Mrekullitë e Kur'anit/Magjistarët u përulën – Pse?

MAGJISTARËT U PËRULËN – PSE?

Ata ishin të parët që besuan, pak kohë më parë ata ishin kundërshtarët më të mëdhenj të mrekullisë, ata ishin që sfiduan mrekullinë e All-llahut. Kur vërejtën se në ç’mënyrë u mposhtën, ranë në sexhde.

Të kthehemi përsëri tek mrekullia. Çdo pejgamber erdhi tek populli i tij me mrekullinë që nuk ishte e panjohur për ata. Populli i Musait ishte i njohur si popull i cili përdorte magjitë. Musai a.s. erdhi po me këtë mrekulli. Në momentin kur u kërkua mposhtja, mrekullia e Musait i mposhti të gjithë ata magjistarë. Magjistarët ishin të parët që i besuan atij, për arësye se ata ishin të vetmit që e njihnin magjinë dhe që e dalluan prej mrekullisë. Pa asnjë dyshim, ata të gjithë u përulën (i bënë sexhde All-llahut) para mrekullisë së Musait. Ata e panë të nevojshme që të pendohen menjëherë pas përfundimit të këtij garimi dhe mposhtjes së tyre nga frika e All-llahut.
“Dhe magjistarët ranë në sexhde. Dhe ata thanë: besuam në Zotin e botëve, Zotin e Musait dhe Harunit”.2
Ata ishin të parët që besuan, pak kohë më parë ata ishin kundërshtarët më të mëdhenj të mrekullisë, ata ishin që sfiduan mrekullinë e All-llahut. Kur vërejtën se në ç’mënyrë u mposhtën, ranë në sexhde. Shtrohet pyetja, a thua, e vetmja arsye ishte sepse ata kishin një pjesë të njohjes të magjisë në tokë?
“Vërtetë All-llahut i frikësohen nga robërit e tij dijetarët”! Kur e panë mrekullinë, ata u magjepsën dhe u ndjenë krenarë se janë pranë kësaj ndodhie, e cila ishte vetëm vepër e All-llahut të Lartësuar. Në moment ata i harruan të gjitha premtimet e Faraonit, harruan arin dhe argjendin dhe iu drejtuan botës tjetër e cila i priste ata. Harruan se faraoni do t’i dënojë rëndë. Ai ishte një mizor i pa shembullt në botë. Pranuan çdo gjë pasi u vërtetua se ishte mrekulli e All-llahut dhe ranë në sexhde. Këta ishin magjistarët më të mirë që kishte Faraoni i cili ishte zotuar se me ata ai do ta mundte Zotin e Musait dhe Harunit. Por, ndodhi e pa pritura për Faraonin, sepse këta të parët ranë në sexhde.
Kjo është madhështia e mrekullisë. Ata kishin premtimet më të mirat nga Faraoni. Atyre u mjaftonte që ta kundërshtonin në një apo mënyrë tjetër Musanë dhe çdo gjë do të ishte si më parë me Faraonin, sepse këta ishin këshilltarët e tij më të besueshëm dhe faraoni do ta përdorte forcën për momentin dhe do t’i “asgjësonin” rebeluesit. Por, ndodhi ajo që më së paku e priste Faraoni. Fytyrat e tyre ndryshuan dhe ashtu të hutuar para mrekullisë ranë në sexhde. I braktisën të gjitha të “mirat” e Faraonit si dhe haruan dënimet e tij kur panë shenjat e All-llahut.

Ndodh që mrekullia t’i prishë traditat edhe atëherë kur nuk është kushtëzuar nga dikush. Me këtë rast, Allahu xh.sh. nuk kërkon nga ata që të bëjnë një gjë të tillë, por, kjo ndodh për arsye se All-llahu dëshiron t’i tregojë njerëzimit për forcën dhe madhështinë e Tij, ashtu që ata të mos i binden çdo sendi.

I njejtë është rasti edhe me Isanë i cili erdhi tek populli i vet me mrekullinë e njohur për atë popull. Mjekësia, ishte dhuntia dhe fusha në të cilën shquhej ai popull. Ndërsa ky me mrekullinë vet shëronte të verbërit, të lebrosurit e më vonë edhe i ngjallte të vdekurit me emrin e All-llahut xh.sh.. Pra, Isai sfidoi popullin e vet në atë fushë në të cilën ata ishin më të fuqishëm. I tejkaloi ata me ngjalljen e të vdekurve në emër të All-llahut. Mposhtja ishte nga i njejti lloj, nga e njejta dhunti. Ata kishin njohuri të mirëfillta në këto lëmi.
Po ashtu ishte edhe me Muhamedin s.a.v.s. Në kohën e tij arabët ishin të njohur si letrarët më të mirë. Retorika e letërsisë së tyre ishte në kulm dhe mrekullia e tij ishte e po atij lloji. Mrekullia e Kur’anit i mposhti ata. I thanë magjistar, injorant, i çmendur etj. Për këtë mrekulli do të flasim më tepër duke e shpjeguar gjërësisht në kapitujt e ardhshëm. Mrekullia e Kur’anit nuk është vetëm në aspektin gjuhësor. Por, kjo mrekulli është sfiduese e mbarë njerëzimit dhe xhindëve deri në shkatërrimin e botës. Kur’ani është rrezatues i zbulimeve të reja ndër gjeneratat. Ai përtërihet dhe sjell risi gjithmonë.
Nuk do të thotë se mrekullia duhet të shikohet si diçka alogjike dhe kundër proceseve natyrore, e cila sfidon të tjerët dhe kushtëzon me mosmposhtjen e tij nga kushdo qoftë ai. Ndodh që mrekullia t’i prishë traditat edhe atëherë kur nuk është kushtëzuar nga dikush. Me këtë rast, All-llahu xh.sh. nuk kërkon nga ata që të bëjnë një gjë të tillë, por, kjo ndodh për arsye se All-llahu dëshiron t’i tregojë njerëzimit për forcën dhë madhështinë e Tij, ashtu që ata të mos i binden çdo sendi. Ai duhet të besojë dhe të kthehet drejt rrugës së All-llahut të Lartësuar, i cili i pengon dhe i prishë të gjitha shkaqet. All-llahu ka mundësi për çdo gjë, është i Gjithfuqishëm, fuqia e Tij nuk ka për ne rregulla dhe as kufij.