Mrekullitë e Kur'anit/Mbi shqisat e ndëgjimit dhe të pamurit

MBI SHQISAT E NDËGJIMIT DHE TË PAMURIT

Kjo ishte sa i përket mendjes. Kurse ajo që konsiderohet mbi mundësinë e dëgjimit është ajo që dëshmohet çdo ditë. Nëse në një dhomë je i vetmuar dhe mbretëron qetësi absolute, mund të shtrosh pyetjen se a ka ndonjë zë në këtë dhomë? Do të më thuash unë nuk dëgjoj asgjë. Përderisa thua nuk dëgjoj as-gjë, nënkuptohet se në dhomë nuk ka zë. Nëse e hap radion do të dëgjosh zëra nga qindra kanale nga mbarë bota. Nga erdhën të gjitha këto zëra? Këto zëra notojnë nëpër ajrin e dhomës, por, thjesht nuk je në gjendje t’i dëgjosh me veshët e tu. Ato janë mbi mundësinë e veshit. Nëse sjellim një aparat, do t’i mundësojë veshit t’i dëgjojë këto zëra. Pra, është e mundur që ato të dëgjohen dhe dallohen. Këto zëra ekzistonin, por nuk ishe në gjendje t’i dëgjosh pa aparat. Mbase edhe mund të zbulohen gjëra të tjera më të sofistikuara që ekzistojnë në dijen e All-llahut. Ato ende nuk kanë arritur në mendjen e njeriut, që t’i mundësojnë të dëgjojë ate që nuk e dëgjon sot, dhe që nuk di asgjë për to. Bile, këtë dua t’a ilustroj edhe me një shembull. Nëse marr një radioaparat të vogël dhe vendosi kufjet e vogla në veshë, kurse pranë meje është një person tjetër të cilin e pyes nëse dëgjon diçka? Do të përgjigjet, jo, nuk dëgjoj, edhe pse është afër meje dhe unë me anë të kufjeve në vesh e dëg-joj botën, kurse ai nuk është në gjendje të dëgjojë asgjë. Çfarë kuptojmë nga kjo? Kjo na jep të kuptojmë se aparatura që përdoret, absorvon zërat të cilat notojnë në dhomë dhe i mbledh në një vend, por, megjithatë kjo është mbi mundësinë e dëgjimit. A do të thotë kjo se zërat të cilat i dëgjoj në radio, janë inekzistuese për arsye se ti vetë nuk i dëgjon. Jo kurrsesi, kjo jep të kuptohet se zërat të cilat i dëgjoj unë janë mbi mundësinë e veshit tënd por ato ekzisto-jnë.
Kështu arritëm të kuptojmë se kemi gjëra të cilat janë mbi mundësitë e mendjes dhe ekzistojnë si dhe ato që janë mbi mundësinë e të dëgjuarit.