KUSH JANË GËNJESHTARË

Të shohim se edhe çka tjetër thonë orientalistët për Kur’anin. Ata kanë vërejtur se në Kur’an ekzistojnë kundërthënie. Sa herë që ata i vërejnë këto kundërthënie neve na zbulohet një mrekulli e vërtetë. Tani fjalën e kanë në ajetin e All-llahut të kaptinës el Munafikun ku i Lartësuari thotë: “Kur vijnë hipokritët te ti, thonë: Ne dëshmojmë, se vërtetë ti, je Pejgamber i All-llahut. Dhe All-llahu e di se ti, me të vërtetë, je pejgamber i Tij, po ashtu All-llahu dëshmon se hipokritët pa dyshim janë gënjesh-tarë“36.
Orientalistët thonë: Hipokritët dëshmonin se Muhammedi është i dërguari i All-llahut. All-llahu e di se Muhammedi është i dërguari i Tij, dhe thotë se hipokritët gënjejnë. Nuk është e qartë se si gënjenin hipokritët kur ata dësh-monin atë që edhe vet All-llahu dëshmonte. Si ndodh që dy dëshmi të jenë të drejta. Të dëshmohet se Muhammedi është i dërguar i All-llahut dhe në të njejtën kohë ata të jenë gënjeshtarë, kur dëshmia parapëlqehet me diturinë e All-llahut. Dihet se gënjeshtra nuk ka bazë me realitetin. A nënkupton kjo se hipokritët nuk e thonë realitetin, këtu kemi të bëjmë me kundërthënie. Kështu supozojnë orientalistët.
Të shohim të komentojmë ajetin. Ata, pra hipokritët, thonë:
“Ne dëshmojmë, se vërtetë ti je Pejgamber i All-llahut. Dhe All-llahu e di se ti, me të vërtetë, je pejgamber i Tij “
Atëherë pse ata quhen gënjeshtarë, a mos gënjeshtra është në fjalën: Vërtetë, ti je i dërguar i All-llahut? Jo, asesi, Muhammedi vërtetë ishte i tillë. Gënjeshtra nuk ka të bëjë me thënien vërtetë, ti je i dërguar i All-llahut, por ka të bëjë me fjalën ne dëshmojmë, ata thonin ne dëshmojmë se Muhammedi është i dërguar i All-llahut. Gënjeshtra është e qartë, dhe ajo bie tek fjala dëshmojmë. Dëshmia për ne është e vlefshme, kur atë që ke në zemër e shpreh me gojë. All-llahu e dinte mirë se ç’kishte në zemrat e tyre, atë të cilën e thonin me gojë, nuk e shprehnin edhe me zemër. Thënja e tyre se: ne dësh-mojmë, ishte gënjeshtër. Gënjenin sepse ata në realitet nuk dëshmonin, sepse nuk e besonin që Muhammedi ishte i dërguar i All-llahut. Ata kishin ardhur me hipokrizi, gënjeshtra qëndron pikërisht aty se ata thonin po dëshmojmë, jo se e pranonin të vërtetën, por sepse shtireshin si të tillë, e në fakt ishin hi-pokritë. Që Muhammedi s.a.v.s. është i dërguar nuk ka dyshim, por gënjesh-tra është në fjalën dëshmojmë, prandaj All-llahu ju thotë: “Dhe All-llahu e di, se ti me të vërtetë je i dërguari i Tij“
Këtu ka një dallim në mes dëshmitarit dhe atij për të cilin dëshmohet. Ka dallim në mes dëshmisë së gënjyer dhe dëshmisë së vërtetë reale. Për atë që dëshmohet, nuk ka dyshim, ajo është e vërtetë, por dëshmia e hipokritëve ishte e rreme. Kështu që shihet shumë qartë se sa preciz është Kur’ani.