NDRYSHIMI I DURIMIT (SABRIT)
Se sa është e theksuar retorika në Kur’an, shihet në një shembull tjetër. Është zgjedhur fjala e cila i përgjigjet plotësisht. Aty nuk ka kurfar shtese e as sinonimi. Thotë i Lartësuari me gjuhën e Llukmanit në Kur’an, kur po e këshillonte djalin e vet:
“Dhe përballo me durim çdo fatkeqësi që del para teje. Me të vërtetë, ky (durimi) është virtyt i lartë”(Inne dhalike min azmil umur)12
Pastaj shohim ajetin tjetër ku thotë:
“Dhe kush e shprehu durimin dhe fali (fajtorin), ky gjest i tij është virtyt i lartë “13(Inne dhalike lemin azmil umur)
Njeriu mendon se kemi një lam (shkronjë e gjuhës arabe) të shtuar, ai mendon se lami këtu është përforëcues, është fjalë sinonime. Kështu, me këtë mendim, ai nuk është përqëndruar shu¬më, por muslimani duhet të jetë preciz gjatë leximit për ta kuptuar Kur’anin. Thamë më lartë se çdo shkronjë në Kur’an është thënë me një urtësi të lartë. Në Kur’an nuk ka sinonime, sepse çdo thënie në Kur’an ka kuptimin e vet, edhe pse ato i përngjajnë njëra tjetrës nganjëherë. Sikur të thellohemi më mirë, do të shohim si më poshtë:
Në ajetin e parë i Lartësuari thotë: “Dhe përballo me durim çdo fatkeqësi që del para teje”. Ajo që mund ta godasë njeriun, ndodhë të dënohet ose të mos dënohet. Nëse sëmurem kjo nuk konsiderohet dënim, nëse më ndodhë ndonjë aksident duke qenë në rrugë e sipër, edhe kjo nuk konsiderohet dënim. E sikur gjatë ecjes sime nëpër rrugë, di-kush më godet qëllimisht, atëherë konsiderojmë se këtu ka dënim.
Durimi (Sabri) pra na qenka dy llojesh:
Durimi shpirtëror, në të cilën nuk ka dënim, llogaritet i lehtë sepse nuk ka kush të hid-hërohet tjertër. Nuk kam asgjë në dorë për tu hakmarë ndaj goditjes që pësova. Ajo që më ndodhi ishte kada (caktim) i All-llahut, para meje nuk ka gjë tjetër veçse të duroj. Ky lloj durimi nuk do shumë forcë për ta përballuar njeriu, sepse nuk ka kurfarë dënimi që të mund të hakmerret për atë që i ndodhi.
Durimi i dytë ka nevojë për një lëkurë pak sa më të trashë. Ka nevojë për një dëshirë më të fuqishme. Ky lloj durimi konsiderohet të ketë dënim dhe mund të hakmerrem. Në këtë rast është në dorën time të jam hakmarrës ose falës.
Kur All-llahu flet për një nga llojet e durimit, Ai ia jep atë që e meriton vetë ai lloj i qenies njerëzore. Kur Ai flet për durimin, në të cilën nuk ka dënim, thotë :
“Dhe përballo me durim çdo fatkeqësi që del para teje, Me të vërtetë, (durimi) është një vepër prej veprave më të zgjedhura.
Kur Ai flet për durimin në të cilën ka dënim, mund të hakmerrem dhe bëhem nervoz. Nëse nuk hakmerem, i Lartësuari thotë:
“Ky gjesti i tij është virtyt i lartë”
Shkronja lam është përforcues i llojit të durimit. Për atë që ka nevojë për një lëkurë të trashë ose vendosmëri më të madhe në vete. Në rastin e parë kur nuk kishte nevojë të hakmerret nga ajo që u godit, është durimi nga veprat e zgjedhura. Kurse në rastin e dytë kur ai ka mundësi të hakmerret dhe ta dënojë, i preferon atij të jetë durimtar, sepse ky lloj durimi është gjest i tij, dhe është virtyt i lartë.
Këtu nënkuptohet falja, ai që falë, sepse këtu është bërë një vepër që edhe mund të hakmerret. Aty kishte mundësi dënimi, por ja që njeriu ia fali. Kështu që Lami ishte i domosdoshëm për ta përforëcuar kuptimin, dhe në të njejtën kohë të bëjë dallimin në mes durimit të ajetit të parë dhe durimit të ajetit të dytë. Kështuqë bindemi se një shkronjë në Kur’an bën mrekullinë.
|