Mrekullitë e Kur'anit/Përshkrimi i vetë qenies njerëzore
PËRSHKRIMI I VETË QENIES NJERËZORE Mrekullia nuk paraqitet vetëm në një shkronjë të vetme, por ajo paraqet mënyrën e përshkrimit të Kur’anit edhe për pasionet e vazhdueshme njerëzore. Ajo paralajmëron për një shkencë të përsosur e cila është përplot enigma.
Në të ka pasione të njohura, dhe të panjohura. Psh. dëshira e All-llahut ishte që politeistat të pengohen të futen në Qabe, vendim i cili u mirëprit nga muslimanët. Shtrohet pyetja, çfarë e shtyri muslimanin që të rrënqethet në momentin kur e dëgjoi këtë vendim, ose cili ishte motivi i rrënqethjes. Mos vallë motivacioni i përfitimeve ekonomike! Politeistat vinin nga të gjitha anët në Mekë, sepse ajo sillte përfitime. Në kohën kur politeistat u ndaluan të futen në Qabe, muslimanët ishin pakicë në krahasim me botën. Ndalimi i futjes në Qabe dhe prezentimi i tyre në Mekë do të kishte humbje materiale. Instinkti ekonomik në mbrendinë e njeriut po dridhej, i rënqethej trupi, por, mos të harojmë se All-llahu është Ai i cili krijoi qenien njerëzore, Ai e di këtë. Në momentin kur zbriti ky ajet, le të mos i cungojmë në këtë përshkrim edhe thënjet vepro ose mos vepro ose llojet e urdhëresave ose rrugën e programit për jetën, por madhështia e gjithë kësaj është në mëshirën e All-llahut. Ajeti përshkruan pasionet dhe instinktet njerzore të cilat ngacmojnë dhe ndikojnë në sferën e ekonomisë, dhe kur i Lartë¬suari thotë :
|