kështuqë, shohim se All-llahu xh.sh. na ka sinjalizuar, edhe me këtë shembull, që ne të kuptojmë se toka është në formë të rrumbullakët, edhe atë vetëm me pak fjalë. |