Mrekullitë e Kur'anit/Kur’ani dhe teoritë shkencore

KUR’ANI DHE TEORITË SHKENCORE

Kur’ani, nuk është libër shkencor e të ketë nevojë për ta vërtetuar shkenca. Ai është libër adhurimi, me program dhe sistem jete.

Para se të flasim për të vërtetat e gjithësisë, ne duhet t’u përgjigjemi dy pyetjeve shumë të rëndësishme.
1. Mundësinë e lidhjes mes Kur’anit dhe te¬o¬rive shkencore. Disa nga dijetarët gabojnë kur mund¬ohen t’a shpjegojnë Kur’anin me zhvill¬i¬m¬et shkencore. Fjalën e All-llahut xh.sh. e mbr¬o¬¬nin me teoritë shkencore që zbuloheshin. Mund të ndodhë që këto zbulime të jenë të gabuara dhe do të dalë se Zoti qenka gabim. Kur’ani, nuk është libër shkencor e të ketë nevojë për ta vërtetuar shkenca. Ai është libër adhurimi, me program dhe sistem jete. Ajo se ç’ka ka Kur’ani, e di vetë All-llahu, duke qenë se Ai e di se do të vijë një kohë kur Kur’ani do të kuptohet shumë më lehtë, pasi të kenë ardhur gjenerata tjera të cilat do të thonë se perëndoi koha e besimit. Tani jemi në kohën e shkencës. Këta do ta vërtetojnë mrekullinë e Kur’anit dhe do të flasin për të vërtetat e gjithësisë ashtu siç theksoi Kur’ani shumë shekuj më parë. Zbulimet e vërtetuara i japin kurajo njerëzimit, të thonë se njeriu e vërtetoi atë që thoshte Kur’ani. Kur’ani pra është dhurues i përhershëm, risitë e tija s’kanë të mbaruar. All-llahu në Kur’an thotë: “ Ne do t’u bëjmë të mundur që të shohin Shenjat Tona në të gjitha horizontet si dhe në vehten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se Ai (Kur’ani) është i vërtetë “. 45
Duhet të kemi kujdes në shkronjën (S in) në fjalën (Senurihim – do t’u bëjmë të mundur ). Ky sin jep kuptimin e një të ardhme. Sa herë të lexohet Kur’ani, e ardhmja është e pa definuar nga gjenerata në gjeneratë, deri në Ditën e Kijametit. Kjo të jep vizion të qartë, se shenjat e All-llahut, nuk kanë të mbaruar, ato do të zbulohen ndër gjenerata. Por kjo nuk do të thotë që ne ta marrim barrën të cilën nuk jemi në gjendje ta bartim. Ne duhet ta trajtojmë Kur’anin, si libër i cili na këshillon për njohuritë e botës. Kur’ani nuk na mëson sekretet se si të arrijmë deri te shkencat e përsosura teknike, ose astronomia, shkenca elekronike etj. Në Kur’an, pas sures së parë, pra Hapjes së Kur’anit, me rradhë vjen suretul Bekare e cila fillon me fjalët: Elif, Lam, Mim, Ky është një libër në të cilin nuk ka kurrëfarë dyshimi, është udhëzues për të devotshmit …”
Pra, Kur’ani është libër udhëzimi. All-llahu na dhuroi ajete të shumta të cilat do të na shërbejnë për përgjigje ndaj sulmuesve të Kur’anit, deri në Ditën e Kijametit. Ajete të shumta që gjenden në Kur’an, janë zbuluar ose janë të njohura për ne. Ajetet të cilat nuk janë të zbuluara, dhe janë ende të pa qarta për ne, na shërbejnë për t’u thënë sulmuesve të Kur’anit, të cilët thonë se perëndoi koha e besimit, se tani jemi në kohën e shkencës. E këta sulmues do të krijojnë diçka që nesër do t’u thonë njerëzimit se ky është Zot. Ky është produkt i diturisë sonë dhe krijimtari e jona. Mos i adhuroni krijesat e ta largoni Krijuesin. Kjo na detyron që shkencën ta përdorim për ta vërtetuar Kur’anin, sepse Kur’ani është argument i padiskutueshëm për vërtetësinë ose jo vërtetësinë e shkencës. Një shkencë e cila është në kundërshtim me Kur’anin e Madhëruar është gënjeshtër dhe e pa pranuar.
Kur’ani është Fjala e All-llahut, përmes tij adhurohet deri në Ditën e Kijametit. Nuk ndryshon dhe nuk zëvendësohet. Është e rrezikshme lidhja e Kur’anit me teoritë shkencore, shpeshherë teoritë shkencore janë jo të sakta dhe të pavërteta. Ne jemi larg shpjegimeve të tyre, pasiqë ato mund edhe të vërtetohen se ishin teori të pa sakta. Prandaj këto nuk ndryshojnë ose nuk zëvendësojnë asgjë nga fjala e All-llahut xh.sh. Për këtë arsye sygjeroj të gjithë dijetarëve, të mos shpejtojnë në vërtetësinë e çfarëdo zbulimi shkencorë, dhe të krahasojë këtë zbulim shkencor me Kur’anin, përderisa të mos janë të bindur dhe të kenë bindje të plotë për vërtetësinë e tij. Do të jemi shkaktarë për një gabim të pafalshëm ndaj njollosjes së Kur’anit, kur të vërteohet pasaktësia e atij zbulimi.