Mrekullitë e Kur'anit/Kur’ani shpalues i sekreteve

KUR’ANI SHPALUES I SEKRETEVE


Kur’ani sfidoi shumëçka. Ai foli për shumë gjëra dhe zbuloi enigmën e vendit dhe kohës, sfida tij rreth kësaj shpalosje së perdes së vendit dhe kohës. Është shpalosja e këtyre tre sekreteve:
Perdja e vendit (regjionit), ka të bëjë me një ndodhi e cila ka ndodhur për një moment dhe në një vend për të cilën unë nuk di asgjë. Ajo ngjarje ka ndodhur kur unë isha në një vend tjetër. Kemi misterin e kohës së shkuar, faktori kohë ka bërë që unë të mos di për ngjarjen sepse nuk kam qenë dëshmitarë i asaj kohe.
Misteri i së ardhmes, ka të bëjë me ate se çfarë do të ndodhë. Kjo është një perde për mua ngase unë nuk do të jem dëshmitarë i asaj kohe të ardhme.
Pra, pengesat për ta njohur një sekret qenkan tre. Ajo e vendit, ajo e kohës së kaluar dhe ajo e kohës së ardhme. Këtu kemi edhe një perde tjetër e cila i përket vet qenies njerëzore, Ajo çka fshehet në brendësinë e vet njeriut.
Kur ne lexojmë Kur’anin shohim se ai shpalos të dhëna të kohës së kaluar. Ai na informon se ç’ka ndodhur me popujt e mëhershëm. Na transmetohen të dhëna nga pejgamberët e mëhershëm si dhe na tregon gjëra të cilat nuk i kemi ditur më parë e as që ishin folur ose shkruar nga ndokush. E gjithë kjo del nga një analfabet që nuk dinte shkrim e lexim. Ai na tregon edhe sekretet e kohës së kaluar bile i sfidon ata të cilët e përgënjeshtrojnë ate. All-llahu shpalosi për ne perden e kohës së kaluar, na mjafton të lexojmë thënjet e shumë ajeteve ku thotë dhe nuk ishe, dhe s’ke qenë …të na mësojë se All-llahu e ka informouar të dërguarin e Tij rreth sekreteve të së kaluarës.
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe ti nuk ke qenë në anën e perëndimorëve të malit Tur, kur e ngarkuam Musaun me detyrën e të dërguarit…”59
“…Dhe ti s’ke qenë me ata kur ata i gjuanin shigjetat e tyre (për short) se cili prej tyre do të jetë kujdestari i Merje¬mës…”60
Dmth. Ti o Muhammed nuk ishe aty por All-llahu është ai që po të informon dhe të shpalos perden e kohës së kaluar.
All-llahu xh.sh. në suren 28 el Kasas ajeti 44-46 thotë:
“ Dhe ti nuk ke qenë në anën e perëndimorëve të malit Tur, kur e ngarkuam Musaun me detyrën e të dërguarit … “
“… dhe ti nuk banoje midis njerëzve të Medjenit, që tu recitoje ajetet Tona…”
“Dhe ti nuk ke qenë (me Musaun) pranë malit Tur, kur Ne e kemi thirur ate, por këto (tregimet tona) janë mëshirë e Zotit tënd…”
Kështu shohim se Kur’ani i shpalosi Muhammedit s.a.v.s.perden e kohës së kaluar në të shumtën e rasteve. Kjo ndodhi për të na informuar neve me lajme të vërteta nga ndodhitë e pejgamberëve të mëparshëm dhe për t’i përmirësuar ndryshimet dhe devijimet rreth ngjarjeve në librat e shenjta të futura nga priftërinjë a prijësit e tyre fetarë.
Vet përmirësimi i ndodhive të cilat ishin shtrembëruar nga librat e shenjta të mëhershme, konsiderohen mrekulli. Gjithë ato ndodhi kishin të bënin me një kohë shumë më të hershme nga zbritja e Kur’anit. Me këtë pra Muhammedi s.a.v.s. i sfidoi të gjithë prijësit e çifutëve dhe krishterëve. Ai apelon duke ju thënë atyre, kjo është nga All-llahu qoftë ajo në Tevrat ose Ingjil, këtë e keni ndryshuar në Tevratë dhe këtë e keni devijuar në Inxhilë. Ata nuk qenë në gjendje t’i përgjigjen kësaj sfide të tij. Kjo është një nga llojet dhe mënyrat e sfidave të Kur’anit nga periudha kohore e së kaluarës. Ai tregoi sekretet më precize të feve qiellore dhe i përmirësoi ato. Sqaroi se cila është devijuar e cila është fshehur dhe njëkohësisht kërkoi nga ata që nëse munden le ta përgënjeshtrojnë ate, nëse kanë fakte. Kështu ju tha All-llahu
“Ai ishte Isau i biri Merjemes, Thënje e vërtetë për të cilën ma-nipulojnë“61.
All-llahu shpalosi edhe perden e kohës për Muhammedin s.a.v.s. Ai i shpalosi atij një nga gjërat më delikate dhe shumë precize të vet qenies njerzore.
Para se të filloj të flas rreth kësaj teme ju vë në dijeni se Kur’ani është fjalë e All-llahut dhe leximi i tij është adhurim, ai është i pa zëvendësuar dhe i pa ndryshuar dhe askush nuk do t’ia dalë ta ndryshojë apo devijojë ate. Ky është argumenti i vetëm i gjallë që dëshmon vërtetësinë e Muhammedit s.a.v.s. Si-kur që edhe një thënje e vetme e cila është thënë në Kur’an të jetë e pasaktë, kjo do të nënkuptonte shkatrimin e fesë islame. Pasi u sqarua rreziku rreth Kur’anit themi se, po ky Kur’an thotë:
“…dhe në vetëvete thonë: përse All-llahu nuk na ndëshkon neve…” 62
Ç’kuptojmë nga kjo? Kjo nënkupton dëshirë për sfidë. Kur’ani nuk ju thotë atyre se e hapa perden e kohës së kaluar, Unë ju kisha parainformuar për ngjarjet e të parëve. Asesi nuk iu thotë se do ta hapë perden e vendit. Ju ka paralajmëruar për sa u ndodhi atyre në një nga fshatrat e ju nuk i kishit parë. Por ju thotë: Do ta hapi perden e vet qenies njerëzore dhe do t’ju paralajmëroj për ç’ka keni në qeniet tuaja dhe ç’keni në zemrat tuaja dhe çka përshpërisni në vete duke i përpëlitur buzët. Ju mjaftonte atyre që ta përgënjeshtrojnë Muhammedin duke i thënë se kjo që ju thoni nuk është e vërtetë, kjo nuk ka ndodhur me ne. Sikur mos të thonin nga mbrendia e tyre kjo do të ishte argumenti më i fortë i tyre për ta përgënjeshtruar Muhammedin s.a.v.s. dhe të thonin se kjo s’është e vërtetë. Me shpalimin e perdes së vendit Kur’ani depërtoi në brendinë e vet qenies njerzore. Në brendi të cila qenieve? Në brenditë e atyre që mohojnë Zotin, ateistëve të cilëve ju konvenon shkatrimi i Islamit i cili nuk zëvendësohet dhe as nuk ndryshohet. Ai iu drejtohet atyre duke thëtë:

Me shpalimin e perdes së vendit Kur-ani depërtoi në brendinë e vet qenies njerzore. Në brendi të cila qenieve? Në brenditë e atyre që mohojnë Zotin, ateistëve të cilëve ju konvenon shkatrimi i Islamit i cili nuk zëvendësohet dhe as nuk ndryshohet.

Sure 58 el Muxhadele, ajeti 8
“ A nuk i sheh ata, të cilët u ndaluan të bëjnë biseda të fshehta, se si, përsëri, kthehen kah ajo ndalesë, dhe bisedojnë rreth asaj që është mëkat, urrejtje dhe mosbindje ndaj Pejgamberit? Dhe kur vijnë tek ti, të përshëndesin me ato fjalë të cilat All-llahu nuk të përshëndet ty, dhe në vete thonë: Përse All-llahu nuk na ndëshkon ne¬ve për këtë që po flasim? Mjaft është për ta xhehennemi të cilët do të hidhen, dhe (ai, xhehennemi) sa vend i shëmtuar që është”.
Kjo është ajo që do të ndodhë me ateistat, a mund të paramen¬dohet ndonjë sfidë më e madhe se kjo rreth shpalosjes së perdes së vendit (regjionit). Kjo është një sfidë e cila i tejkalon të gjitha mundësitë e çdo zbulimi njerëzor, që është arritur nëpërmjet shkensës deri më ditët e sotme, në mposhtjen e perdes së vendit, gjegjësisht regjionit.